Kur kane kaluar 24 ore nga shperthimit nga i cili mbeten te plagosur 8 persona , 3 prej te cileve ne gjendje te rende , zona ku ndodhi ngjarja i ngjan nje vendi pas lufte. Xhama te thyer , njesi tregtare te demtuara dhe frike ne syte e kalimtareve , ky eshte efekti qe te percjell sot ky vend.
Nje dite me pare ky vend i ngjante nje fushebeteje, me njerez te gjakosur qe thirrnin per ndihme, deshmitareve nen efektin e panikut dhe forcave te shumta te policise te cilet ishin zene ne befasi nga ky atentat i cili ndodhi ne zemer te qytetit , ne pikun e qarkullimit ne nje nder zonat me te populluara .
Sot duket se askush nuk deshiron te deshmoje lidhur me tmerrin qe pa me sy ndersa pamjet e nje dite me pas e tregon me se miri se fati ndihmoi shume secilin prej tyre pasi qartazi shperthimi i djeshem mudn te kishte sjelle nje tragjedi.
StarPlusTv