Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali

Një konflikt i çastit mes disa shqiptarëve në Itali ka agravuar në përdorimin e thikave.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme në sheshin “Piazza del Nettuno” në Bolonja.

Raportohet se dy adoleshentë shqiptarë të moshës 17 vjeç, pas një konflikti verbal në zonën e Salaborës, janë përleshur duke përdorur edhe thikat.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me grupimet e vogla të shpërndarjes së drogës në zonën e Bolonjës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME