Shqipëria mes turizmit dhe hidrocentraleve!

Manjola Bregasi

Turistike apo industriale? Duket se Shqipëria ende nuk e ka zgjidhur prioritetin e saj zhvillimor, teksa mes parrullave për prioritetet e turizmit shkatërron pa keqardhje monumente natyrore unike. Pas debateve për Vjosën dhe Valbonën, radha i erdhi diskutimeve për Osumin.

Koncensionin e dhënë nga qeveria Berisha një javë para largimit, Edi Rama e konkretizoi me një firmë të tijën, që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit në vitin 2016 dha një leje ndërtimi për hidrocentral në Osum.

Dikur në opozitë Rama e kishte kundërshtuar fort këtë ide, duke e cilësuar marrëzi, por duket se rrugës, dicka e bëri të ndryshojë mendim.

Në fakt pas marrjes së qeverisë në shtator të vitit 2013 nga socialistët, koncensioni i nënshkruar për tre hidrocentrale në Bigas dhe Veleshnjë u duk se do të anulohej. Por ashtu si edhe projekti i importit të mbetjeve, koncensioni i hidrocentraleve në Osum u rikthye sërish, madje fuqishëm.

Pikërisht në maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë e ka miratuar kontratën e re koncensionare me kompaninë HP-Bigas-Veleshnje Energy, me administrator Alban Feta. Tashmë duke rritur edhe fuqine e hidrocentralit nga 0.5 në 1.2 mega dhe duke miratuar dy hidrocenrale, nga tre të parashikuar në koncension.

Në një kohë kur dukej se kishte ende shpresë për ta anuluar këtë koncension, në mars të vitit 2017, Ilir Meta atëherë Kryetar i Kuvendit, i është drejtuar Kryeministrit dhe Ministrit të Mjedisit Lefter Koka që ta anulojnë këtë projekt.

Në përgjigjen e saj për Kryetarin e Kuvendit 3 muaj më vonë, Ministria e Energjitikës bën me dije se sipas AKBN, që ka bërë oponencën pranon që projekti i zbatimit përmbush standardet dhe normat në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.

Megjithatë, Ramës i është dashur të priste marrjen e timonit i vetëm, për të bërë zbardhjen e lejes së ndërtimit ne Dhjetor të vitit 2017 në një mbledhje tjetër të KKT-së, që do të conte drejt hapit final të konkretizimit të projektit.

Një leje që në fakt përfshin disa aktorë, nuk ka gjetur mbështetjen e të gjithë kabintetit, duke nisur këtu një tjetër histori.

Është pikërisht Ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili përmes një letre zyrtare në fillim të janarit të këtij viti i ka kërkuar Ministrit të Energjisë Gjiknuri t’i anulojë këto koncensione, edhe për shkak të disa parregullsive që shfaqen aty.

Nga ana tjetër në një shkresë që Agjencia e Zonave të Mbrotjura i dërgon Ministrit Klosi, vë në dukje një tjetër fakt shumë të rëndë: Hidrocentralet kanë një mospërputhje të vendndodhjes sipas koordinatave, me lejet e marra konkretisht.

Në letrën e tij drejtuar Gjiknurit, Klosi e parashtron këtë fakt duk cituar që vendimi i Ministrisë së Mjedisit thotë se “subjekti të kryej aktivitetin vetëm brenda koordinatave të dhëna në kontratën koncesionare dhe kontratat shtese”, gjë që e bën të pavlefshme lejet e tjera që kontradiktojnë nga këto koordinata, thotë ai.

Zyrtarisht, Ministria e Energjitikës është përgjigjur, duke u shprehur se: I ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit të verifikojë lejen mjedisore lëshuar nga ky institucion. Nëse ata gjejnë shkelje, do duhet të bëjnë revokimin e lejes mjedisore dhe vënë në diejni zyrtarisht Ministrinë e Energjisë.

“Në këtë moment ne jemi në gjendje ligjërisht të nisim procedurën e prishjes së kontratës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë .

Ndërkohë, Edi Rama vendosi të reagojë publikisht dhe të njoftojë përmes një postimi në FB, anulimin e HEC-eve. Përvecse pranoi gabimin, Kryeministri la të kuptohej se nuk ishte në dijeni të faktit, që koordinatat e lejes ishin të manipuluara. Ai bëri me dije se është sinjalizuar për këtë fakt nga platforma e bashkëqeverisjes duke shkuar edhe më tej, teksa u shpreh se individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet.

Por, ndërsa tashmë të gjithë presin nga Ministria e Mjedisit, revokimin e lejes mjedisore që do të bllokoje ndërtimet në Osum dhe që Blendi Klosi e premtoi, pikëpyetjet e lidhura me këtë ndërtim janë shumë:

Përse leja e dhënë në vitin 2016 dhe e zbardhur në dhjetor 2017 nga KKT nuk u publikua askund? Përse Ministria e Energjitikës reagoi vetëm pas bërjes publike të çështjes dhe deri në atë moment nuk i dha asnjë përgjigje zyrtare letrës së dërguar nga Ministria e Mjedisit, që në 10 Janar të vitit 2018? Kush e ka bërë ndryshimin e gjurmës dhe çfarë do të thotë kjo për kanionet? Përse Edi Rama në statusin e tij la të kuptohej që nuk kishte dijeni për fabrikimin e ndryshimit të koordintave, ndërkohë që kishte marrë një letër shqetësimi nga Meta që në Mars të vitit 2017? A do të ishte anuluar ndërtimi, në rast se çështja nuk do të ishte bërë publike?

Dhe pas këtyre pikëpytjeve, ka një tjetër pyetje edhe më të madhe, që nuk rrezikon vetëm Osumin, por edhe Vjosën, Valbonën e Nivicën: A do jetë e ardhmja e Shqipërisë, turizimi apo hidrocentralet?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME