Një grup nxënësish janë përfshirë në një sherr masiv që ka degjeneruar në grushte e shqelma.
Opinion.al sjell pamjet e ngjarjes që ndodhi pak momente më parë në Tiranë në rrugën “Ali Demi” përballë ATSH-së. Në këtë zonë gjendet gjimnazi “Ismail Qemali”
dhe shkolla 9 vjecare “1 Maji”.
Siç shihet policia ka ndërhyrë për ti ndarë, ndërsa nuk dihet nëse ka nxënës të lënduar nga ky sherr.
Pritet të mësohen informacione të tjera rreth ngjarjes.