Prag-ndeshja e Vllaznisë ndaj Kukësit pritet me jo pak emocion në kampin kuqeblu duke qenë edhe ndeshja e parë e 2018 në Kategorinë Superiore dhe pritshmëritë janë të mëdha.
Një ditë para ndeshjes ka qenë trajneri i skuadrës shkodrane i cili ka dalur në një deklaratë për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve i cili u shpreh .
Gjoka shprehet se skuadrën e Kukësit e njeh pasi një vit më parë dolën kampion dhe se janë një ekip mjaft i mirë por Vllaznia duhet të shohë përpara dhe të gjejnë rrugën e fitoreve.
Trajneri kuqeblu beson se tashmë skuadra është e kompletuar edhe me ardhjet e merkatos dimërore dhe tashmë do të kemi një ekip ndryshe.
Si një nga problemet e Vllaznisë ka qenë edhe ana psikologjike e skuadrës dhe Ernest Gjoka shprehet se skuadra tashmë ka marrë ngjyra të tjera duke shkuar aty ku duhet.
Vllaznia – Kukësi ka ngjallur jo pak interes tek tifozët shkodranë dhe Gjoka shpreson shumë që të jenë të pranishëm në stadium pasi skuadra ka nevojë për ta.