Sytki Tafili: Mëkat të vuajë gjithë ajo Shkodër për çiklizëm

Pavarësisht rritjes që ka patur sporti i çiklizmit në Shkodër vitet e fundit, sërish duket se mungon vëmenda e duhur ndaj këtij sporti. Kjo ka bërë që një kampion i madh i këtij sporti, Mjeshtri Sytki Tafili, të lëshojë një thirrje ndaj atyre që kanë diçka në dorë për të ndihmuar këtë sport me traditë.

Për këtë arsye, kampioni i shquar i viteve ’80, pjesëtar i një brezi të artë sportistësh bashkë me të vëllanë Agimin, Brahim Syken e të tjerë, u bën apel biznesmenëve dhe jo vetëm, për të ndihmuar në rikthimin e traditës së këtij sporti.

“Sporti i çiklizmit, një ndër sportet më të bukura dhe padyshim më i adhuruari për qytetin e dashur të Shkodrës, në mungesë të financimit për këtë sport të disa ‘menefregistëve’ që e kanë mbajtur gjithmonë në minimumin e stimulit financiar, po mbahet falë pasionit të sportistëve dhe familjeve të tyre që kanë kontribuar me të gjitha forcat.

Mendoj që edhe sot e kësaj dite, akoma kështu vazhdon në një kohë që një biçikletë kushton, më e lira…2000 euro.

Pyetja është: Si ka mundësi kjo Shkodër, me talentë të pafund, që ka mbajt në pëllëmbë të dorës një ekip çiklizmi, duke u përfaqësuar denjësisht nëpër botë me krenari si qyteti i parë në Ballkan që kemi zhvilluar garën e Rrethin e parë Çiklistik të vuajë kaq shumë në këtë sport?” – ngre dyshimet e tija Sytki Tafili.

Ndonëse në Itali prej disa vitesh, ai është në kontakt të vazhdueshëm me pjesëtarët e ekipit të sotëm të Vllaznisë dhe i di mjaft mirë vështirësitë që ato hasin.

Për këtë arsye, edhe njëherë tjetër shton: “Çiklizmi do shumë punë dhe me të ardhurat e familjes nuk mbahet. Një ekip profesionist që përfaqëson një qytet me potencë, siç është Shkodra, është gjynah që t’i hiqet bukë e gojës familjes për t’ua dhënë djemve të tyre e këtë e bëjnë nga pasioni i tyre, duke bërë çmos që atë të ecin përpara.

Ka disa vite që Leonard Kola, të cilin vërtetë e përshëndes për atë që po bën, fut në lojë të ardhurat e familjes së tij për këtë sport. Por trajneri e sportisti duhet të mendojnë vetëm si me u stërvit, siç bën e gjithë bota. Nuk dua të zgjatem shumë, por e përsëris, kush ka diçka në dorë duhet të ndihmojë këtë ekip që ka shumë të ardhme”.

 

konica.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME