Trajneri Gjoka thirrje tifozëve të Vllaznisë: Kemi nevojë për të gjithë ju!

Braktisja e ekipit të Vllaznisë nga ana e tifozëve ka bërë që futbollistët dhe stafi teknik të ndihen të vetmuar.

Aq sa edhe në ndeshjet që luhen në “Loro Boriçi” shpeshherë krijohet ideja se është një ndeshje në transfertë. Por me ndryshimet e fundit në skuadër, duket se ka më shumë shpresë për të ardhmen.

Jo më kot edhe trajneri Gjoka ka dëshirë që të ketë edhe tifozët pranë. Për këtë arsye, tre ditë më parë realizoi edhe komunikimin online me ta teksa nuk ka munguar t’u bëjë thirrje atyre për të qenë të pranishëm në stadium.

“Uroj dhe shpresoj që Vllaznia sa shpejt ta kalojë këtë ngërç dhe të shikojmë përpara. Kam besim tek lojtarët që kanë ardhur dhe së bashku me pjesën tjetër do të japin një fytyrë tjetër në këto dy fazat e mbetura.

Mendoj që po mundohemi me gjithçka që ne të ngrihemi aty ku e meriton Vllaznia.

Po mundohemi të ndryshojmë mentalitet dhe të ecim përpara.

Ne kemi nevojë për të gjithë ju që të na mbështesni”- është shprehur numri 1 i pankinës shkodrane.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME