Fushaj e tregon hapur: Jam gati të marr Vllazninë!

Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, dëshiron të kthehet në krye të skuadrës kuqeblu. Ai ka dalë disa herë hapur me deklarata publike se kërkon të jetë sërish në krye të klubit, por deri tani asgjë nuk është bërë zyrtare.

Afrimi i tij në krye të skuadrës kuqeblu vazhdon të përflitet në Shkodër, madje ka zëra që e lidhin Fushajn edhe me merkaton që po zhvillojnë kuqeblutë.

Bashkia e qyteti verior ka pranuar se skuadra do të shitet në maj, por nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do ta marrë klubin.

Biznesmeni Fushaj nuk ka nguruar t’i hedhë benzinë zjarrit, pasi në profilin e tij në “Facebook” ka postuar një foto gjatë një deklarate të tij, ku thekson faktin, se është gati të vihet në krye të klubit si president. Një tjetër sinjal i qartë ky për tifozët e Vllaznisë. /EDS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME