Dita e Çlirimit/ Homazhe për dëshmorët, nga të majtët

Drejtuesit më të lartë të Shtetit nderuan mëngjesin e së mërkurës 28 mijë dëshmorët e Atdheut, në 73-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Ashtu siç ndodh prej vitesh, të majtët dhe të djathtët vijojnë të jenë të ndarë mbi Ditën e Çlirimit.

Por Presidenti Ilir Meta ishte në krah të kreut të Kuvendit dhe Kryeministrit në memorialin “Nënë Shqipëri”, pranë varrezave të dëshmorëve në kryeqytet.

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nderoi ata që dhanë jetën në Luftën Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare.

“Ne sot nderojmë sakrificën e 28 mijë dëshmorëve, të cilët aspironin për një Shqipëri moderne, për një Shqipëri të begatë dhe pse jo të gjitha dëshirat e tyre janë të realizuara, motivimi ynë mbetet që këto ëndrra dhe dëshira të tyre t’i çojnë më tej, brezat e rinj”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Edhe këtë vit nuk munguan nostalgjikët e komunizmit, të cilët me fotografitë e Enver Hoxhës në duar, parakaluan pranë memorialit “Nënë Shqipëri”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME