Pasditen e sotme ka dalë lajmi për gjestin shumë humanitar të sulmuesit të Vllaznisë Xhevahir Sukaj për të kontribuar financiarisht për ndërtimin e një shkolle të re në Vendreshë të Skraparit.
Kjo pas thirrjes së bërë nga një mësues i kësaj shkolle që kishte marrë inisiativën e mbledhjes së fondeve. Por në fakt, vetë Sukaj ka sqaruar se kontributi financiar që i është dorëzuar sot mësuesit Donaldit nuk ka qenë vetëm i tij.
Ai ka bërë të ditur se për këtë rast kanë kontribuar të gjithë futbollistët e Vllaznisë si dhe trajnerët.
Në fakt nuk është hera e parë që tek ekipi i Vllaznisë bëjnë gjeste të tilla. Ka ndodhur edhe në vitet e kaluara kur ata me fondet që kanë grumbulluar kanë ndihmuar familjet në nevojë.
Veprime këto humane të cilët tregojnë më së miri karakterin shumë njerëzor të pjestarëve të saj.
© shkodrasport.com