Ditë historike për Shqipërinë. Dy atletë janë shpallur kampionë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.
Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3 mijë metrave.
Gara ka qenë mjaft e fortë, por në fund ka triumfuar shqiptarja duke marrë medaljen e artë.
Luiza Gega siguroi vendin e parë me kohën 9 minuta e 6 sekonda. Stambolli duket se i sjell fat atletes shqiptare, pasi edhe një vit më parë Gega mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave.
Ndërkohë që përveç, Luiza Gegës është shpallur kampion edhe Izmir Smajlaj në kërcënim së gjati. Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m.