Një javë pasi i mori jetën ish të dashurës Ariela Murati dhe tentoi të vetëvritej ka ndërruar jetë në spital 23-vjeçari Aldison Belulaj.
Aldison Belulaj ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ndërsa pasditen e sotme raportohet se ndërroi jetë.
Dy të rinjtë ishin nga fshati Zharrëz i Ferit dhe të dy kishin mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin “Sotir Çapo”.
Ariela Murati, studente e vitit të 3 për Drejtësi në Tiranë ishte e lidhur prej 4 vitesh me Aldison Belulajn që studionte për Infermieri, por prej dy muajsh ishin ndarë dhe prej 10 ditësh nuk kishin komunikim.
Aldison Belulaj i kishte kërkuar disa herë Ariela Muratit për t’u lidhur dhe pavarësisht insistimit të 23-vjeçarit, studentja nuk e kishte pranuar lidhjen e dashurisë ndaj dhe i riu i mori jetën asaj dhe vetes.