Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës shihet nga ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si mënyra ekstreme për rrëzimin e Edi Ramës.
Topalli thekson se arsyet për të protestuar janë aq të forta sa në asnjë vend tjetër.
“Arsyet janë për të qenë çdo ditë në çdo fshat, qytetet, protestë sepse është një popull që po braktis vendin e vet.
Braktisja e vendit në mungesë të opozitës do të thotë që vendi është i pashpresë, jo vetëm nga qeverisja tmerrësisht e keqe por edhe nga mungesa e opozitës apo nga shitja e saj”, tha Topalli në një intervistë për Report Tv.
Në vijim ajo shtoi se Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që mbushi vendin me hashash dhe futi njerëz me rekorde kriminale në parlament, ndërsa Lulzim Basha do të mbahet mend si njeriu më i vjetër në pushtet, pas Sali Berishës, i cili nuk punoj asnjë sekondë për interesin publik.
Lidhur me seancën e 18 dhjetorit, ku u votua Arta Marku në postin e kryeprokurores, Topalli tha se është mjerim i madh, nuk është parlament, është teatër në të cilin kryeministri dhe kryetari i vetëshpallur i asaj që quan opozitë, ndërkohë që çojnë mesazhe, luajnë teatrin sikur po kundërshtojnë njëri tjetrin.
“Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite që t’i bllokohet foltorja deputetit nga garda, e pa imagjinueshme. Sa herë që duan të bëjnë teatër, të shkojnë në stadium të hedhin tym, por jo në parlamentin e Shqipërisë. Ishte pamje e shëmtuar”, tha ajo.
Duket se ka një përsëritje të skenarit të kaluar, pra kërkesën e opozitës për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie të re që Basha e quan anti mafia, si i sheh këto zhvillime?
Ajo që thoni në fakt shumë herë më kalon në mëndje sepse nga retorika që përdoret nga Lulzim Basha, më kujton çadrën, të njëjtën retorikë, ne do rrezojmë Edi Ramën dhe do krijojmë një qeveri teknike dhe kësaj radhe kërkon një qeveri anti mafia. Kjo është fasada, pyetja është se në çfarë situate është Shqipëria. Mendoj se është një ndër momentet më të rënda gjatë këtyre 30 viteve.
Është rasti unik kur vendi ynë nuk ka as qeverisje dhe as opozitë. Nuk ka qeverisje sepse këtu nuk qeveriset për qytetarët, sepse 30 % të tyre nuk kanë mundësi të plotësojnë as nevojat më minimale të furnizimit me ushqime që është një alarm.
39 % të tyre nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e dritave dhe më shumë se 40 % nuk arrijnë të ngrohin shtëpinë. i bie që të jetojnë në një varfëri ekstreme që faktohet nga raportet e bankës botërore dhe raportet e tjera, kjo për sa i takon ekonomisë. për sa i takon sigurisë jemi një vend i cili është i mbushur me hashash dhe një vend i cili mbështetet tek krimi dhe oligarkët ose më shumë sesa kaq mund të them që janë ato që vendosin edhe mbi vetë kryeministrin.
Rreshtova tre, katër arsye thelbësore por s’janë vetëm këto pse vendi është pa qeverisje, pse vendi është opozitë sepse në asnjë vend të botës nuk mund të kishte ndodhur pas skandalit me Saimir Tahirin që qeveria të qëndrojë në këmbë.
Çfarë mund të kishte bërë Opozita në këtë rast sepse po përsërisje edhe disa deklarata të Bashës? Fakti që ju po e përmendni, gjendja ekonomike e ka theksuar vetë Lulzim Basha.
Çfarë roli mund të ketë Opozita në këto pika që përmendët ju dhe në rrëzimin e qeverisë?
Nga momenti që vendi nuk ka Opozitë, do të thotë që qeveria kontrollon lidershipin e Opozitës, pra nga njëra anë gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë se Lulzim Basha është bërë ortak i oligarkëve.
Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat plenare të muajve të kaluar, ku kryeministri i kërkon Lulzim Bashës që të flasë për emrat e oligarkëve dhe ja përmend me emër dhe ky ul kokën dhe nuk guxon që të thotë një fjalë. Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve të tjera të lidershipit të saj, i bie që vendi jonë është në buzë të greminës sepse kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Pyetja juaj është e drejtë, si mund të ndodhi një skandal si i rastit të ministrit të brendshëm dhe qeveria mos të rrëzohet.
Kjo ndodh vetëm në rastet kur vendi nuk ka opozitë sepse ato janë bashkë. Kjo është një gjë që e kam përsëritur prej muajsh që në fakt nuk ka filluar me 18 maj ,por që është formalizuar me 18 maj.
Pra ju mendoni që ajo marrëveshje ende nuk ka përfunduar, kemi edhe një rivendosje të Parlamentit?
Në fakt unë mendoj se nëse marrëveshja e 18 majit ishte 14 milion eurot të pallatit të Lulzimit apo për kullat apo ku di unë, mendoj se protesta e ardhshme është thirrur si një presion për të ri negociuar 18 majin.
Meqë dolët te protesta, çfarë pritshmërisë keni ju nga ajo protestë, është paralajmëruar në fakt një valë protestash që do të nisë në 27 janar, çfarë pritshmërisë keni ju nga ato protesta ?
Çfarë pritshmërie mund të ketë nga një protestë që kërkon të ri negociojë 18 majin që sipas medieve ishte për milionat e pallatit dhe të kullave që do të ndërtohen në Tiranë, ndaj dhe thashë që vendi është në buzë të greminës.
Përgjigjes tënde i është përgjigjur dje Lulzim Basha në një tv, ku thoshte që nëse nuk doni që të paguani taksën e Lulit, të vjehrrit dhe të kunatit, dua të rrëzoni Edi Ramën. i bie që ai nuk kërkonte paratë e Edi Ramës por u thotë qytetarëve o paguani paratë, ose më jepni pushtetin se alternativë tjetër nuk ka. Pra vendi është pa opozitë dhe ato janë bashkë, nëse shqiptarët nuk do të ngrihen në protestë për të rrëzuar Lulin, Edin edhe Monën dhe të gjithë këto që kanë pushtetin bashkë me oligarkët që synojnë këto qeveritarë, ky vend edhe për 20 vjet të tjera do sundohet nga Lali Eri, Mona dhe Edvini.
Fëmijët që lindin sot, do bëhen 20 vjeç dhe do kenë këto mbi krye dhe ato që janë 20 vjeç do bëhen dhe 50 vjeç dhe do kenë po këto mbi krye.
Nuk prisni që të jetë një protestë e madhe, siç është paralajmëruar, njerëzit të dalin për kushtet e tyre ekonomike dhe çështjet e tjera?
Arsyet për të protestuar janë aq të forta sa në asnjë vend tjetër. Arsyet janë për të qenë çdo ditë në çdo fshat, qytetet, protestë sepse është një popull që po braktis vendin e vet.
Braktisja e vendit në mungesë të opozitës do të thotë që vendi është i pashpresë, jo vetëm nga qeverisja tmerrësisht e keqe por edhe nga mungesa e opozitës apo nga shitja e saj. nëse 18 maji ka qenë pika e parë e Brutit, çdo gjë që ka qenë para dhe mbas kësaj, ka qenë shtyrja e mëtejshme e thikës së Brutit. Sot në Shqipëri nuk ke opozitë as qeverisje. Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që mbushi vendin me hashash dhe futi njerëz me rekorde kriminale në parlament. Lulzim Basha do të mbahet mend si njeriu më i vjetër në pushtet, pas Sali Berishës, i cili nuk punoj asnjë sekondë për interesin publik.
Ish kryeministri ka propozuar djegien e mandateve, a duhet të djegin mandatet deputetët e opozitës ose PD?
Nuk ekziston e djathta në Shqipëri, as PD, ekziston grupi i familjes të Lulzim Bashës dhe të oligarkëve të tyre. Nëse do të donin të rrëzonin Edi Ramën në mënyrë ekstreme do ishte djegia e mandateve, por nuk ekziston opozita në Shqipëri, as PD, ka vjedhur siglën, siç ka vjedhur karrigen e kryetarit të partisë dhe detin ku ka ndërtuar pallatin.
Shqiptarët nuk janë budallenj, pyetja e parë që i vjen secilit kur dëgjon për 14 milion euro, që secili prej tyre do të paguajë për Lulzim Bashën, si ka mundësi që një ministër për tri, katër vite në majë të pushtetit të jetë në gjendje të bëjë një pallat që ka mbi 200 apartamente apo mbi 3 mijë metra katrorë siç shkruan media. Si ka mundësi? Po të djathtët dhe ish pronarët, çfarë thonë në këtë moment, që kanë 50 vite që ua ka marrë komunizmi pronën dhe 30 vite që enden nëpër gjyqe dhe nuk marrin asgjë. Ky për një vit, kalon të gjitha shkallët dhe do të marri 14 milion euro.
Çfarë do të thonë ish të persekutuarit , të cilët kanë vite që kërkojnë dëmshpërblimin ku kryeministri ua ka ngushtuar dhe shtrënguar. Edhe ne kemi bërë shumë, por jo aq sa duhet dhe është më e ndershme për të thënë realitetin, në Shqipëri nuk ka opozitë. Ajo që pretendohet të bëhet është përpjekja për të ri negociuar 18 majin ndërkohë që ka qenë thika e Brutit.
Ndërkohë që shohim që kemi aksione të përbashkëta të Bashës më zonjën Kryemadhi. A duhet të ketë PD aksione të përbashkëta me LSI?
Kam dëgjuar një prej këtyre që ka zënë karrigen e parlamentit që thotë ne jemi një opozitë e fortë sepse kemi edhe 20 karriget e LSI, pra humbin edhe 20 karrige të tjera këto në Zgjedhjet Parlamentare, ndihen të fortë se kanë 20 karrige të LSI. Të thuash se është papërgjegjshmëri, nuk di të gjej fjalën, ku kanë pasur nevojë demokratët që të shkojnë në protestë me thirrje të të majtëve, kur? Kjo ndodh vetëm kur nuk ekziston opozita dhe kur ajo është e kontrolluar nga qeveria për ambicie personale, financiare të kryetarit.
A duhet të ketë bashkëpunim?
Duhet të ketë çdo ditë protestë, kundër qeverisë aktuale, kundër atij që ka shitur opozitën dhe kundër të gjithë atyre që kanë përdorur pushtetin për interesa financiare familjare dhe kundër interesit publik. Nëse shqiptarët nuk do të gjejnë një ditë që të bashkohen të gjithë bashkë kundër këtyre që janë aksionarë të oligarkëve dhe urdhërohen nga oligarkët, atëherë ato do të vazhdojnë të rrinë, edhe 20 vite me Llin, Erin, Edin dhe Monën.
Kush duhet t’i ngrejë njerëzit në protestë?
Ato do ta gjejnë, kanë rrëzuar Enver Hoxhën jomë këto oligarkues.
Kalojmë pak te seanca në 18 dhjetorit, kur u zgjodh kryeprokurorja e Arta Markut, si i patë ato veprime brenda asaj seance?
Është mjerim i madh, nuk është parlament, është teatër në të cilin kryeministri dhe kryetari i vetëshpallur i asaj që quan opozitë, ndërkohë që çojnë mesazhe, luajnë teatrin sikur po kundërshtojnë njëri tjetrin. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite që t’i bllokohet foltorja deputetit nga garda, e pa imagjinueshme. Sa herë që duan të bëjnë teatër, të shkojnë në stadium të hedhin tym, por jo në parlamentin e Shqipërisë. Ishte pamje e shëmtuar.
Si po qeveris Rama?
Nuk po qeveris Rama, mandatin e parë e mbushi Shqipërinë me hashash dhe krim, në mandatin e dytë ka shpartalluar të gjithë administratën dhe deri tani nuk ka sjellë asnjë ligj në parlament, nuk qeveris, e qeverisin oligarkët edhe atë.
Ju keni qenë një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, a po i ndiqni zhvillimet brenda PD?
Nuk ka PD, ka grup të familjes Basha, sigurisht që e ndjek çdo sekondë, 24 orë, çdo gjë që ndodh në teatrin politik të mjerimit të Shqiptarëve dhe të pasurive të tyre.
Zonja Topalli a do ju shohim ndonjëherë më aktive në PD, pavarësisht pretendimeve që ju keni për atë parti?
Karrigen e kryetarit e kanë vjedhë, në zgjedhjet e 23 korrikut kur ai vetë shpallet kryetarë dhe këtë nuk e thotë me fjalë, po për këtë ka video me zë dhe figurë. Ai që ka shpallur veten kryetarë të PD ka mbushur kutitë dhe ka vjedhur votat në pjesëmarrjen e demokratëve. Kjo është njëra anë, e përsëris se më 18 maj , për ambiciet e tij financiare, ai i ka fal mandatin e dytë Ramës me 23 korrik ai fal mandatin e tretë.
Nëse ju thoni se kjo është opozitë, duhet të filloj të pyes vërtetë se çfarë konceptesh kemi për qeverisjen dhe për opozitën. Është i vetmi vend anëtarë i NATO-s që nuk ka as qeverisje as opozitë.
Duket se Kryetari i Partisë Demokratike e ka mbështetjen nga ish kryeministri, nga lideri historik i demokratëve.
Çfarë të keni për ish kryeministrin, mendoj se duhet ta pyesni atë. Nuk jam e sigurt, nuk e di, nuk jam unë ajo që duhet të jap përgjigje. Ajo që unë di, nuk mund të jem indiferente ndaj zhvillimeve politike, qoftë edhe për faktin se kam qenë ish kryetare e parlamentit, s’kam qenë asnjë ditë ministre, asnjëherë në qeveri, por si një njeri që është i përfshirë dhe kam besuar realisht që gjërat do të ndryshojnë dhe duhet të ndryshojnë për mirë në Shqipëri, natyrisht që nuk mund të qëndroj indiferente.
Keni një projekt ju, si do të vazhdoni në kontributin në politikë, me aktivizimin ose pse jo edhe deputete në zgjedhjet e ardhshme?
Kjo nuk ka fare rëndësi se çfarë do të bëj unë personalisht, halli i Shqipërisë nuk është halli im, as i Lulit as i Edvinit, as i LSi. Shqiptarët po ikin nga vendi sepse këtu nuk ka shpresë dhe një vend nuk ka shpresë kur nuk ka opozitë.
Një vend mund të ketë një qeverisje të keqe, por gjithmonë ekziston shpresa se pas pak kohësh do të ndryshojë dhe do të ketë një alternativë sepse opozita duhet të ishte pushteti moral, ndërkohë që sot opozita merret me propozimin e popullit si avokatë për 14 milion eurot e pallatit të Lulit. Kupton se ku jemi?
Do ju shohim sërish në parlament?
Kjo s’ka fare rëndësi, por unë s’do jem indiferente dhe s’do të rri indiferente, nuk mund të jem indiferente.
Sepse ju theksuat që duhet të ketë një alternativë, ndërkohë që nga kjo alternativë ju përjashtuat të gjitha partitë, ato që janë në qeveri dhe këto që janë në opozitë.
Jo partitë, drejtuesit, titullarët e tyre sepse janë të kalbur në moral dhe ambiciet e tyre financiare i errësojnë shikimin, mendimin, ata nuk shohin më dhe nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie, për ato që s’kanë, për ato që s’mundin, për të rinjtë që ikin çdo ditë se nuk kanë punë.
Ke dëgjuar në parlament, në komisionin e ligjeve të flasë njeri për një 20 vjeçarë që ka varë veten në burg, kush më shumë se opozita duhet ti dalë zot të drejtave dhe lirive, pse ai fëmija në burg është për fajin e tij apo për fajin tonë që s’i kemi dhënë asnjë mundësi. Po ato të tjerët që merren me shpërndarje droge dhe që bosët e tyre marrin miliona dhe vendosin fatin e tyre? Pse kjo është drejtësi? Pse kjo është e ardhmja? Pse kjo është shpresa e Shqiptarëve?
Ato nuk besojnë tek asnjëri. Ka dy mundësi, o që brenda forcave politike të bëjnë një reformë jashtëzakonisht të thellë për tu çliruar nga kryetarët që përdorin si instrument apo si banka për pasurimin e tyre, ose duhet të përmbysin krejt këtë klasë politike sepse në fund të fundit janë vetëm katër vetë që vendosin sot në Shqipëri, kështu nuk mund të vazhdohet dot më.
A keni komunikim me ish kryeministrin Sali Berisha? Është konstatuar se pas largimit tuaj nga parlamenti, ka ndryshuar dhe marrëdhënia juaj me ish kryeministrin?
Është njëlloj siç ka qenë në 20 vite.
Flisni shpesh për projekte, për PD, ku duhet të ishte?
Për Lulin kam folur shumë gjatë në shumë vite dhe tani flas në televizor, nuk flas më në zyra.
Në qoftë se do të kishit një ftesë nga Lulzim Basha për tu bërë pjesë e PD sërish, do pranonit?
Lulzim Basha nuk është Partia Demokratike, ka vjedhur karrigen e kryetarit dhe këtë e keni me video, me zë dhe me figurë përmes dhunimit të votave, ai është bedeli i qeverisë Rama, dhe unë nuk mund të besoj të shkoj për të protestuar qeverisë Rama, nga një thirrje të ardhur nga bedeli i Edi Ramës.
© SYRI.net