Një histori që mund të gjendet edhe tek fëmijët e tjerë në Shqipëri ka përlotur të gjithë spektatorët e “The Voice Kids”.
Si jeta e Danjelës, vajzës 13-vjeçare nga Kukësi, mund të ketë plot në vendin tonë.Ajo jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj me nevoja të veçanta në një shtëpi tejet modeste ku mungojnë shumë gjëra.
Prindërit e saj për të siguruar ushqimin fëmijëve punojnë në fshat duke mos jetuar me fëmijët.
Danjela ka pasion muzikën dhe ka vendosur të shkojë në ‘The Voice Kids’ për të patur mundësinë e një eksperience të bukur dhe për të bërë krenare familjen e saj.
Prindërit e mbështesin në çdo pasion të sajin, duke tejkaluar çdo vështirësi ekonomike për t’i përmbushur ëndrrat.
Danjela shkon çdo fundjavë në fshat duke ndihmuar prindërit në punët e vështira që ata bëjë për të mbajtur me bukë familjen.