Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.T, vjeç 46, banues në fshatin
Vrith, Malësia e Madhe, pasi dyshohet se në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Pyllëzimi” fshati Poice, Malësia e Madhe,
duke drejtuar pa leje drejtimi e pa dokumente mjetin tip “Tojota”, është përplasur me pishat dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.