Është promovuar në Muzeun Historik Kombëtar libri “Zoja e Shkodrës, Drita e Shqypniës”. Botimi përmbledh aktet e Konferencës shkencore ndërkombëtare” që u mbajt në 22 prill 2017 në Shkodër me rastin e 550-vjetorit të zhvendosjes së figurës së “Zojës së Këshillit të Mirë”, nga kisha buzë kalasë së Shkodrës, në Gjenacano, Itali. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Nunci Apostolik Imzot Charles John Broën, Dom Nikë Ukgjini nga Ipeshkvia e Shkodrës, studiues që kanë marrë pjesë në konferencën e 550-vjetorit dhe studiues që kanë nxjerrë në dritë 550 vite pas ikjes, imazhin e plotë të ikonës legjenda për të cilën kalon brigjet. Botimi dhe konferenca shkencore e muajit prill është bërë me mbështetjen e Konferencës Ishpekvnore të Shqipërisë, ipeshkvit Angelo Massafra dhe ish-famullitarit të katedrales së “Shën Shtjefnit”, Dom Artur Jaku.
Botimi përfshin 19 kumtesat dhe studimet e paraqitura në Shkodër ku u hodh dritë mbi dokumente e të dhëna mbi ikonën nga Edmond Malaj, Peter Rocco Ronzani, Dom Gjovalin Simoni, Andrea di Giuseppe, Mons. Luis Manuel Cuna Ramos, Luçia Nadin, Enrico Sartori, Italo Saro, Evalda Paci, Gentian Vokopola, Edlira Çaushi, etj si edhe fjalët përshëndetëse nga Imzot Angelo Massafra, Dom Artur Jaku dhe ministrja Mirela Kumbaro, në aktivitetet e mbajtura në kuadër të 550-vjetorit të largimit të Zojës nga Shkodra, sipas legjendës e ndihmuar nga dy engjëj, e sipas studimeve e dërguar pas pushtimit osman në Itali nga dy shkodranë.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, falenderoi të gjithë studiuesit për këtë botim të rëndësishëm për “Zojen e Shkodrës”. “M’u dha mundësia për ta parë më parë këtë përmbledhje dhe ndoqa me shumë interes një pjesë të madhe të gjithë kumtesave dhe ato janë të lidhura kaq mirë nga ana e historike, arkivore, nga ana profesionale duke bërë një punim të majtueshëm që besoj se do t’i shërbejë dhe brezave të ardhshëm. Është shëmbulli më i mirë i mundësisë sesi njerëzit me pasion në kulturë mund të fillojnë dhe të rikthejnë sërish në dritë figurat tona kombëtare”, përfundoi Dr.Koçi. Dom Nikë Ukgjini, është cili u marrë me botimin e këtij libri, tha se: “Është kënaqësi sot, që jam pjesë e kësaj tryeze të rrumbullakët për të promovuar librin me të dhëna të reja në kuadër të 550-vjetorit të shpërnguljes së kësaj figure”. Ai risolli në vëmendje edhe njëherë rëndësinë e mitit dhe legjendës së Zojës së Shkodrës, rëndësinë e saj për poullsinë e zonës dhe se si figura e shenjtores ka ndikuar edhe në Itali, kui ajo ndodhet prej pushtimit osman të vendit tonë e më konkretisht qytetit të Shkodrës.
Dom Nikë Ukgjini, duke kujtoi se jemi në prag të 550-vjetorit të Skënderbeut. “Kemi mbarimin dhe fillimin e jubileu të ri, ngjarje të cilat lidhen ngushtë njëra me tjetrën sepse dhe në temën time ‘Shenjtorja ‘Zoja e Shkodrës’ në përballje me rrebeshet historike (shek. XV-XX)’, jam munduar të shpjegoj se pse u largua figura e Zojës së Shkodrës, a u largua pas vdekjes së Skënderbeut apo në ndonjë rrethanë tjetër”.
Prof. Nikolla Civici foli më shumë për këtë ikonë me të dhënat e studimit të tij në këtë botim me temë: “Identifikimi i pigmenteve inorganikë përmes metodës së fluoreshencës së rrezatimit X”. Civici bashkë me Edlira Çaushin kanë qenë pjesë e grupit të specilaistëve shqiptarë që e kanë studiuar për disa kohë ikonën, duke mundur të nxjerrin në dritë pas 550-vitesh edhe imazhin e plotë të saj, i cili rezulutoi të jetë më i madh se ç’njihej.
Në fjalën e saj, studiuesja e artit pamor Eleni Laperi, e vuri theksin te ndikimi që ka pasur figura e Zojës së Shkodrës edhe në artin pamor të traditës, si te Kolë Idromeno, pikturat e tij, deri tek detaje mbi Zojën e Shkodrës, nag autorë të ndryshëm që kanë hedhur në telajo.
550 vite më vonë nuk dihet ende viti i realizimit të kësaj vepre dhe as autori i saj. Studiuesit prej vitesh ajnë rrekur të pëercaktojnë shkollën që i përkiste artisti që e ka realizuar, apo ndikimet e zonës së Shkodrës në imazhin e Zojës dhe në atë të Krishtit fëmijë.
Prof. Dr. Nevila Nika u ndal më gjatë te vlerat hsitorike që kanë imazhe të tilla dhe ne ndikimi i klerit në kulturën e qytetit.
Ç’ËSHTË ZOJA E SHKODRËS
Zoja e Shkodrës apo Zoja e Kshillit të Mirë paraqet një imazh të njohur të Shën Marisë me Krishtin fëmijë. Kompozimi paraqet një figurë të saj nga mesi e lart, ku Maria mban fëmijën me krahun e saj të majtë në një atmosferë të ngrohtë afrimiteti. Portretet janë trajtuar me delikatesë dhe profesionalizëm. Portreti i Virgjëreshës mban vështrimin poshtë dhe prek pak Krishtin me sytë blu, që njërën dorë e mbështet në gjoksin e Marisë ndërsa dora tjetër përfundon butësisht në qafën e saj. Të dyja figurat paraqiten në një hapësirë të thjeshtë, me një sfond të errët, ku dallojnë dy aureola të ndryshme mbi kokat e tyre si dhe një ylber shumëngjyrësh që përshkon sfondin. Piktura është ekzekutuar me ngjyra vaji mbi një shtrat përgatitor shumë të hollë, në një kanavacë të thurur dendur.
Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Shën Marisë në Shkodër. Historia e njohur e këtij imazhi fillon në 25 Prill 1467, kur vepra (një fragment afresku i prerë dhe i hequr) u zhvendos nga një mur i kishës së vjetër agostiniane Shën Maria në Shkodër dhe u vendos në Santuarin e Maddona del Buon Consiglio në Genazzano, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë pranë Romës. Sipas një legjende, në vitin 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodrën në rrethim e kërcënonin të çshenjtëronin kishën, piktura u shkëput për mrekulli nga muri dhe e mbajtur nga engjëjt u largua nga ndërtesa dhe mori fluturimin drejt perëndimit mbi detin Adriatik për në Itali. Në këtë largim e ndoqën dy shtegtarë shqiptarë, Gjergji dhe De Sclavisi. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”. Shkodranët e shprehin në këngë mjerimin që pushtoi qytetin pas shtegtimit të Figurës së Zojës dhe pushtimit osman: “Qysh at ditë që na u largove, Te tana të zezat na kan ra”.
Gjatë këtij viti, u restaurua me mbështetjen e Minsitrisë së Kulturës edhe një pikturë që riprodhon ikonën e shpëngulur nga Shkodra më 1467. As për këtë pikturë, nuk ka të dhëna për autorin apo periudhën kur u realizua. Mendohet se është një pikturë e shek. XIX. Nga të dhënat e deritanishme (jo të dokumentuara) rezulton se vepra i është dhuruar Katedrales së “Shën Shtjefnit” në Shkodër. Në periudhën kur u ndalua besimi fetar dhe institucionet fetare u mbyllën nga shteti (1967), Katedralja e “Shën Shtjefnit” u transformua në një pallat sporti. “Zoja e Shkodrës” u transferua bashkë me objekte të tjera liturgjike në muzeun e ateizmit që ndodhet gjithashtu në Shkodër. Në këtë muze, vepra qëndroi për shumë vite e më pas, në vitet ’90 u kthye përsëri në Katedralen e “Shën Shtjefnit”, për t´u ekspozuar në famullinë e saj. Vepra ndodhet në Famullinë e Katedrales së “Shën Shtjefnit”, Shkodër.