OSHEE i pret energjine familjeve ne varferi ekstreme, reagon Voltana Ademi

Prej dy ditësh familjeve që shikoni në foto, gjyshe Laje Çelaj, nënë Fatime Hyseni, nënë Nife Hasaj e Lavdije Plangaj, kryefamiljarëve Gëzim Çelaj dhe Vullnet Shabaj në Postribë u është ndërprerë nga OSHEE furnizimi me energji elektrike në shtëpitë e tyre. Behet fjalë për familje me persona të sëmurë, paraplegjikë dhe të verbër, të pamundur dhe në varfëri ekstreme, në kushte mbijetese.

Për këto familje jemi kujdesur me ndihma e ushqime sa herë kemi patur mundësi, e herë pas here. T’u heqësh ndihmën ekonomike, tani edhe energjinë elektrike e në pikun e dimrit, nuk u mbetet më asgjë tjetër, vetëm të pushkatohen pa gjyq.

Fatkeqësisht, raste te tilla nuk janë të izoluara. Jane me dhjetra, me qindra familjet e individët që kanë dalë jashtë vëmendjes së strukturave të qeverisë në territor. Madje, jo vetëm nuk përpiqet t’ ua lehtësojë jetën, por ua vështirëson atë si këtyre familjeve.

Këto familje kanë nevojë që zëri i tyre të dëgjohet dhe vetëm të gjithë bashkë mund ta arrijmë këtë. Një motiv më shumë për të ngritur zërin, të gjithë bashkë, pse jo duke protestuar në emër të vlerës me madhore të njeriut: Jetës!

Nuk është politikë, por është një thirrje që çdokujt i del nga zemra kur sheh foto të tilla, kushte skandaloze mbijetese dhe një trajtim çnjerëzor nga shteti.

Këto familje janë një arsye më shumë për të protestuar me 27 janar! Jo për partitë, jo për politikën, por që të gjithë të kenë mundësinë e një jete me dinjitet njerëzor!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME