“Loro Boriçi” i Shkodrës braktiset nga Kosova, por jo vetëm nga ajo

Stadiumi “Loro Boriçi” ka qenë “streha” e kombëtares shqiptare në eliminatoret e fundit, të vlefshme për Botërorin e Rusisë. Në të janë zhvilluar disa ndeshje të skuadrës së drejtuar nga Bunjaki por nuk kjo gjë nuk do të vazhdojë më.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga nënkryetari i FFK-së Agim Ademi i cili në një intervistë për gazetën “Blic” është shprehur se stadiumi i Prishtinës do të jetë gati për dy muaj. Për këtë arsye, ndeshjet e kombëtares kosovare do të zhvillohen pikërisht aty.

“Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati për dy muaj apo 70 ditë. Punimet janë duke u zhvilluar dhe fatmirësisht koha është në favorin tonë.

Moti është i mirë dhe kjo po na ndihmon që të mos ndalen punimet. Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati për ndeshjet e Kombëtares në Europian dhe në kohën kur ne duhet t’i dërgojmë raportin UEFA-së”, ka thënë Ademi.

Por ndërkohë në stadiumin “Loro Boriçi” mesa duket nuk do të shohim edhe shumë ndeshje të kombëtares shqiptare. Kjo ngaqë edhe miqësorja e marsit me Norvegjinë është vendosur të luhet në Elbasan. Të mos harrojmë se brenda disa muajsh do të mbarojë edhe stadiumi i Tiranës dhe kësisoj vëmendja do të spostohet nga Shkodra për në kryeqytet.


© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME