Video: “Shqiperia, amerika e italianeve”

“Ne, italianët në Shqipëri”. Kështu titullohet një reportazh i zgjeruar i “Corriere della Sera” për të gjithë italianët që kanë zgjedhur tokën shqiptare për të jetuar, shkolluar apo dhe bërë biznes.

“A e dini se cila ishte fjala e parë e djalit tim? “Babi”, kjo do të thotë baba në gjuhën shqipe. Ndoshta kjo është një shenjë, por si mund të kthehem në Itali, nëse fëmija ka lindur dhe është rritur këtu? “.

Nis pikërisht kështu reportazhi i “Corriere della Sera” që me personazhe të ndryshme tregon historinë e italianëve që jetojnë në tokën shqiptare.

Luca Falanga është ulur në një kafe tek “Rruga e Durrësit”, një rrugë që vjen nga zemra e Tiranës. 32-vjeçari është një ekspert kompjuteri dhe në kryeqytetin shqiptar punon në një kompani italiane.

Luca është një nga shumë, shumë, italianët të cilët gjatë viteve kanë lënë Italinë për t’u zhvendos në anën tjetër të Adriatikut. Dikush për aventurë, dikush për dashurinë, dikush nga nevoja.

“Në vendin tonë jetojnë dhe punojnë 19,000 italianët,”.

Kryesisht italianët janë të vendosur në Tiranë, të tjerët janë të shpërndarë në Shkodër, Durrës, Vlorë.

“Kur kam ardhur këtu në vitin 2004 ka pasur shumë pak nga bashkatdhetarët,” kujton Pasquale Fiore, 63 vjeç. “Tani ka ditë kur më duket sikur jetoj në Itali dhe jo në Tiranë”, vazhdon më tej i moshuari.

Luca Falanga thotë se Tirana është e zhurmshme, por me një rrogë 600 mijë lekë jetohet mirë. Kujdesi shëndetësor mbetet një problem, sipas tij.

“Pa para nuk shkon askund. Për fat të mirë ka spitale private, por ata të kushtojë shumë”, thekson Luca.

Reportazhi i “Corriere della Sera” vazhdon me tej me shembuj të tjerë, italianë të rinj dhe të moshuar që kanë zgjedhur tokën e shqiponjave për të jetuar.

“Ne jemi një shtet i ri dhe ambicioz, pothuajse një Amerikë e vogël në pragun tuaj,” thotë ministri Erion Veliaj në zyrën e tij ku të bie në sy ngjyrat kuq e zi.

Ministri, shkruan “Corriere della Sera”, pranon me kënaqësi italianët e shumtë që janë në Shqipëri.

Gjithashtu me poshte mund te shikoni nje video nga emisioni italian “DALLA VOSTRA PARTE” i realizuar ne shqiperi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME