Ndërkohë që pret ekstradimin drej Shqipërisë, ish-truproja personal i Sali Berishës ka bërë një tjetër rrëfim tronditës ditën e sotme.
Izet Haxhia ka zbuluar rolin që ka patur Fatos Klosi dhe Berisha në trazirat e 14 shtatorit, dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit.
Sipas tij, “organizatori i këtij grushti shteti” ishte Berisha, i cili ka kërcënuar Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë një zarf me plumb.
Në një rrëfim për “Panorama”, ai ka deklaruar se:
Klosi, duke qenë një i zgjedhur i klanit të Rexhep Meidanit që ishte në luftë për pushtet me Fatos Nanon,
ka pasur rolin e tij në 12 dhe 14 shtator, me veprimet dhe mosveprimet e tij. Me anë të patriotit dhe mikut të tij, Kastriot Islami kërcënonin e frikësonin
Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë zarfin me plumb se, sipas tyre, Nano do të vritej nga rebelët e PD
dhe nga ana tjetër, me anë të provokatorëve të SHIK-ut në radhët e demonstruesve, i hidhte benzinë konfliktit dhe akteve të dhunës kundër shtetit.
Berisha ka qenë organizatori i këtij grushti shteti sepse që natën e 12 shtatorit, ai ka grumbulluar rreth 30 vetë në selinë e Partisë Demokratike dhe ka deklaruar që duhet të hakmerremi për vrasjen e Azemit.
Planet e grushtit të shtetit janë vënë në zbatim nga pjesëtarë të SHIK-ut të Gazidedes, por ka pasur edhe përfshirje të forcave të FARKUT të Bukoshit, të instaluara në Laprakë”.