Zbulohet menuja e rrallë e vitit 1944/ Ja si festuan komunistët njëmujorin e çlirimit!

Hotel Dajti në Tiranë sot është një godinë e vdekur, por dikur ky hotel shkëlqente në luks dhe komoditet që ndoshta asnjë hotel nuk e ka arritur ende në Shqipëri.

Flasim për vitet 30 dhe 40, kur Hotel Dajti ishte vendi i vetëm që ofronte një shërbim unikal dhe të pakrahasueshëm. Gjatë viteve të ashpra të luftës, Hotel Dajti qëndroi i hapur dhe i paprekur. Me hyrjen e komunistëve në Tiranë, Hotel Dajti u kthye në rezidencë, zyrë dhe ambjent pritjesh për Enver Hoxhën. Dalëngadalë, ky hotel i magjishëm në Tiranë e humbi shkëlqimin nën komunizëm.

Në vitin 1944, kur komunistët kishin 1 muaj në pushtet, aleatët britanikë organizuan një darkë festive për Vitin e ri në Hotel Dajti. Ftesa e britanikëve për udhëheqjen politike dhe ushtarake komuniste ka mbijetuar deri më sot. Brenda saj është menuja e darkës festive, e shkruar në frëngjisht me një larshmëri gatimesh, edhe pse vendi ndodhej në një varfëri të skajshme dhe i sapodalë nga lufta.

Pjesë e menusë ishin gatime që ndoshta sot nuk shijohen më në restorantet e Tiranës si troftë e zier nga liqeni i Ohrit me salcë majoneze, rosto viçi gatuar sipas mënyrës angleze, pulë e pjekur Kavaje, eskallopë etj, dhe sigurisht pa munguar ëmbëlsirat, vera e mirë, konjaku, xhini apo uiski. Studiuesi Erald Kapri në një shkrim për newsbomb.al ka publikuar disa foto të rralla nga menuja dhe nga festa e komunistëve.

Fotot e darkës tregojnë për një shërbim aristokratësh, të një Shqipërie që humbi gjatë diktaturës.

Në festën e britanikëve Enver Hoxha nuk mori pjesë, por të gjithë ministrat e tij po, bashkë me udhëheqësit e tjerë komunistë. Kjo do të ishte darka e fundit mes komunistëve shqiptarë dhe aleatëve perëndimorë si britanikët dhe amerikanët. Shumë shpejt ata u larguan nga vendi.

Fotografitë;

1-Ftesa e misionit Britanik në Tiranë për festën e Vitit të Ri, 1 Janar 1945

2-Menuja e darkës festive në Hotel Dajti për udhëheqjen politike dhe ushtarake të sapo dalë nga lufta

3-Mehmet Shehu duke shijuar verë në praninën e kreut të misionit Britanik Alan Palmet, oficerit amerikan Frank dhe Ymer Dishnicës

 

4-Dali Ndreu në një tavolinë me Olga Plumbin

5-Oficërët e misionit amerikan në Tiranë gjatë darkës festive

 

6-Hysni Kapo dhe Hulusi Spahiu gjatë darkës festive

 

7-Kamarierët e Hotel Dajtit duke shërbyer darkën

 

8-Majori britanik Oliver, majori sovjetik Ivanov dhe oficeri amerika Frank duke festuar së bashku

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME