TAKIMI I ETNOGRAFES FRANCEZE JACQUELINE BENEZECH ME PRËK CALIN NË VERMOSH TË KELMENDIT (TETOR 1938)

«Prënk Cali erdhi drejt nesh duke zgjatur duart dhe me një fytyrë energjike dhe një buzëqeshje të mrekullueshme. Që me shikimin e parë ishte shumë simpatik.

Një gjigand i vërtetë. Ishte i gjatë të paktën 2 metra. Ishte i veshur shumë pastër me kostumin e Malsisë së Madhe, një kostum me një elegancë të veçantë. F

lokët i kishte të bardha dhe mustaqet të shkurtra që spikasnin në figurën e tij të gjatë e të dobët. Natyrish, brezi i tij ishte i zbukuruar me një revolver të madh, një tjetër me një dorezë fildishi apo prej kocke, një model si ato që mbreti u jepte atyre që do t’i shpërblejë e nderojë.

Prënk Cali ishte në Vermosh më shumë se një fisnik. Ai ishte kapedani, një titull honorifik që s’ka asnjë vlerë administrative. Le të themi se është njeriu më trim

dhe prijësi natyral i këtij vendi, pas të cilit në rast lufte radhiten të gjithë njerëzit e tribusë, madje edhe tributë fqinje.
[…]
Shkuam të shëtisnim në lumë me Prënk Calin, i cili na shpjegoi linjën e kufirit mbi shpatet fqinje. Kishte një lloj krenarie, sepse pikërisht ai me disa luftëtarë të tjerë luftoi gjatë shumë viteve që kjo copë tokë t’i kthehej Shqipërisë.
[…]
Prënk Cali ishte tepër i vëmendshëm ndaj meje, ndërkohë që Bonati vazhdonte përpara pa kthyer kokën. Në çdo përrua apo mur, Prënka kthehej pas që të më ndihmonte për ta

kapërcyer. Isha e detyruar t’i buzëqeshja dhe ta falenderoja, duke ngritur kokën drejt tij sikur të shikoja nga Notre-Dame [katedralja e famshme e Parisit]. Ishte një lartësi prej 50 cm sipër meje, jo pak.
[…]
Para se të vijmë këtu, René donte të fotografonte Prënk Calin, që me pushkën e tij kishte një pamje të hatashme.
[…]
Fotografuam shtëpinë e Prënk Calit si dhe Pashkën [gruan e Prënk Calit]. Kishim përshtypjen se po bënim fotografi miqsh ose portrete familjare. Hëngrëm një darkë të mrekullueshme.»

Etnografja franceze Jacqueline Benezech nga Bordeaux (Francë) në vitin 1938 ndërmori bashkë me bashkëshortin René Benezech një mision për “Muzeun e Njeriut” në Paris (“Musée de l’Homme”) për të zbuluar jetën dhe botën shqiptare.

Dorëshkrimi sipër, i shtypur me makinë shkrimi, ishte dorëzuar në ambasadën shqiptare në Francë, por kishte mbetur aty me dekada i pabotuar. Regjimi komunist e konsideronte Prënk

Calin armik të popullit.
Prënk Cali ishte prijës i Kelmendit në luftë kundër sundimit turko-osman, kundër mbretërive serbo-malazeze si dhe kundër pushtimit komunist. Ai mbrojti kufirin verior të Shqipërisë

kundër ekspasionit të shtetit malazez. Prënk Cali u pushkatua në zall të Kirit nga cubat partizanë të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Dokumentarin kushtuar Prëk Calit mund ta shikoni këtu.

/kallnori.org/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME