Nga Prilli bashkë me faturën e ujit edhe taksa e pronës: Ja sa do paguani

Në muajin Prill, fatura e ujit për të gjitha familjet në Shqipëri do të jetë më e shtrenjtë. Qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, e agjenti tatimor në këtë rast do të jetë Drejtoria e Ujësjellësit.

Nëse sot një familje në kryeqytet paguan për shtëpinë e tij taksën e pasurisë, në bazë të metrave katrorë që ka, nga Prilli ai do e paguajë atë në bazë të vlerës së shtëpisë.

Mesatarisht, taksa e cila do të reflektohet te fatura e ujit, do të jetë afërsisht 400 lekë (të reja) në muaj, për një shtëpi që ka një vlerë 8 milionë lekë (të reja).

Sipas metodologjisë së re, taksa nuk do të ndryshojë shumë për shtëpitë të cilat ndodhen në periferi, e do të rritet për ato që janë më afër zonave të qendrës.

Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit.

Në planin e saj fillestar, Ministria e Financave mendoi që agjenti i cili do të vilte tatimin ishte kompania OSHEE, por tashmë ka vendosur t’ia lerë në dorë pushtetit vendor, deri në ngritjen e kadastrës fiskale.

Çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës.

/Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME