“Fundja në parajsë ka ushqim…”

“Fundja në parajsë ka ushqim”…ky është titulli i videos së realizuar nga BBC për fëmijët në Ghouta të Sirisë, i bazuar në fjalët e një nëne që po sheh të birin duke vdekur.

Në video shfaqen fëmijë të tmerruar të cilët tregojnë atë që ka ndodhur. “Aeroplanët e luftës bombarduan shtëpitë tona. Shpëtoni Ghouta!”

Fëmijë e të rritur të gjakosur që vrapojnë në rrugët e një qyteti të rrënuar ndërsa ambulanca e ka të pamundur të japë shpresë për të gjithë.

“Po pres që im bir të vdesë. Të paktën do t’i pushojnë dhimbjet. Isha duke i bërë bukën kur na ra çatia mbi kokë. Ai po shkon drejt parajsës, të paktën atje ka ushqim”, thotë një nënë me lot në sy.

Një nga imazhet më të tmerrshme të pasojave të luftës në Siri ka qenë morgu i mbushur me trupa fëmijësh.

Mbi 500 civilë, mes tyre 121 fëmijë janë vrarë gjatë bombardimeve intensive njëjavore të forcave siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut.

Pas këtyre bilanceve Këshilli i Sigurimit të OKB ka aprovuar në mbledhjen e kësaj të shtune rezolutën për 30 ditë armëpushim në Siri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME