Qyteti i Fushë Arrëzit u trondit sot teksa nje përplasje e qëllimshme mjetesh ndodhi në qëndër të këtij qyteti.
Sipas policise shtetasi Vladimir Topjana, me një mjet fuoristradë të cilin ai e drejtonte ka goditur mjetin tip golf shtetasin Artan Gega, i cili ka qënë në mjet sebashku me babain dhe xhaxhain e tij.
Fatmirësish nga ky konflikt i mbartur nuk ka pasur pasoja për jeten e përsonave që ndodheshin në mjetin tip golf. Burime nga policia bëjne me ditur se Topjana dhe Gega para një viti kishin konflikt të shkaktuar për motive të dobëta në fshatin Lumarh ku dhe jetonin.
Policia e ka motivuar ngjarjen si tentative për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa ka shpallur në kërkim Vladimir Topjanen, i cili sipas njoftimit është punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në bashkinë Fushë Arrëz.
starplus-tv.com