Ja çfarë u ndodhte në Mesjetë atyre që merreshin me thashetheme

Të flisje keq për tjetrin, të shpifje, apo të përhapje lajme që nuk janë të vërteta, në Mesjetë është konsideruar si një krim i madh.

Për këtë arsye, ekzistonte edhe dënimi për thashethemaxhinjtë, për mëkatin e tyre të madh.

I vendosnin një hekur në fytyrë, që i kapte kokën dhe i shtypte gjuhen me një thikë.

Të dënuarit nuk mund të nxirrnin zë, pasi mekanizmi ishte i kyçur me disa çelësa dhe sipër kokës kishte një këmbanë që bëntë zhurmë sa herë që lëvizte koka.

Kështu njerëzit që dëgjonin zhurmën dilnin në rrugë të shikonin thashethemaxhiun e dënuar.

Kjo metodë brutale u paraqit për herë të parë në Skoci në vitin 1567, por më pas u përhap edhe në Angli dhe më gjërë.

Siç përmendet, më të shpeshtë kanë qënë dënuar gratë, sidomos ato që merreshin me llafe ose ishin të pasjellshme.

Madje, shpesh herë, ishin burrat që kërkonin dënimin e grave të tyre.

Por rrallë herë, kishte edhe burra që ishin dënuar me këtë mënyrë brutale sepse kishin shpifur për ndonjë person tjetër të rëndësishëm.

E njëjta medotë përdorej edhe në burgje, kur gratë rriheshin me njëra tjetrën.

 

 

 

konica.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME