Parku Kombëtar i Thethit, mikëpritësi i turistëve edhe në ditë me shi

Thethi në vitin 1976, u shpall “Park Kombëtar”.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.

Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit, ku spikasin shtëpitë karakteristike, që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papara ndonjë herë.

Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme.

Një vlerë për zonën dhe banorët e saj,janë dhe pasuritë e lumit të Shalës, që buron në Okol dhe të lumit të Kapresë, që shquhen për peshkun karakteristik: troftën pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt të Terthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera, që tashmë janë bërë pjesë e tavolinës mikëpritëse për turistat e huaj dhe vendas.

Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjate, 40 deri 60 m i thellë.
Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmëndjen e shumë alpinistëve, theth1spelologëve, gjeografeve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me permasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokesore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

Këto janë disa prej arsyeve që shumë visitor të huaj dhe vendas,vijnë në Theth në çdo stinë.

Edhe në këto ditë me shi dhe të ftohta,drejt lartësive të Thethit janë ngjitur mjaftë turist të ardhur nga Europa Lindore.

Ata pëlqejnë natyrën dhe gastronominë vendase.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME