(VIDEO) GRABITJA E ARGJENDARISE NE SHKODER, 2 TE NDALUAR

Identifikohen dhe kapen autorët e grabitjes së argjendarisë, ngjarje e ndodhur me datë 03.02.2018 në lagjen “Vasil Shanto”.

Më datë 07.02.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar hetimore, u bë e mundur identitfikimi dhe ndalimi i shtetasit: F.V. , 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.

Gjithashtu si bashkëpuntor i tij u arrestua shtetasi: I.F.  28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër Ndalimi i shtetasit F.V., u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes me datë 03.02.2018, ku me mjetin tip Volkswagen pa targa,

ka goditur qepenin e njw argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marre disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin. Ndërsa shtetasi I.F. u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin F.V. nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti tip Benz me targa AA 294 GU, i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes, e kryer në bashkëpunim” e “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 134/2, 25 e 150 i Kodit Penal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME