Identifikohet viktima e aksidentit te ndodhur mbremjen e se dieles ne Harkun e Berdices.Ai eshte shtetasi Gezim Selim, 41 vjec nga Komani.
Informacion Paraprak Me datë 11.02.2018 rreth orës 22:30 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.