Po Mos T’ishte Nji’ky Burrë, Kurrë N’Shqipni S’u Ngrit Flamur.

Nga Fritz Radovani

■ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI TREGON: “Kam pas nderin me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim de Rada . Tue u gjetë përpara t’amblit kangtar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë..,

e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipninë, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe…!”

■AT JUSTIN RROTA THOTË PER LUIGJ GURAKUQIN: «Gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár.»

■AT GJERGJ FISHTA NË 1920 SHKRUEN PER GURAKUQIN: “… Të tham të verteten se m’âsht dashtë t’skuqesha për inferioritetin t’em. Âsht e kotë të gënjehemi.

N’se përjashtohet Gurakuqi qi vetëm ai ka nji kulturë të përshtatshme, ka nji atdhetari të shëndoshtë dhe nji njohuni të gjânë për njerëzit dhe për sendet e Shqypnisë, asnji nga anëtarët e qeverisë, kjoftë të saj së maparshmes, kjoftë të së tashmes, nuk mund të thotë se e paraqet dejsisht Shqypninë e të mbrojë si duhet interesat e saj.“

■RADOMIR NACHTINGALL E ÇMONTE ME KËTO FJALË GURAKUQIN: “Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë.”

■AT ANTON HARAPI E PYET NË DHJETOR TË 1924 GURAKUQIN: “Si me falimentue kështu, Luigj? Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie? Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s’kishte qitë. U kuq, ju muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes: –

Padër Anton na skredituen (diskredituen) tepër keqas, na kanë deklarue komunista n’opinionin publik t’Europës. Për Zoten, nuk due t’iku, por po ndeja unë këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m’vjen si trathtí ta marr në qafë popullin e shkretë”.

■“Burrit vërtetë burrë, Luigj Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, –

dedikimi i veprës “Andrra e Prêtashit” kushtue Luigj Gurakuqit nga Padër Anton Harapi.”   15 PRILL 1997:  TEK URA E LUMIT LANA NË TIRANË..

■MË TREGOI SKULPTORI KRISTAQ RAMA: “..Nuk di sesi mu dha me e pyet  Profesor Kristaqin: “Profesor, pse në Monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në Vlonë, që u vendos me rastin e 60 vjetorit në vitin 1972, mungon figura e Luigj Gurakuqit ?”

Ai më dha këte përgjegje: “Jé i pari njeri që më pyet për këte çeshtje dhe unë po të pëgjigjem ashtu si është qenë e verteta. Mbasi e kishim perfunduar punën në baltë dhe do të bëhëj derdhja në bronx, njoftuam Komitetin Qendror të P.P.SH, për të derguar personat që do t’a aprovonin dhe pastaj, përfundonte çdo gjë.

Në ditën e caktuar erdhi shoku Ramiz Alia bashkë me disa shokë të tjerë. Mbetën të kënaqur! Na përgëzuan dhe si gjithnjë shprehën mirënjohjen e Partisë për vepren tonë. Kur erdhi momenti i ndarjes, as unë nuk e di sesi u shkëput nga turma shoku Ramiz, dhe si në veçanti duke më terhequr nga krahu, mu afrua miqësisht dhe më tha në vesh: – Kristaq, ju shikojeni edhe vetë me shokët këte që po të them,

por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik! Posa ikën ata, unë ia tregova biseden Odhise Paskalit që ndodhej aty dhe dy shokëve të mijë me të cilët punoja veprën, Shaban Hadërit dhe Muntaz Dhramit.

Të nesërmën në mengjez i futem spatolat dhe mu në vendin bosh që është edhe sot, pranë Ismail Qemalit, ka qenë Luigj Gurakuqi.

Motivi i dhenë nga Ramizi për Luigjin në lidhje me Klerin Katolik, nuk na lejonte asnjë hapsirë për diskutim. Po më vjen mirë që pata rastin për t’ ia treguar një shkodrani këte mëllef të Ramizit,

për një figurë aq të madhe dhe të pastër Kombëtare, siç ka qenë Luigj Gurakuqi! Kështu, ajo vepër mbet e gjymtuar!…”

■Qeveria e Tiranës dhe Akademia e Shkencave, vazhdojnë zbatimin e porosive të lanuna nga diktatorët komunistë, të cilët, po e sundojnë edhe per së vdekuni Popullin Shqiptar ! Melbourne, 26 Nandor 2017

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...