GAZULLI, KY MBIEMËR I FISNIKËRISË DHE KRENARISË SHQIPTARE

Fisi i madh GAZULLI” i kanë dhënë Zadrimës, Mirditës, Lezhës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë; një plejadë shumë të pasur me personalitete të njohura për veprimtarinë e tyre patriotike, kulturore, diplomatike, shkencore, arsimore dhe religjioze, duke nisur që nga periudha e Mesjetës së vonë (Shek.XIV-XV-të) deri në ditët tona (700 vite Histori).

”Origjina e Gazullorëve”

1) Sipas librit Raguzian ”Reformatorium” i vitit 1301, Gazulli na shfaqet në fshatin Kabash të Pukës ku administronin një Kështjellë të ”Familjes feudale, BLINISHTI” por gjithashtu përmendet që kishin prona si në Zadrimën e poshtme dhe atë të sipërme.

2) Emri ”Gazolli dhe jo Gazulli” gjendet nëpër dokumentet veneciane (Regjistri kadastral i konçesioneve veneciane:1416-1417) edhe në fshatrat Barbullush dhe Dajç i bregut të Bunës në Shkodër.

3) Pranë fshatit Sukaxhi (Lezhë) të Bajrakut të Dibrrit në Mirditën etnografike, kemi një fshat kodrinor-malor me emrin ”Gjazuj/Gazull” dhe gjithashtu në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe pikërisht tek masakra e Kardhiqit (Gjirokastër) na shfaqet madhërishëm; patrioti dhe luftëtari ”Andrea Gazulli” i cili ishte caktuar nga Princi ”Lleshi i Zi-Gjomarkaj” si Komandant i ”Ushtrisë Mirditore” në shërbim të Ali Pashë Tepelenës.

”Andrea Gazulli” refuzoi urdhërin e Pashait me kusht që të masakronte civilët brenda Kështjellës së Kardhiqit, duke i thënë me krenari se; ”Mirditori nuk e ka zakon që të vrasë njerëz të paarmatosur. Kthejua armët Kardhiqiotëve që të mbrohen dhe atëherë do ta njohësh trimërinë e Mirditorëve”!!!…

Siç dihet, urdhërin e Ali Pashë Tepelenës e zbatoi me devotshmëri ”Thanas Vaja” (Himariot) ku nuk kurseu as pleq, as gra e as fëmijë… ”Andrea Gazulli” ishte nga fshati Sukaxhi dhe shërbente si përfaqësues i Bajrakut të Dibrrit.

4) Gazullorët e fshatit Dajç-Lezhë pretendojnë se janë Fis autokton Zadrimor dhe kjo dëshmohet edhe nga rrënojat e vendbanimit të braktisur ”Krytha” i cili ishte një qytet i lashtë Ilir që ndodhej ndërmjet fshatrave të sotëm Zadrimore; Nënshat (Shkodër), Dajç, Kodhel e Kotërr (Lezhë) por ata vazhdojnë që t’i ruajnë lidhjet me kushërinjtë e tyre në fshatin Gjazuj.

Ndërkohë që, ”Krytha” është shuar si vendbanim, menjëherë pas pushtimit të egër osman dhe ”Gazulloret” janë zhvendosur në Dajç por një pjesë e mirë prej tyre jetojnë edhe në Gazuj-Sukaxhi të Mirditës etnografike (Lezhë), Bushat, Shelqet (Shkodër), Venecia, Raguzë, Hungari etj…

Duke qenë se territori i Zadrimës etnografike deri në vitin-1812, përfshinte edhe fshatrat e Bajrakut të Dibrrit deri kur treva në fjalë njihej si ”Zadrima e epërme/sipërme”, prania e disa rrënojave në ”Kodër Gjazuj(Kodra e Gazullorëve)” që mendohet se mundet t’i përkasin jo vetëm Kishës mesjetare të Shën Ilisë por këtu ndodhej edhe një fortifikatë mesjetare e cila duhet të ketë shërbyer si rezidenca verore e kësaj familje kaq të madhe, më krijon sigurinë e plotë se Gazullorët e Zadrimës me fis ”Kabash”, padyshim që janë me origjinë të drejtpërdrejtë nga Gazull-Sukaxhi në Zadrimën e epërme dhe ky degëzim i tyre është vendosur në ”Krytha” në prag të pushtimit osman por pa i shkëputur lidhjet nga vellezërit e tyre në Gazull-Sukaxhi me të cilët, akoma i ruajnë lidhjet e vjetra familjare edhe sot e kësaj dite…

”Pinjollët më të lavdishëm të familjes së nderuar ”GAZULLI”:

1)”GJON GAZULLI (1400-1465)”;…Klerik Katolik i arsimuar në Raguzë(Dubrovnik-Kroaci), Venecia & Padova. Iluminist, Historian, Dijetar, Filozof, Shkencëtar, Pedagog, Diplomat, Këshilltar dhe Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në shumë shtete Europiane. Në arkivat e Raguzës ruhen shumë dokumente të kohës kur Mbreti i fuqishëm i Hungarisë ”Matias Corvinius” e luste për t’u bërë Këshilltari i tij personal. GJON GAZULLI është i famshëm edhe për paraqitjet e tij pompoze në të gjitha oborret mbretërore europiane ku prezantohej denjësisht me fjalët: ”Unë jam Gjon Gazulli nga Arbëria”, etj.

2)”PAL GAZULLI (Vëllai i Gjon Gazullit)” ishte Rektor i Universitetit të Raguzës në vitet 1442-1444 dhe ndërsa në vitet 1452-1459, shërbeu me devotshmëri si Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në Republikën e Raguzës pasi kishte merita të veçanta në krijimin e sistemit ”Taksa e turqve” e cila konsistonte në grumbullimin e shumave të mëdha monetare nga Raguza dhe qytetet e tjera Dalmate për të financuar luftën e GJERGJ KASTRIOTIT.

3)”ANDREA GAZULLI” ishte vellai i Gjonit dhe i Palit. Edhe ky personalitet, shërbeu periodikisht si Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në Republikën e Raguzës ndërmjet viteve 1444-1450. Emri i tij na del i dokumentuar në shumë marrëveshje shtetërore ndërmjet Arbërisë & Raguzës ku Andrea Gazulli firmos si përfaqësues i drejtpërdrejtë i GJERGJ KASTRIOTIT.

4)”Dom MATIA GAZULLI” përmendet si Famullitar i fshatit Barbullush (Shkodër). Me dt. 1-shtator-1404 Dom Matia Gazulli përpunon dhe publikon në Raguzë, një Bibël të shkruar me gërma latine të stilit ”Gotik” dhe në dialektin Lombard (Milanez).

5)”Monsinjor GJON GAZULLI” që e nis karrierën e tij si Meshtar në Kosovë dhe në vitin 1702 ai emërohet nga Papa në detyrën e rëndësishme si ”Arqipeshkv i qytetit të Shkupit” ku ishte lideri shpirtëror i të gjithë Shqiptarëve Katolikë të Dardanisë (Kosovë & Maqedoni). ”Monsinjor Gjon Gazulli” ka botuar një vepër në Shqip (1743) dhe gjithashtu ishte vlerësuar me gradën e lartë ”Doktor në Filozofi dhe Teologji”. Ai shërbeu me devotshmëri deri sa ndërroi jetë në vitin 1753.

6)”Dom NDRE GAZULLI”, Klerik Katolik, Patriot, Studiues, Pedagog dhe gjithashtu i vlerësuar me gradën shkencore ”Doktor në Filozofi dhe Teologji”, i cili na shfaqet në burimet historike të vitit-1766 si Abat i Mirditës.

7)”ANDREA GAZULLI”, komandant, luftëtar, këshilltar dhe mik i Ali Pashë Tepelenës pranë të cilit shërbeu rreth 12-vite. (Emrin e tij e kam cituar në hyrje të këtij studimi).

8)”Dom NIKOLLË GAZULLI”, mësimet e para i mori nga”NDRE MJEDA” dhe më vonë u diplomua për filozofi dhe teologji në Universitetin e qytetit Insbruk të Austrisë. Njihet si Albanolog, Gjuhëtar dhe Dijetar erudit pasi zotëronte disa gjuhë si latinisht, italisht, gjermanisht, serbo-kroatisht, polonisht, greqishten e vjetër dhe greqishten e re. Duke qenë se u vendos në përkrahje të vëllait (Gjon Gazulli), ai u dënua me 10-vite burg nga regjimi zogist por bëri vetëm 4-vite pasi për lirimin e tij protestuan shumë personalitete të Albanologjisë me në krye të madhin” Atë GJERGJ FISHTA”. Edhe pse u kursye nga Ahmet Zogu, ai u përfshi në valën e hakmarrjes histerike komuniste gjatë viteve të para të konsolidimit të pushtetit diktatorial të Enver Hoxhës ku Dom Nikollë Gazulli u pushkatua në vitin 1946.

9)”Patrioti dhe Martiri, Dom GJON GAZULLI” ishte njeri shumë i drejtë dhe që gjithçka e bashkëndante me Popullin e thjeshtë Shqiptar dhe pikërisht këto karakteristika e bënë pjesë të revoltës popullore anti-zogiste në veri të Shqipërisë, ku u ngrit në këmbë fshatarësia e varfër dhe e mjeruar e cila nuk pajtohej me regjimin e Ahmet Zogut. Shtypja e kësaj Kryengritje u finalizua nëpërmjet dënimit me vdekje të Patriotit ”Gjon Gazulli” i cili u var publikisht në Shkodër në vitin 1927.

Fjalët e tij të fundit kur po i lidhej litari në fyt ishin: ”Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti-Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike-Nëna jonë! Rroftë Papa-Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe Shqiptarët e vërtetë”!!!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME