Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi në banesë iu gjetën kokainë me vlerë gjysmë milion euro. Të ndaluarit bënin jetë luksoze, por ishin të papunë.
Dyshimet e policisë u shtuan më shumë nga hyrje daljet e personave të ndryshëm në banesën e tyre në rrugën Don Antonelli, ku më pas u gjetën 6 kilogram kokainë,
që e shitur më pas do të kishte vlerën gjysmë milioni euro.
Droga sipas policisë vinte nga Spanja dhe Hollanda dhe më pas shitej në të gjithë Lombardinë.
Militarët u futën në aksion pas një serie lëvizjesh, kur panë të rinjtë që po i drejtoheshin garazhit; ku në brendësi nuk ishin parkuar vetëm makinat e tyre luksoze, por edhe 6 pako me kokainë, si edhe katër litra me amoniak për të kryer procesin e rafinimit të kokainës.
Po në të njëjtën bastisje u gjetën edhe 100 gram kokainë, të fshehura në një frigorifer në kuzhinë
Në autoveturën e njërit prej shqiptarëve, një Volksvagen Pasat, u sekuestruan gjithashtu 1380 euro, të cilat mendohet se vinin nga aktiviteti i shpërndarjes së drogës.