Reshjet e dëborës kanë vështirësuar këtë mëngjes qarkullimin në disa akse rrugore të vendit.
Automjetet të cilave u është dashur të qarkullojnë pa nisur orari zyrtar i punës për borëpastrueset janë ndeshur me rrugë të ngrira dhe në akse nacionale si lezhë-fushë krujë ku ka pasur edhe munges kripe.
Policia ka ngritur postblloqe dhe bën thirje për kujdes në këtë segment.
Qytetarët që udhëtojnë raportojnë në top channel se borëpastrueset e para janë parë në afërsi të tunelit në rrugën e kombit në ora tetë dhe se rruga ka qenë e papastruar.
Edhe Peshkopia është gdhirë nën dëborë. Rruga Peshkopi-Qafa e Buallit, Peshkopi-Sllovë-Kukës, janëtë kalueshme me zinxhire ndërsa shumica e njësive administrative janë të bllokuara. Në Zall-Dardhë mungon energjia elektrike. Klos-Bulqize-Peshkopi, reshjet e bores shoqërohen edhe me erëra të forta që bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Aksi Bulqize- Peshkopi është me nje kalim deri ne Fushe Bulqize, dhe raportohet se shpesh herë bllokohet nga stuhia e forte e debores.
Me shumë vështirësi kalohet dhe Bulqize-Klos psi bllokohet qafa e Buallit .
Te bllokuara janë aksi Bulqizë-Kraste Ura e Çerenecit-Stebleve.Bllokuar aksi Qafe e Buallit Zona D ku dhe është ndërprerë puna në minierë.
Të bllokuar Njësia administrative Ostren, Trebisht, Martanesh.Të bllokuar shumë fshatra të Njësisë Zerqan, Shupenzë dhe Fushë Bulqizë.
Të gjitha rrugët nacionale në juglindje të vendit janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, trashësia e borës 30 cm.
Në Voskopojë,ka rënë mbi 40 cm borë. Në Dardhe janë regjistruar 70 cm.
Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës,Pogradecit kanë mbetur të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës,që vijon ende të bjerë.
Top Channel