Kosova mund të jetë djep i krishterimit në Ballkan, në Evropë dhe më gjerë. Një ekip i arkeologëve turq pretendojnë se gjetën themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës.
Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve.
Shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya beson se këtu ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë dhe jo vetëm në Ballkan.
“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara.
Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya, citon Klan Kosova.
Në këtë zbulim nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.