Ndryshimi i temperaturave në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar problemet e para.
Për shkak të erërave të jugut, deti në Velipojë ka kaluar të gjithë rërën e plazhit dhe ka hyrë në brendësi të zonës.
Duket se ky fenomen do zgjasë disa ditë, çka vështirëson edhe derdhjen e ujërave të lumenjve të Shkodrës
në det.
Aktualisht, uji ka mbërritur deri tek shëtitorja e plazhit.
Në gjithë gjatësinë prej 14 kilometrash në Velipojë,
zona e rërës është mbuluar nga uji, niveli i të cilit ka shkuar deri në 60 centimetra.