Që nga Akti i Skllavërisë Moderne të vitit 2015, çështjet e trafikimit të qënieve njerëzore dhe të skllavërisë moderne janë vënë në fokusin e ndërgjegjies publike.
Megjithatë, kur mendojmë për një viktimë tipike, çfarë të vjen menjëherë në mendje? Vajza të reja që rrëmbehen për të shërbyer si skllave seksi? Burra që bien pre e bandave kriminale? Apo mund të jetë dikush si ju?
Bandat e trafikimit shënjestrojnë fëmijët dhe të rriturit nga të gjitha llojet e demografisë, pa marrë parasysh arsimimin, mënyrën e jetesës ose moshën.
Si “Natasha”, emri i vërtetë i së cilës nuk bëhet me dije për shkak të ruajtjes së privatësisë, një grua e re që kam njohur kohët e fundit, zbulova tmerrin e saj.
Imagjinoni të përfundoni e universitetit, duke shkuar me pushime për të takuar familjen e të dashurit të saj dhe pastaj e gjeni veten, të tradhëtuar nga dashuria juaj, të ngecur në një shtëpi publike gati 1500 milje larg shtëpisë dhe e detyruar për të prostituar.
Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Natashën dhe ajo dëshiron të tregojë historinë për të bërë të qartë se kushdo mund të manipulohet.
Dy vjet më parë, ajo ishte 21 vjeç, në fund të karrierës së saj universitare në Shqipëri. Ajo kishte filluar një lidhje me një tjetër student, “Piteri”, për disa muaj rrjesht, dhe ishte e lumtur për një udhëtim të ardhshëm për të takuar familjen e tij në Belgjikë.
Do të ishte hera e parë që ajo do të dilte nga Shqipëria dhe plani ishte të kalonte disa javë në Evropë, në mënyrë që të mund të njihte familjen e partnerit të saj, me synimin për t’u martuar.
Pak dinte Natasha që ajo do të kalonte vitin e ardhshëm në prostitucion të detyruar. Ajo që ndodhi me Natashën nuk është aspak e pazakontë. Shifrat janë të frikshme.
Gjatë pesë viteve të fundit, 89 milionë njerëz përjetuan një formë skllavërie moderne, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 2017. Ky raport i njëjtë deklaroi se në çdo ditë të 2016, 40 milionë njerëz ishin viktima të skllavërisë moderne, me rreth 25 milionë njerëz përfshirë në punë të detyruar.
Gratë dhe vajzat përbënin 71 për qind të viktimave moderne të skllavërisë. Edhe pse ajo ka qenë e sigurt në Britani të Madhe për më shumë se një vit, Natasha ende po lufton lotët kur ajo kujton eksperiencën e saj. Ajo shpjegon se çfarë i ka ndodhur me lot në sy.
“Unë kam provuar shumë, shumë ta fshij nga kujtesa ime. Po ndonjëherë plagët rikthehen”.
Kur mbërriti në Belgjikë, Piteri e kishte marrë atë në shtëpinë e një shoku. “Ai më tha: “Unë nuk do të kthehem përsëri. Ti do të qëndrosh këtu dhe do të shohësh se çfarë do të ndodhë më vonë”.
Piteri u largua dhe ajo nuk e pa kurrë më. Po atë natë, ajo u dërgua në një dhomë gjumi me një burrë që nuk e kishte parë asnjëherë më parë. Ai do të ishte klienti i saj i parë.
Fillimisht Natasha ishte e shokuar por ajo shumë shpejt ra në depresion. Ndërsa klientët vinin dhe shkonin, kështu ndodhi dhe me shpresën e saj. Ajo u përpoq të merrte kontrollin e situatës, duke refuzuar të kujdesej për veten e saj, kështu që burrat nuk do ta zgjidhnin kurrë atë.
Muaj më vonë, Natasha zbuloi se ishte shtatzënë.
E tmerruar, ajo nuk kishte asnjë mundësi për ta abortuar fëmijën dhe tutorët i thanë që ajo do të vazhdonte të punonte përsëri sapo bebja të vinte në jetë.
“Më duhej të bëja diçka për të dalë nga kjo situatë”, tha ajo. “E vetmja gjë që më rrinte në mendje ishte të ikja nga ai vend. Do të bëja gjithçka vetëm që të mos e përjetoja diçka të tillë përsëri”.
Dhe një mbrëmje vere, kur ajo ishte shtatë muajshe shtatzënë, asaj iu dha një mundësi për t’u arratisur. “Shoqet” e saj të dhomës ishin të shpërqëndruara, dhe Natasha arriti të dilte nga shtëpia publike dhe të largohej. Ajo mori me vete çfarë mundi dhe pasi eci për rreth një orë, ajo arriti të bindte një shofer kamioni që ta ndihmonte. Natasha i tha atij që nuk i interesonte se ku shkonte, vetëm ta dërgonte kudo larg atij vendi.
Orë më vonë dyert e kamionit u hapën dhe Natasha kuptoi se ishte në Britani të Madhe. Ajo nuk e dinte se ku shoferi e la atë por thotë: “Ishte një fat i madh që ai më ndihmoi”.
“Ajo që kisha parë në TV në lidhje me Britaninë e Madhe … Isha larg … po shkoj kaq larg … kështu që po mendoja për familjen time … dhe foshnjën në barkun tim”.
Foshnja e saj lindi dy muaj pas ikjes së saj.
Tani është gati 18 muaj që Natasha u arratis nga tutorët e saj dhe pasi mori mbështetje nga Hestia, një organizatë që punon me viktimat e skllavërisë moderne, në bashkëpunim me Ushtrinë e Shpëtimit, ajo ka filluar të rindërtojë jetën e saj në një mjedis të sigurt. Për t’u ribashkuar me familjen e saj në Shqipëri ajo ka dyshime, pasi ajo ka frikë nga gjykimi i tyre.
Natasha ende nuk mund të punojë pasi ajo është ende në pritje të një vendimi për statusin e saj të azilit, kështu që e ardhmja e saj është ende e paqartë.
Megjithatë, përkundër ndjeshmërisë së saj, Natasha zgjodhi të flasë për përvojën e saj të hidhur në mënyrë që t’i tregonte botës se kushdo, pa marrë parasysh se cili është statusi apo arsimimi i tyre, mund të bjerë viktimë e skllavërisë moderne.
Burimi:The Independent