Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve të bëra nga Bashkia Shkodër , në Njësitë Administrative Ana e Malit dhe të Dajçit fatkeqësisht, situata e përmbytjeve është në përkeqësim të
vazhdueshëm.
Deri në këto momente, janë 650 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit : Fshati Mushan(kënetë+argjinaturë) 245 ha,
fshati Shirq 210 ha, fshati Darragjat 30 ha, fshati Suka-Dajç(kënetë)- 65 ha, fshati Dajç(kënetë) 100ha. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta
foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere + jonxhe 151 Ha
2. Bimë dekorative 5 ha
3. E pakultivuar – 494 ha
Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 16 familje.
Niveli I ujit ka pësuar rritje me 20 cm të tjera.Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e
Malit, situata vijon të precipitojë negativisht. Nuk mund të kalohet më as me makinë ushtrie por vetëm me varka.
1150 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 550 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me
kultura bujqësore vlerësohet në 840 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 665 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8.Agrume 1 Ha
9.Tunele 1 Ha
10.Pemëtore 3 ha
Në njësinë administrative Bërdicë, në fshatin Trush janë të përmbytura rreth 250ha tokë.
Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz ka filluar të dale ujë nga argjinatura. Niveli I ujit është rritur shumë.
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km.
Në njësinë administrative Rrethina , në fushat e Zuesit është rritur niveli i ujit me 20 cm.
Specialistët në terren, kanë bërë një vlerësim paraprak të demëve të shkaktuara nga përmbytjet në këto njësi administrative, vlerë e cila mund te rritet me vazhdimin e metejshem te gjendjes se përmbytjes.
Paraqiten nevoja ditore nga fermerët për bazë ushqimore:
Nevojat për bazë ushqimore ditore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat 3845 kg/ ditë
Bar i thatë 7190 kg/ditë
Silazh 3135 kg/ditë
Të dhënat për nr e kafshëve në dy Nj.A. :
Gjedhë 637 krere
Të imta 458 krere
Derra 70 krere
Ripërsërisim se , Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshmë në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.
Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.