Një çift rus është akuzuar për përdhunimin e vajzës së tyre 12-vjeçare ndërsa nëna e vajzës ka përdorur një “penis artificial” për të kryer aktet e turpshme mbi të bijën. Prindërit nga Volvogradi, Rusia Perëndimore, thuhet se kanë deklaruar në polici se donin ta trajnonin vajzën e tyre të mitur me jetën si e rritur.
Sipas The Sun, nëna e fëmijës thuhet t’i ketë thënë policisë: “Më mirë ne se disa maniakë”. Çifti, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, akuzohet për pedofili dhe se e kanë kthyer fëmijën e tyre në një “skllave seksi”, thonë burimet e policisë.
Vajza thuhet se u përdhunua çdo ditë nga babai i saj dhe shpesh me nënën në të njëjtën shtrat, nga dhjetori 2016 deri në mars 2017. Mbi nënën rëndon edhe akuza e torturimit të fëmijës me një “penis artificial”. Nxënësja u ka folur hetuesve rreth abuzimeve seksuale që ajo ka vuajtur.
Çifti pastaj rrëfeu për abuzimin e tmerrshëm seksual që ata i shkaktuan fëmijës së tyre. Ata besonin se ishte më mirë që fëmija të humbasë virgjërinë e saj me babanë e vet, sesa të mësonte rreth seksit në mënyra të tjera, thonë raportimet. Prindërit janë arrestuar në paraburgim në Volgograd dhe rrezikojnë 20 vjet burg.
TVKLAN