Skuadra shkodrane vijon me goditjet në merkato. Pasi ka mbyllur gjithçka me Xhevahir Sukaj, sonte ne darke ose neser paradite pritet të firmosë me një tjetër futbollist. Burime pranë klubit shkodran nuk bëjnë të ditur shumë detaje në lidhje me këtë futbollist por mjaftohen duke thënë vetëm se luan në qendër të mbrojtës. Në këtë mënyrë, Vllaznia e gjysmës së dytë të sezonit do të fillojë të marrë formë gradualisht.
Megjithatë, më shumë në lidhje me blerjen e dytë të kuqebluve pritet të mësojmë pak më vonë pasi të zyrtarizohet nga ana e klubit.
marre nga shkodrasport.com