Nga Adrian Muhaj
Nji shembull se si përmes nji fotografie mund të shpjegojmë sjellje shoqërore që në dukje janë të pashpjegueshme.
Konkretisht, zakoni i mirënjohur i shqiptarëve të Shqipërisë së sotme për të mos pritur në radhë, për t’u shtyrë pa nevojë,
qoftë kur hipim në autobuz, qoftë kur blejmë në nji dyqan mund të shpjegohet përmes kesaj fotoje.
Gjatë periudhës së diktaturës për shkak të mungesës së theksuar të gjithçkaje nëpër dyqane apo shitore, shqiptarët ishin bërë mjeshtër të
mosmbajtjes së radhës dhe shtyrjes e përvjedhjes në radhat e gjata te pritjes neper dyqanet çerek plot dhe treçerekë bosh.
Prandaj, ne se nuk ishe i zoti ne shtyrje, mbeteshe pa gje dhe nuk dihej se kur do te jepej serish rasti te blije nga dyqani cerekbosh, sepse radha vetem shtohej…