Prej disa kohësh në kinematografinë botërore janë shtuar në masë akuzat për ngacmim seksual ndaj regjisorëve apo aktorëve të tjerë.
Kësisoj, për një gjë të tillë sa i përket kinematografisë shqiptare është pyetur edhe aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurti.
Çfarë ndodhte në kinematografinë shqiptare, a kishte ngacmime seksuale ndaj aktoreve?
“Absolutisht jo. Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia.
Gjatë gjithë karrierës, teatrale dhe kinematografike nuk kam dëgjuar diçka të tillë. Ne rrimin bashkë edhe 9 muaj në sheshxhirim, kur bënim filma. Se kishte dubla pafund.
Nuk kishte ngacmime. Përkundrazi ne shkonim mirë.
Argëtoheshim pafund. Nuk mund t`ia bëj kot diçka të tillë”, është shprehur ajo në një bisedë për TP./ KultPlus.com