Tragjedia e familjes rome dhe mungesa e një pediatri në Tepelenë

Një fëmijë 10 vjeç humbi jetën sot në shkallët e spitalit të Tepelenës. Siç ka treguar i ati, djali vuante nga migrena dhe ditët e fundit ishte prekur nga gripi. Një ditë më parë, ata e dërguan tek mjeku i familjes e më pas tek spitali i qytetit të Tepelenës. Fëmijës i ishte bërë qetësues si dhe i ishte dhënë antibiotik, por gjendja e tij ishte përkeqësuar në orët e para të ditës së sotme.

Në spitalin e Tepelnës nuk ka mjek specialist për fëmijët, ndaj një ditë më parë i kishin sugjeruar familjarët ta dërgonin në Gjirokastër për kontroll tek pediatri. Por ata nuk e kanë bërë me gjasë edhe prej pamundësisë ekonomike.

“Prej një viti e gjysmë fëmija vuante nga migrena. Ne e cuam me temperaturë 39 në spital, ata i bënë një gjilpërë dhe pastaj i zbriti në 36 gradë. Mjekët e spitalit të Tepelenës më thanë ta dërgoj në Gjirokastër por unë nuk e çova. Nuk e çova sepse ai u bë më mirë. Filloi të më fliste”, ka rrëfyer i ati i fëmijës.

Nga ora 4 e mëngjesit sot ai ishte shumë sëmurë dhe tek shkallët më vdiq. Nuk arrita ta coj deri në spital”, tha më tej ai.
Ndërsa e motra e revoltuar thotë: “Nuk i vunë oksigjen, pulsi i punonte, e lanë të vdiste. Do kërkoj të mbyllet fare ky spital i Tepelenës nuk bën më, që do marr hak, do marr hak”.

“Pasi iu bë ultrakorten fëmija u largua. Sot në mëngjes në orën 04:00 familjarët janë paraqitur me fëmijën pa shenja jete dhe me cianozë. Fëmija vuante nga sëmundje kronike, me meningit që kishet kaluar në moshë të mëparshme dhe me migrenë . Fëmija ka marrë antibiotik nga mjeku i familjes”, tha mjekja e spitalit të Tepelenës.

Banesa e familjes Iljazi ndodhet vetëm 50 metra poshte spitalit ne lagje “15 shtatori”, por fëmija nuk arriti të jetojë, pasi në Tepelenë s’ka mjek pediatër dhe prindërit nuk e ndoqën më tej kurimin e tij. /Opinion.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME