Ylber Bajrakurtaj, autori i vrasjes së bashkëshortes e tij në Koplik të Malësisë së Madhe prej 20 vitesh ka statusin e invalidit si i prapambetur mendor.
Pjeku psikiatër Gjon Treçi tregon për “News 24” se, autori vetëm pak ditë më parë ka qenë për vizitë tek qendra e shëndetit mendor pranë poliklinikës në Shkodër për një konsultë.
Nga konsulta rezultoi se pacienti vuante nga prapambetje mendore dhe nga çrregullime psikike të shpeshta, por që nuk paraqitej i dhunshëm.
Autori i krimit, po ashtu edhe bashkëshortja e tij që mbeti viktimë, njiheshin nga banorët e zonës si persona me probleme psikike.
Një prej tyre shprehet se konfliktet në çift kanë qenë edhe më përpara, aq sa viktima është larguar njëherë nga banesa për tek familja e saj.
Pas krimit të rëndë, familjarët e viktimës kanë marrë trupin e pajetë të 42-vjeçares për të kryer ceremoninë mortore në fshatin e lindjes në Zagorë të Malësisë së Madhe,
ndërsa banesa ku ndodhi krimi ruhet ende nga forcat e policisë.