PAMJE/ Ky është fshati Obot, ku shkohet veç me varka

Në fshatin Obot nuk mund të depërtohet veçse me varka. Janë përmbytur 1000 ha tokë si dhe 370 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative.

Në fshatin Obot, Forcat e Armatosura nga Reparti Ushtarak Vau-Dejës kanë shkuar për ndihmë për transportimin e komunitetit me 1 mjet transporti dhe 2 varka.

Në fshatin Obot të gjitha segmentet rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur

dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2.

Ndërkohë banorët pretendojnë se përmbytja ka ardhur nga shkarkimet e HEC-eve.

Pamjet më poshtë të TV Ora News e tregojne me mirë situatën

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME