Kriza e Vllaznisë lë në hije festën e 99-vjetorit të klubit

Vllaznia feston 99-vjetorin e themelimit. Më 16 Shkurt 1919 u krijua klubi më i vjetër i futbollit në Shqipëri, që konkretizoi pasionin e përhapur për këtë sport në vitet e para pas Pavarësisë.

Një sport që nxiti menjëherë interes të madh dhe që nisi të praktikohej ndërmjet lagjeve të vjetra në Shkodër.

Vllaznia mori formë nga bashkimi i shoqatave “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha”, të cilët krijuan një shoqëri të vetme.

Ndoshta, pa qenë edhe vetë të vetëdijshëm, ata i dhanë formë klubit të parë të futbollit në vend, që përpos faktit se nuk kishte vetëm program sportiv, luajti një rol tejet të rëndësishëm në edhe zhvillimin e disiplinave të tjera sportive, si çiklizmi, atletika e hipizmi.

Shkodra cilësohet si “djepi i futbollit” shqiptar dhe me ngjyrat kuqeblu kanë luajtur legjenda si Loro Boriçi, Muhamet Dibra, Xhelal Juka, Bimo Fakja, Met Vasija e shumë të tjerë.

Si klubi më i vjetër dhe një ndër promotorët e organizimit të kampionatit, Vllaznia është një prej skuadrave më të suksesshme të futbollit në Shqipëri, me 9 tituj kampionë të fituar, 6 Kupa të Shqipërisë dhe 2 Superkupa.

Megjithatë, prej vitesh ky emër i madh ndodhet në vështirësi. Edhe gjatë këtij sezoni skuadra lufton për mbijetesën. Një situatë që nëse vazhdon e tillë rrezikon ta lejë klubin në harresë.

Harresë si ajo për të organizuar qoftë edhe diçka simbolike për 99 -vjetorin e themelimit nga drejtuesit e skuadrës dhe ata të qytetit.

Te gjithe shpresojnë se vitin e ardhshëm, festa jubilare e 100-vjetorit do t’i gjejë sërish mes më të mirëve të kampionatit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME