Gjaku shqiptar në venat e Europës

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Dr. Çlirim TOCI

Akademia e Forcave të Armatosura

Shqiptarët prej shekujsh kanë qenë prezent në Perëndim, në memorien historike të Europianëve, aq sa akademikët bashkohen në pikëpamje, se, “..shqiptarët janë kasta luftëtare e Ballkanit, me armë në dorë”.

Ilirët, Arbërit, Shqiptarët kanë bërë emër falë zotësisë e urtësisë si drejtues administrator të zotë por edhe luftëtarë të spikatur nëpër shekuj. Kështu për rreth 3 shekuj (251 – 565), perandoria e Romës u mbizotërua nga perandorë ilirë; ndërsa apo osmane në rreth gjashtë shekuj të ekzistencës së saj 100 vjet është sunduar nga shqiptarë.

Të tjerë shqiptarë të shquar në lëmin ushtarak, politik, diplomatik etj., kanë shkëlqyer përgjatë shekujve me atë çfarë i kanë ofruar Europës dhe europianëve.

Në hershmërinë mesjetare, shëmbëlltyra tipike e stradiotit të dikurshëm “albanoi”, tregon për shqiptarë pjesëmarrës në strukturat ushtarake të papatit e Venedikut, në kryqëzatat e Karlit VIII e të Luigjit XII të Francës, në luftërat nga Spanja në Holandë, në atë të agimit rilindjes

italiane, franceze e europiane, gjatë krejt shekujve XIV-XVII deri në strukturat ushtarake napoleoniane të fillimit të shekullit XIX.

Po kështu tradita ka vijuar gjatë dy luftërave botërore, e deri tek ushtarakët e sotëm shqiptar, të integruar në strukturat ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior. Europianët kanë parë nga afër mençurinë, trimërinë, gjakun e derdhur të shqiptarëve edhe në hapësirën europiane.

Me të drejtë historiografia ka vërtetuar memorien historike të luftrave në Europë që shkojnë nga lashtësia në ditët tona. Edhe pse kujtesa historike shkon nëpërmjet lumenjsh gjaku, nëpërmjet luftërash të dhunshme sa në Lindje në Perëndim, kjo është dëshmi e shekujve.

Kompanitë stradiote shqiptare janë udhëhequr me sukses nga kapitenë, gjeneralë, pashallarë, kapedanë me e pa grada por me një histori europiane të shquar. Kështu prijësat Pirrua i Epirit, Skënderbeu i paepur gjithmonë fitimtarë, gjeneral Gjergj Bashta me luftëtarë të spikatur, prijësat Mërkur Bua, Marko Boçari që ishin luftëtarë të mëdhenj, legjenda e famshme

shqiptare Mehmet Aliu Kavalla e Ibrahim Aliu në Egjipt, Jemen e në gjithë Gjirin Persik.

Aktiviteti luftarak në kohët e ndritura të Ilirisë, të Arbërit, të mesjetës e deri në shekujt kur shqiptarët i ofronin Europës siguri kanë shkuar edhe më tej ndërkohë që shqiptarët me tiparet e spikatura të luftëtarit të shekujve shkuan deri në Indi nën Aleksandrin e Madh, në Egjypt me prijësin e famshëm Mehmet Pashë Kavalla si dhe më në lindje në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani për të cilët flet Aristidh Kola tek “Arvanitasit”, Prof. Etienne Tiffou tek

“Hunza Proverbs”, publikim i University of Calgary Press, Calgary, 1993; apo edhe dijetari amerikan me origjinë hebre Dr. Jay Milton Hoffman, i cili botoi më 1985 librin “Hundëza”, si një copëz ilirie, ku jetojnë dhe sot rreth 50 mijë vetë në një luginë rrethuar me male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit, ku vendi quhet Nuristan që do të thotë Tokë me dritë.

Edhe në kohët moderrne na shfaqet, po ai shqiptar historik, zanat i parë i të cilit ishte thjesht të qenit luftëtar, qoftë ushtmbajtjes ngadhënjyes në falangat e Aleksandrit të Madh, të Pirros e të perandorive ilire e romake, qoftë stradiot i hovshshëm e vetëtimë në kalorësinë e lehtë europiane, qoftë më në fund jeniçer i tmerrshëm e i pathyeshëm i vezirëve të mëdhenj shqiptarë që jetën e shkrinë për osmanët.

Perceptimi europian mbi shqiptarin me “armë në brez”, është tejkaluar ndërkohë që faktorët historikë në thelb lidhen me kontributin e djersës dhe gjakut shqiptar në ripërtëritjen e Europës, duke ofruar shpirt nga shpirti vital energjik i shqiptarëve.

Lidhjet shqiptare me europianët i gjejmë edhe në martesat për qëllime strategjike. Historia njeh edhe një dashuri me shikim të parë, e princit Andrea Topia me Princeshën franceze, Helena D’Anjou.

Iluministët dhe humanistët europianë kanë shprehur vlerësimin për shqiptarët nëpërmjet Rable, Ronsar, Obinje, Volter, Bajronit, Shatobrianit, Lamartinit, Dyma-së, Hygo-it etj.

Europianët i kanë njohur shqiptarët edhe përmes tablove të Delakruasë, Lirit, Augustit, Zheromit, Dekampit etj.

Por padyshim europianët kanë parë e prekur edhe një fenomen që ka më shumë se pesë shekuj që nuk ndalon: emirgimi individ, familjar, fisnor e më gjerë edhe krahinor drejt Napolit, Siçilisë, Venedikut, e më tej gadishullit iberik e Europës në çdo skaj të saj, që në një farë mënyre janë gjymtyrët dhe urat bashkuese të një kombi që pulson njësh me Europën.

 

Pirro i Epirit (319 – 272 pK) ishte Mbret i Epiriotëve dhe Molosëve, që në moshën 12 vjeçare, por dhe një nga gjeneralët dhe sundimtarët më të shquar të fisit ilir të epirotëve. Pirrua u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi një shtet të pavarur që mori emrin e vet Epiri. Aleat dhe kontribues në çlirimin e popujve italian që ishin në luftë me Romën.

Falangat ushtarake që krijoi ishin të pathyeshme aq sa ushtarët e tyre e thërrisnin me emrin “shqiponjë”. Fama e tij kapërceu kufijtë e Ilirisë veçanërisht kur u erdhi në ndihmë italianëve më 280 p.K., kur kaloi Otranton me forca e mjete: 20000 këmbësorë, 3000 kalorës, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 20 elefantë, që italianët i shikonin për herë të parë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Ushtria e Pirros kishte në përbërje nga kaonë, molosë dhe thesprotë, “tre fise të lindur për luftë”.

Pirro arriti fitore të dhimbshme me shumë sakrifica e humbje, kundër ushtrive romake, aq sa në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica e humbje të konsiderueshme. Pirrua u nderua nga banorët e Sicilisë me titullin “prijës e mbret”. Monedhat e prera në Sicili mbanin emrin e mbretit epirot.

Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vehtes, të tretin. Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricien ushtarak. Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat per fat të keq nuk na janë ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte një udhëheqës ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër një barrë që ishte jashtë fuqive të Epirit: të krijonte një perandori.

Këto plane e hodhën atë në një varg luftrash që përfunduan pa sukses. Gjatë sundimit të Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisë. Luftrat e vazhdueshme u forcuan shumë pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij; institucioneve të rendit fisnor iu dha një grusht i rëndë. Plaçka e luftës dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan aristokracinë epirote dhe e bënë një burim për zhvillimin e mëtejshëm të skllavërisë në Epir.

Por këto lufta të përgjithëshme i shkaktuan Eprit humbje të mëdha në njerëz dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë të popullsisë së Epirit. Në betejën në Heraklea, pranë Tarentit (280 para Kr.) Pirroja u ndesh me një ushtri Romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Në veprën “Historia Natyrore”, Plini shkroi për një dukuri të pazakontë që ndodhi në Romë: “Ditën që vdiq Pirrua, kokat e prera të kafshëve të flijuara rrokullisen në tokë, duke lëpirë gjakun e tyre, një shenjë kjo jashtëzakonshme…

Studiuesit dhe historianët kanë identifikuar bustin e Pirros, të gjetur në Herkulan, rrëzë malit të Vezuvit, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Napoli. Pirrua i Epirit u vra aksidentalisht pas fitores së vitit 272 pK., në moshën 47 vjeçare në qytetin Argo, kur një grua rrëzoi padashje një tullë nga ballkoni. Pirrua i Epirit ngeli një figure e ndritur gjeneraliste

teorike dhe praktike, e shkëlqimit shqiptar të kohës aq sa edhe heroi ynë kombëtar Skënderbeu, e thoshte me mburrje e krenari: “Jam pasardhës i Pirros së Epirit”.

Gjaku i Zambakut francez anzhuin në oxhakun e madh të Topiajve

14713604_10207370127587593_3393421039598892838_nJo vetëm Europa, por dhe më gjerë ka mësuar një histori reale ku përshkruhet në Kujtesën apo Memorien e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510, në vitin e vdekjes Princit Karl Topia bashkëkohës e bashkëluftëtar i Skënderbeut. Nga Gjoni kronikat e kohës i gjeti historiani gjerman Karl Hopf që solli deri në ditët tona një ngjarje të pazakontë të publikuar në Paris në vitin 1873, ku një princeshë franceze dashurohet me një princ shqiptar të fisit të Topiajve. Është e dokumentuar

se, Princesha Helena D’Anjou ka qenë vajza e jashtëligjshme e Mbretit Robertit të II-të Anjou (1277-1343), që njihej edhe si “Roberti i urtë”. Roberti i II-të Anjou ishte djali i Mbretit Karli i II-të Anjou (1254-1309) i njohur me pseudonimin “Le boiteux (sakati)”. Ai ishte personalitet i

shquar i kohës, ku sundoi me shumë tituj, si; Mbreti i Napolit, Mbreti i Arbërisë, Princi i Salernos, Princi i Akajes, Kont i Provancës dhe i Anzhusë (Anjou) etj… djali i tretë i Karlit II Anjou dhe babai i Princeshës Helena D’Anjou, pra Mbreti Roberti II Anjou kishte trashëguar i

titullit: Mbreti i Napolit ku sundonte gjithë Italinë jugore dhe një pjesë të madhe të Arbërisë mesjetare. Helena e u nis me një anije mbretërore nga Brindizi drejt gadishullit Peloponez, ku e priste bashkëshorti i saj; perandori “Filip de Cortenay”, por sapo anija doli në det të hapur, filloi stuhia detare e fuqishme sa i detyroi marinarët të lundrojnë sforcuar drejt brigjeve të Arbërisë. Anija mbretërore që transportonte Princeshën Helena D’Anjou bashkë me pajën e

martesës, u ankorua në skelën e Durrësit. Kapiteni i anijes princërore priste deri sa të pushonte stuhia e tmerrshme. Lajmi për ardhjen e vajzës së Mbretit Robert, bëri bujë dhe vasali i tij, Konti Tanush Topia (1338) dërgoi djalin e tij Andrea Topia në krye të një delegacioni zyrtar arbëror, që shoqëroheshin nga një eskortë e armatosur nën komandën e Andreas.

Andrea Topia u magjeps nga bukuria e Princeshës europiane Helena, një vajzë e gjatë, me sy blu dhe me flokë të verdhë të gjatë… Helena sa pa princin Andrea përjetoi një dashuri me shikimin e parë me princin e ri shqiptar. Princi ju përgjigj dashurisë së artë që erdhi nga deti.

Por Helena përpara takimit të imponuar me princin francez të Moresë Filip de Cortenay, zgjodhi me zemër të riun arbër Andrea Topia. Të dhënat e dokumentuara flasin se, Andrea Topia e kishte parë Helenën për herë të parë në kështjellën e Durrësit, kur ajo kishte ardhur

me anije vetëm sa për të kaluar një mbrëmje dhe për t’u nisur pastaj brigjeve të Peloponezit, ku e priste i fejuari. Nga zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve babai i saj nuk e fali kurrë të bijën Helenën. Andrea Topia e rrëmbeu vajzën e Mbretit Robert, pa llogaritur fuqinë e mbretit të Napolit si dhe pozitën e babait të vet Tanush Topia si vasal i mbretit të fuqishëm të Napolit. Helena kishte turpëruar të atin në sytë e Filip de Cortenay princin francez të ishujve të Moresë, dhe do të vuante pasojat e hakmarrjes gjakatare të babait të saj. Topiajt nuk përfillën kërcënimet e ardhura nga Guvernatori francez në Durrës, që deklaronte se, “mbreti

do dërgonte ushtrinë dhe do t’ja digjte të gjitha pronat”. Çifti i ri u vendos për të jetuar në krahinën e Matit ku ishte edhe origjina e Familjes Topia. Fakt është se Topiajt ndiheshin mjaft të fortë edhe për të bërë Aventura përballë një mbretërie. Emri Topia dokumentohet për herë të parë në vitin 1274 kur kalorësi Arbër me emrin Topia, Miles Topia, nënshkruan një marrëveshje me Mbretin e Napolit Karl Anzhu. Më pas Topiajt themeluan qytetin e Krujës, që

do të thotë krua/burim uji në vitin 1338. Tanush Topia, babai i Andreas merr titullin “Kont” nga Mbreti Robert i II-të Anjou (babai i Helenës) dhe shpallet sundimtar i të gjithë territorit nga lumi Mat dhe deri në Shkumbin ku kishte dy qendra kryesore; Krujë dhe Durrës etj. Por

rrëmbimi i Helenës nga Andrea Topia e zemëroi shumë Mbretin Robert II, por kur përfaqësuesit e tij e njoftuan mbi dinamikën e ngjarjeve dhe dëshirën e vajzës duke ikur natën fshehtas nga kështjella e Durrësit, Mbreti Robert u betua që nuk do ta falte kurrë të bijën e tij, e cila e kishte turpëruar në sytë e aristokracisë evropiane të kohës.. Mbreti Robert planifikoi ekspeditë ndëshkuese drejt Arbërisë, por Konti Tanushi Topia nga Kruja i dërgoi ambasadorë në Durrës, të cilët u takuan me përfaqësuesit e Mbretit, por dhe me përfaqësuesit e Papës, pasi Topiajt ishin konvertuar në katolikë dhe gëzonin mbështetjen e

Selisë së Shenjtë ku Papa ua njihte të gjitha privilegjet e tyre. Mbreti Robert hoqi dorë nga plani për ta ndëshkuar Arbërinë. Konti Tanushi Topia i dhuroi të birit Andrea dhe nuses së tij franceze Helena kështjellën e Petrelës, që u bë rezidenca e tyre dhe ku lindën dy djem: Karlin dhe Gjergjin. Djali i parë u pagëzua me emrin “Karl Topia (1331-1388)” për të nderuar gjyshin e famshëm të Princeshës Helena; Mbretin e fuqishëm Karli II Anjou (Anzhu), por dhe për të zbutur inatin e Mbretit Robert. Me këtë lidhje martesore, u ndryshua dhe emblema heraldike e Familjes Topia së cilës ju shtua “Zambaku francez (Anzhuin)” mbi kokën e luanit të Topiajve. Karl Topia ishte ndër figurat më të rëndësishme për mbrojtjen e Arbërisë nga

rreziku serb ku edhe në kulmin e fuqisë së Car Stefan Dushanit (1308-1355), arriti të pushtojë Arbërinë, Maqedoninë dhe Greqinë, ai nuk mundi dot që të pushtojë qytetin e

Durrësit, për meritë personale e Princit Karl Topia. Durrësi iu dorëzua Republikës Veneciane në vitin 1391 nga trashëgimtari i tij, Gjergj Karl Topia për ta shpëtuar nga pushtimi Osman. Pavarësisht hakmarrjes së Mbretit Roberti II Anjou, që ra mbi Andrean dhe Helena D’Anjou

Topia që pas pritjes madhështore dhe “faljes” erdhi edhe mizoria mëkatare, gjaku shqiptar dhe europian është bashkuar dhe ka mbijetuar në breza prej shekujsh. Karl Topia, që ngeli jetim në moshën 12-vjeçare më vonë do të shkruante epope lavdie e trimërie në vitet që do të pasonin dhe që Europa e njohu si “princ shqiptar me gjak francez”. Topiajt hynë në luftëra të vazhdueshme edhe me principata të tjerë shqiptare si me Balshajt, Matrangët, Muzakajt

duke pretenduar kështu sundimin mbi tokat shqiptare. Miqësitë dhe krushqitë në periudhën e principatave të arbërit nuk ishin të përhershme. Kështu Anzhuinët sulmojnë Durrësin dhe e

pushtojnë më 1368, por ai çlirohet përsëri nga Karl Topia, pa përfillur protestat e anzhuinëve, të Papatit e të vetë Venedikut, që i trembej gjithmonë daljes së feudalëve shqiptarë në det. Shqiptarët ishin dhe ngelën zot të tokës dhe të detit me mundësi eksportimi të trimërisë dhe lavdisë si dhe në pritje të motit të madh të Skënderbeut, që do t’u siguronte bashkimin.

Skënderbeu kalorës i Krishtit që solli një erë të re për Europën

14702388_10207370132627719_7126767967426131387_nKur trokiste “ora e re e Europës”, Shqipëria shfaqet madhërisht me një histori personaliteti të kohës me Gjergj Kastriotin, që e bën Europën dhe Osmanët që të mbajnë frymën. Toka arbënore sjell në

skenën e historisë europiane një kalorës të Krishtit, një kambanë të ndërgjegjes kombëtare, i cili afirmon dhe shpalos identitetin historik shqiptar si një copëz e pjesë së përbashkët të trupit të identitetit europian. Figura madhore arbërorë shqiptare i bënte nder jo vetëm tokës shqiptare por mbarë ndërgjegjes së kombeve europianë. Çdo fitore e heroit shqiptar në shekullin e XV përcillej me rënien e këmbanave në mbarë Europën. Qndresa heroike shqiptare

Skënderbejane solli një imazh të ri të luftëtarit të vrullshëm shqiptar, zanatçiut të luftrave që i

dha identitet vetë lavdisë europiane të artit të ri ushtarak përfaqësuar nga arti ushtarak shqiptar, taktikat dhe strategjia e luftës rrufe. Gjithashtu dukuria stradiote arbërore ishte shprehje e artit të lashtë ushtarak shqiptar, që po përsosej dhe shndërrohej shumë shpejt në vlerë për artin ushtarak europian, që bota e njeh si “strategjia dhe taktika e kalorësisë së

lehtë shqiptare”, ndërkohë që kalorësia europiane ishte tepër e rëndë dhe krejtësisht e pamanovrueshme. Por koha skënderbejane solli një sërë gjeneralësh dhe gjeneralizmi që

spikatën në fushën e prakticitetit të drejtimit të operacioneve luftarake në terren. Të tillë ishin Gjergj Araniti, Moisi Golemi, Vrana Konti, Lekë Zaharia, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Andrea Topia, bashkëpunëtorë më të afërt të Skënderbeut. Çdo komb ka heronjtë e vet, megjithëse rallë ndodh që një vend i vogël si Shqipëria të ketë një figurë si madhe si Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të fortë ndaj

ushtrive pushtuese osmane, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte

fenë. Gjergj Kastrioti i Shqipërisë, i quajtur Skënderbeg, ishte dhe mbetet në historinë shqiptare dhe europiane madhështor: një dritë shprese, frymëzues gjatë shekujve e periudhave të errëta. Ky nuk ishte një fantazmë mitologjike; ai ishte një individ real, që luajti

rol historik për kombin dhe për botën e qytetëruar europiane e më gjerë dhe kështu hyri në ndërgjegjen kombëtare brez pas brezi. Gjergj Kastrioti ngeli i respektuar prej prijsave të kohës së tij, i nderuar dhe i dashur nga përkrahësit dhe populli i tij. Ai i dha frymë

bashkëpunimit rajonal në shumë fusha. Heroi i shqiptarëve u bë pjesë e rëndësishme e luftës së popujve të Evropës Juglindore, në ballë të së cilës qëndronin shqiptarët, që penguan vërshimin osman në drejtim të Evropës Qendrore e Perëndimore dhe mbrojtën zhvillimin

ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të këtyre vendeve. Një bashkëpunim të ngushtë pati me Venedikun dhe shprehje e këtij afrimi është edhe dhënia e titullit “fisnik venecian”, më 1463, prej dukës Kristofor More, djalit të Skënderbeut, Gjonit, i cili ende ishte fëmijë. Gjoni,

djali i vetëm i Skënderbeut, që kishte lindur në vitin 1454, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. Ai u martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit në vitin 1475, në moshën 21 vjeçare. Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e Skënderbeut me mbretin Ferdinand të Napolit, Papa Piu II,

dukën e Milanos, Françesk Sforca, të cilët formonin bllokun politik më të fuqishëm në Itali si dhe krijoi lidhje me shtete të tjera italiane, si me Mantovën, Sienën, dukatin e Burgonjës, që

përbashkoheshin në frontin antiosman. Me Spanjën dhe me vendet e Evropës Qendrore, si me Poloninë etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimit në to i po atyre dinastive që ishin përkatësisht në Napoli dhe Hungari. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës i forcuan dhe vizitorët e vullnetarët e huaj që erdhën nga vende si Franca e Anglia, dhe luftuan në ushtrinë e Skënderbeut (përmendim më 1457 anglezin Xhon Njupor). Lidhje krijoi

Skënderbeu edhe me vende përtej kufijve të Evropës si marrëdhëniet e tij me emirin Ibrahim të Karamanisë në Azinë e Vogël, kun ë frontin antiosman vend zinte projekti i përbashkët kundër Osmanëve, ku një vend qendror i jepej aksionit të shqiptarëve. Duka i Milanos,

Françesk Sforca, i shkruante Skënderbeut në fund të vitit 1461: “ne kemi po atë detyrim ndaj madhërisë suaj, siç ka dhe Mbreti Ferdinandi dhe që tani e përgjithmonë po afrohemi për

të gjitha nevojat dhe nderet e zotërisë suaj, si një vëlla i mirë e i përzemërt”. Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha Skënderbeu i dhuroi prijësit shqiptar 60 km² dhe një kështjellë që dhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut. Djali i

Skënderbeut pati shumë fëmijë, ku pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700. Donika ndërroi jetë më 1503, në Spanjë, në oborrin mbretëror Aragonez, vetëm pak muaj para të

birit, Gjonit dhe 37 vite pas Skënderbeut duke shuar kështu shpresën e rikthimit në atdhe. Siç ndodh me heronjtë e vërtetë, jeta dhe historia e kohës së tij është plotë me intriga, kundërshtime dhe tradhëti, por edhe me lavdi, dashuri, ideale, krenari dhe vepra kreshnike. Shkencëtarë dhe historian bëjnë hulumtime për politikën, diplomacinë dhe të dhënat që dalin

për vlerat e tij dhe të kohës së tij, aq sa fqinjët duan ta përvetësojnë. Papa i Romës, mbretër,

kardinalë, dijetarë, historianë, kronikanë, biografë, strategë ushtarak… kanë pasur korispodencë me Gjergj Kastriotin ose kanë shkruar libra e vëllime të tëra për të përshkruar

historinë e lavdishme skënderbejane dhe figurën e tij madhështore. Nga lengjendari ynë janë frymëzuar poetët popullorë e folkloristët, shkrimtarët, poetët, dramaturgët, kompozitorët, skulptorët… kanë krijuar, shkruar e kompozuar këngë, legjenda, mite, pjesë teatrale e opera, vargje dhe bëma të heroit tonë kombëtar. Emri Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe epopeja shqiptare e shek. XV ka frymëzuar intelektualë të shquar shqiptarë që e kanë përjetësuar atë në vepra historike monumentale e nga më të shquarat e kohës dhe që kanë pasur një jehonë të gjerë ndërkombëtare, me të cilën ka nisur jetën e vet edhe historiografia shqiptare.

Themeluesi i saj është Marin Barleci, historian humanist i shquar i përmasave ndërkombëtare. Meritë të veçantë ka vepra e humanistit Marin Barleti “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të Epiriotëve” (Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum

Principis), e cila edhe pse paraqitet disa herë me pasaktësira historike, e shkruar me një stil artistik, e përshkruan në një mënyrë të rrallë humanitare e magjepëse jetën trimërore të Skënderbeut. Sami Frashëri theksonte se “Skënderbeu, kujt istoria s’i tregon ndonjë shok a shembëll në trimëri, në dituri, në mendim të drejtë, në njerëzit, n’ëmbëlsit të zemrësë e në madhëri të shpirtit. Gjith pushtetat’ e Evropës q’ishinë atë-herë kishinë shpresë në Skënderbeu, e prisninë shpëtimn’ e Evropësë nga shqiptarëtë”. Emri i Skënderbeut u

propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të Shqipërisë. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, S. Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës. Shqiptarët në gjithë hapësirën ballkanike, e shohin Skënderbeun dhe Arbërinë e tij, si modelin integrues në familjen e popujve të Evropës së Bashkuar. Falë tij, historia shqiptare e periudhës skënderbejane është pjesë e lavdishme e historisë së Evropës e sigurisht Skënderbeu, një personazh shumë i spikatur i saj.

 

Komisari i përgjithshëm të kalorësisë europiane me gjak arbëror

Gjergj Basta është lindur më 30 janar 1550 në Rocaforccata, pranë qytetit të Tarantos të Italisë në një familje me origjinë arbëreshe. Ai rridhte nga një derë e madhe fisnike e shqiptarëve, që bënë epokë në periudhën skënderbejane dhe ishte gjak nga gjaku arbëror që shërbyen sipas mënyrës së vet në Europën perëndimore. Babai i tij, Dhimitri, kishte lindur në

Shqipërinë e Jugut, në Basta (Bashaj), në zonën e Sarandës, në kërthizë të Kaonisë, në zotërim të dikurshëm të venedikasve. Familja Basta me disa fisnikë të tjerë ishte shpërngulur

në provincën e Tarantos, pas vdekjes së Gjergj Kastrioti, më 1468, hyri në shërbim ushtarak, në forcat kalorësiake të mbretit të Napolit. Gjyshi i Gjergjit, Andrea Bashta, bashkëkohës e bashkëluftëtar i Skënderbeut ka qenë edhe pjesëmarrës në ekspeditat e Skënderbeut në Itali.

Origjina e tij është nga fshati Bashaj, që ndodhet në ish juridiksionin e Zhulatit historik, diku në rrugëkalimin Fushëbardhë-Bashaj-Senicë pranë Sarandës, edhe pse duhet pranuar se dokumentat Venedikase, Raguziane, Osmane e të Papat nuk janë studiuar plotësisht. Ka studiues që flasin për Senicën si fshat origjine, (Th. Miho “Gjergj Basta dhe kapedanët e

Senicës”), por në fakt më shumë ajo i përket ish zotërim i fshatit Fushëbardhë pranë vendit të quajtur Bashaj i vjetër, pranë vendlindjes së prijësit të njohur të para 10 shekujve të Papa Zhulit. Gjergji që kur ishte fëmijën u bashkua me repartet e kavalerisë të komanduar nga babai i tij, Dhimitr Bashta në luftrat e Piemontit. Rolin e kapedanit pas babait të tij e trashëgoi

vëllai më i madh i tij, Nikolla. Gjergj Basta i mori mësimet e para në Piemont të Italisë. Më tej ndoqi studimet në Akademinë ushtarake në Hollandën spanjolle, shërbeu në ushtritë e perandorisë spanjolle në Hollandë e Francë (1579-1596); në ushtrinë e perandorisë romake

(gjermane) (1596-1606). Pjesëmarrës në “luftën e gjatë“ kundër pushtimit osman në Europë. Shërbimi i gjerë ushtarak dhe kultura e gjerë bëri që ai të zotëronte 6 gjuhë europiane. Ai shërbeu mbi 35 vjet në ushtri. Organizoi e drejtoi rreth 100 beteja fitimtare në Spanjë, Flander, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, Hungari, Transilvani, Itali etj. Historiografia ka sjellë deri në ditët tona karakteristikat e tij si njeri i besës, nuk falte

tradhëtinë dhe pabesinë, besimtar, krenar, i qartë në idetë e tij, gjithmonë i bindur në lavdi dhe triumf, nuk përtonte kurrë të ishte i pari në betejë dhe të tërhiqej i fundit nga ajo, nuk e njihte humbjen dhe nuk pajtohej me të, njeri që zemërohej lehtë, dyshues, ziliqar dhe me një shpirt hakmarrës. Basta shpejt do të bëhej një prej oficerëve më të shquar të kalorësisë së Ushtrisë së Vendeve të Ulta, duke u vënë në drejtim të organizmave kalorësiake. Në vitin

1579, pasi kishte arritur në Flandër, në Belgjikë, Gjergj Basta përzgjidhet Komisar i Përgjithshëm të Kalorësisë dhe u shndrua në reformatorin kryesor të kësaj trupe. Strukturat kalorësiake që ai krijoi u angazhuan dukshëm në bllokimin e rrugëve të komunikimit, më 1585 në fushatën kundër Brukselit, ku me pjesën më të madhe nga repartet e kalorësisë së Bastës u realizua edhe bllokimi. Për herë të parë solli formacionet “rojeve të lëvizshme”, të cilat bënin sigurimin luftarak nga sulmet e pritat e befasishme. Gjergj Basta u bë i njohur kur ushtria spanjolle marshonte kundër Parisit më 1589, kur mori pjesë në çlirimin e Rouenit në vjeshtë 1591 me gradën e Komandantit të Përgjithshëm të Kalorësisë. Kur ishte në moshën

46 vjeçare kapiten Gjergj Basta vihet në shërbim të Kajzerit gjerman Rudolfit II i Perandorisë së shenjtë që ishte shteti më i madh i Europës perëndimore, në fillim në postin e mjeshtrit të përgjithshëm, në atë të zëvëndësguvernatorit të Hungarisë së Sipërme dhe më në fund të Komandantit të ushtrive habsburgase në Hungari dhe Trasilvani. Fitorja me e njohur e tij njihet ajo në Gorozlo (1601) kundër Zigismund Bathorit, me 40 mijë trupa turq, tatarë dhe kozakë. Gjergj Basta komandoi ushtrinë në Hungari, ku shkatërron kryengritësit heidukë, që i

shkaktoi 12 mijë viktima ndaj 200 luftëtarëve, që ai humbi në këtë betejë. Më 1603 Gjergj Basta, luftoi në krye të ushtrisë perandorake me 60 mijë luftëtarë në Transilvani në përballje me ushtrinë osmane të Ali Pashait në qytetin Pesth. Pjesëmarrës në “luftën e gjatë” 13

vjeçare (1593-1606), kjo qëndresë në të cilën u stopua përparimi i mëtejshëm osmanëve drejt Europës, që e bëri të famshëm gjeneralin Gjergj Basta. Më 1604 Gjergj Basta u emërua Komandant i Përgjithshëm i ushtrive perandorake gjermane në Hungari dhe Transilvani dhe i’u

dha grada “gjeneralfelobriten”, deri aso kohe grada më e lartë në perandori. Ai ishte dhe mbetei një nga kapedanët më të mëdhenj të kohës. Basta është kritikuar nga rumunët dhe hungarezët, për dhunë të tepruar, për eliminim rivalësh, për vrasje të pajustifikuara, për kontroll e administrim absolutist, por historia njeh po aq të dhunshëm për kohën edhe vetë hungarezët e rumunët etj. Këtu duhet të mbahen parasysh kufizimet e kohës dhe rrethanat

imponuese në marrëdhëniet luftarake e diplomatike të tendosura, ku lufta ishte arma e parë e preferuar, ndërkohë që diplomacia zinte peshën më të vogël të mundshme. Por britanikët e italianët gjykojnë se këto ishin në rradhë të parë përgjegjësi e politikës perandorake dhe e perandorit. Gjenerali Gjergj Basta kur ka qenë në shërbim të trupave perandorake austro-

hungareze, njihej si figurë e shquar e artit ushtarak mesjetar për faktin se traktatet e para të strategjisë dhe taktikave të kalorësinë europiane mbajnë firmën e tij. Një praktikë luftarake e ngritur në art në kalorësi luftarake, që u njoh jo vetëm nga habsburgasit por nga mbarë europianët duke u shfrytëzuar si teori dhe praktikë kalorësiake në funksion të fitores në fushëbatejë. Veprat teorike Gjergj Basta i shkroi pasi u tërhoq nga shërbimin ushtarak aktiv dhe në jetën e tij private, që njihet sit re traktatet e Bastës. Vepra e parë është: “Mjeshtri i përgjithshëm i Kampit”/ “Mbi detyrat e shtatmadhorisë”, botuar në Vendik më 1606 si dhe vepra gjeniale “Drejtimi i kalorësisë së lehtë”/“Mbi qeverisjen e kalorësisë së lehtë” (1612),

ndërkohë që kalorësia ishte armë me të cilën ai kishte shkruar faqe lavdie nëpër fushëbeteja. Vepra e Gjergj Bastës është konsideruar si rregullorja e parë organike e kavalerisë europiane. Libri është konsideruar si “bibla” ose “ungjilli” i vërtetë e një komandanti në betejë. Mjeshtëri i

Përgjithshëm i Kampit sot konsiderohet “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm”. Konceptin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të shefit të tij e përpunuan në mënyrë të plotë e të gjithanëshme mendimtarë të shquar gjermanë në shekujt e XVIII e XIX, ku edhe sot thuhet e shprehet për “shtabin prusian”, nga ku është përhapur në të gjithë botën. Botimet e Gjergj Bastës janë

enciklopedike dhe me rëndësi për artin ushtarak europian si dhe paraprirëse të artit dhe shkencës teorike ushtarake. Basta ishte një nga pararendësit e teorisë së artit ushtarak modern, vijues dhe trashëgues të përvojës shqiptare skënderbejane në fushat ushtarake të

Europës Perëndimore. Gjergj Basta shkroi në fakt tri traktate mbi teknikat luftarake, përfshi këtu edhe traktatin për artilerinë, që u përfshinë tek botimi venedikas shb: “Xhunti”, më 1641 “Disiplina ushtarake universale”, me përmbledhje të komandantëve më të shquar, nga 12 traktate. Gjergj Basta është ndër shqiptarët më të njohur të viteve 1600 që është e dokumentuar në enciklopedi, fjalorë e leksikone biografike në mbarë botën. Gjergj Basta “erdhi” në Shqipëri pas më shumë se katër shekuj. Prezantimi është bërë në vitin 1966, gjysëm shekulli më parë në Revistën “Ylli” nga historiani Dhimitër Pilika. Edhe pse ndonjë herë

Gjergj Basta është gjykuar ashpër si “pushtues” e si komandant forcash perandorake, ai kishte jetuar në kujtesën shqiptare, i përmendur në një letër të vitit 1759 nga himariotët, përbri emrave të Pirro Epiriotit, të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, edhe emri i Gjergj Bastës. Më tej ka zënë vend në enciklopedira, botime në revista e gazeta. Gjergj Basta u shua në moshën 57 vjeçare në Vjenë në kryeqendrën e Perandorisë habsburgase, më 20 nëntor 1607, por që në fakt ngeli në memorie të kombit shqiptar dhe të kombeve të Europës. Në metodën e studimit historik thuhet se, për të shkruar historinë mbështetemi tek dy burime

kryesore siç janë: Burimet e shkruara dhe burimet e tërthorta që mund të jenë gojore, etnografike, arkeologjike, gjuhësore, antropologjike, etj. Megjithatë vendin kryesor e zënë burimet e shkruara ku në rastin e Skënderbeut kemi përveç Barletit dhe dëshmitë e Dhimitër Frëngut dhe Andrea Ëngjëllit. Ndërsa për Gjergj Bastën, burimet vijnë nga Paolo Petta,

Pëllumb Xhufi, Dhimitër Pilika, Fatmir Minguli, Fotaq Andrea, Theodhori Miho etj. Dorëshkrimet e letrat e Gjergj Bastës, që gjenden të shpërndara në Arkivin e Bibliotekën e Vatikanit; Arkivin e Bibliotekën Nacionale Qendrore Marciana të Venedikut; Bibliotekën Civico të Muzeut Korrer të Venedikut; Arkivin Shtetëror Hungarez; Bibliotekën Kombëtare Szecheny të Budapestit, Bibliotekën Kombëtare të Vjenës, Bibliotekën Nacionale të Katalanjës etj., janë me vlera për kombin shqiptar. Publikimi për këtë figurë të shquar të artit luftarak, si pjesëmarrës në fushëbeteja, si teoricien i artit ushtarak, për kalorësinë, drejtimin e betejave, artilerinë në

Mesjetë do ta vendosë Bastën dhe veprën e tij në piedestalin e gjeneralistit të mendimit ushtarak botëror dhe pse jo një ndër institucionet e rëndësishme ushtarake mund e duhet të mbajë emrin e tij.

Stradiotët shqiptarë – një epokë e zotësisë dhe mercenarizmit

Stradiotët me energji të pashterrshme-një dorë tek shpata, tjetrën tek plaçka

14716301_10207370138987878_23760122062175151_nNë burimet e shumta shqiptare dhe europiane është një fakt që emri “stratiot” është një emër i njohur i mjeshtrit të përdorimit të shpatës, i mercenarit klasik, i luftëtarit të paepur, zot i luftës, i gjakderdhjes dhe

i plaçkës. Nëse i referohemi Fjalorit Enciklopedik shqiptar, emri “stradiote”, ka këtë përcaktim: “Prej shekullit XIV, kur ushtritë feudale në Europën perëndimore e humbën rëndësinë, fituan

peshë repartet e ushtarëve rrogëtarë, që vinin nga Anglia, Zvicra, Gjermania. Në kushtet e vështira të jetesës nën pushtimin osman, shumë fshatarë të trevave malore, si të Labërisë, Himarës, të Veriut, po edhe nga Greqia, Dalmacia u rekrutuan në reparte të tilla, duke marrë

emrin “stradiotë”. Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtritë e perandorisë gjermane, në Francë, Flandër etj”. Princat dhe bujarët shqiptarë të mesjetës kanë qenë pjesërisht të bashkuar por dhe të përçarë, për një sërë faktorësh dhe kushtesh, që “prodhonte” koha, gjendjes ekonomike e shoqërore, kushteve e pozicionit gjeostrategjik fisnor, aktivitetit agresiv të fqinjëve. Nga familjet dhe oxhaqet e mëdha shqiptare, familja e Gjin Bua Shpatës njihet ajo nga e cila u dërguan stradiotët e parë drejt

Italisë dhe Europës, të cilët do të hynin në kronikat më të lavdishme të historisë europiane!, që ndryshe i thonë edhe “lavdia e gjakut”. Stradiotët ishin reparte mercenare arbërore, që shkonin ku kishte luftë dhe paguheshin si mercenarë. Ata ishin mjeshtra në përdormimin e shpatës, shisnin mjeshtërinë e tyre luftarake dhe merrnin shpërblim për këtë. Kapedani stradiot kishte deri në njëqind vetë, në një repartet stradiot që i paguante si mercenarë. Në kronikat e shekujve XV dhe XVI, për luftëtarë shqiptarë kanë hyrë në historinë luftarake të

Europës shumë stradiotë, komandantë e kapitenë trima, të cilët arritën deri në gradat më të larta ushtarake, të gjeneralëve të shquar të kohës. Ata identifikohen si shqiptarë ose me

origjinë shqiptare, me etiketimin “stradiot”, ushtarë mercenarë, shqiptarë, grekë, osmanë, dalmatë, hungarezë, bullgarë, sllavë, vllahë etj. Stradiotët ishin komandantë të zotë, luftëtarë të palodhur, të shquar me një dorë tek shpata dhe me tjetrën tek plaçka. Por nga ana tjetër ata ishin luftëtarë të pabindur, të padisiplinuar, me vese gjithmonë të pangopur, dhe grabitqarë si me armiqtë edhe me miqtë. Luftuan në të gjithë Europën por kryesisht në gadishullin

Apenin, Spanjë, Francë Gjermani, por edhe tek habsburgasit. Stradiotët mbanin mjekër të gjatë me dy maja, me flokët të gjatë, ndonjëherë edhe gërshetë. Vishnin setra të gjatë të mbushura me pambuk, që i kishin në vend të mburojës. Armatimi i tyre ishte shtiza, jatagani, thika, panciri, mëzdraku, efikas në luftimet trup më trup. Taktika e stradiotëve ishte mjaft e zhdërvjellët: kalërime të gjata, manovra të shpejta, kalërime natën, tërheqja e rreme, sulme natën si një taktikë e panjohur në Evropë. Ata ishin kalërues të mirë në terrene malore, në

mal, në akull, në dëborë, në këneta duke lënë mbrapa kalorësinë e rëndë evropiane. Ata u përdorën me sukses në beteja, në ruajtjen e bregdetit nga piratët, në shërbim të Venedikut, në shërbim të Napolit, Spanjës, Francës, Anglisë e deri tek Perandoria Austro-Hungareze. Me

këtë taktike luftoi dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kur u hodh në Itali, me kalorësi të lehtë e të egër me kundërshtarët. Në beteja stradiotët zinin rob, kapitenët apo fisnikët sepse ata e kishin çmimin më të majmë tek padronët e tyre. Ata zotëronin energji të jashtëzakonshme,

duronin urinë, etjen e pagjumësinë, kishin një zgjuarsi të hollë e të admirueshme, ishin të pamëshirshëm, zgjedhin rrugë të papërdorura si të ishin egërira. Kodi i tyre ishte “ligji i luftës” që njihej si “në besën e vet”, që do të thotë një drejtësi relative. Nëse paguaje liroheshe, nëse jo, vdekje me prerje koke. Lirinë e dinjitetin mund ta “bleje” si zoti i shpatës ose si pasanik. Ata plaçkisnin kur nuk pagueshin, prisnin kokat jo vetëm të robërve, por dhe të vdekurve, pasi paguheshin për kokë. Nuk ishin besmitarë, puthnin papën kur e shikonin se

paguante, por vrisnin kardinalë pa asnjë problem kur shikonin se u bëhej padrejtësi. Kuajt i kishin personalë prej gadishullit ballkanik. Dukuria stradiote/stradiots albanois, e vështruar në kontekstin historik, ekonomik, shoqërore si dhe e lidhur ngushtë me vetë natyrën apo

karakterin e shqiptarit, organizimin fisnor, me cilësitë dhe të drejtat juridike që shpjegojnë në thelbin e tyre këtë dukuri. Sipas burimeve dokumentare të arkivave të Vatikanit, Venedikut, të kronikanëve europianë etj., në shekullin XVI luftëtarët shqiptarë i gjejmë deri në skajet më të largëta të Europës, nga Italia e afërt e deri në Spanjën e Skocinë e largët, por porta hyrëse në Europë ishte Venediku ose Napoli. Fakt është se tiparet e stradiotit shqiptar të Mesjetës i gjejmë habitshëm edhe “samuraji japonez” po në të njëjtën periudhë hsitorike mesjetare.

Samuraji japonez është një ushtar i vënë në shërbim të dikujt; ndërsa stradioti shqiptar, është ushtar me pagesë, mercenar i kohës, sikundër ishin dhe gjermanët, zvicerianët, hungarezët etj. Veshja e samurajit është e rëndë, po ashtu edhe e stradiotit të kohës, me

gunë karakteristike. Heshta jari e samurajit të shekullit XV është po aq e gjatë dhe vdekjeprurëse sa dhe ushta/usht–ushtar, e straditotit shqiptar me dy skajet e veta të mprehta. Mburoja e samurajit është e përbërë nga kartona të trashë të ngjitur njëmbinjë, po ashtu edhe “sekreti”, që mbulonte kryet e stradiotit shqiptar poshtë kapeles “albanua”, dhe që i rezistonte për bukuri goditjeve të shpatave. Samuraji priste kokën e kundërshtarit të mposhtur dhe e merrte me vete si trofe. Po ashtu edhe stradioti shqiptar, dukuri kjo orientaliste e osmane, për t’u paguar sipas kokave të prera, të cilat mbaheshin në majë të ushtave. Samuraji e kishte kokën të rruar, por duke ruajtur një bisht të gjatë flokësh të cilin e bënte topuz pas kokës. Shqiptari luftëtar po ashtu e ka mbajtur kokën pa flokë, por vetëm

me një bisht të gjatë flokësh nga pas, për t’i dhënë mundësi kundërshtarit t’ia mbante kokën e tij të prerë nga bishti i flokëve, në mënyrë të respektueshme. Qëllimi final ka qenë fitorja e shpejtë si tipar i tyre i përbashkët i luftimit, befasisë dhe i mbijetesës në fushën e betejës, ishte thelbi i strategjisë dhe i taktikave thelbësore të luftimit, ndërsa mënyra e të luftuarit në

formacione të rregullta, me pararojë, praparojë, duke shpartalluar armikun me goditjen e parë, me taktika e strategji të suksesshme mundësisht të panjohur për kohën. Veprimtaria e stratiotëve është pasqyruar në veprët e shumë kronistëve dhe autorëve nga shekulli XV, si Charles Oman, Marino Sanuto, Philip de Comines, Konstantinos Sathas, John Hale, e M. E. Mallett, etj. Fakt është që stradiotët shqiptarë, janë kontribues historik me vlerë për Europën

perëndimore sipas “kutit të kohës”, ku shkëlqeu kalorësia e lehtë shqiptare, në Evropën mesjetare. Shqiptarët i kanë dhënë gjak dhe shpirt Europës dhe sikurse thoshte akademiku gjirokastrit Eqerem Çabej: “..Si në kohët antike, ashtu dhe më vonë, ky popull malësor i fortë jep gjakun e tij për mbrujtjen e kombeve të reja ballkanike, jo vetëm me anë të përzjerjes etnike, por edhe në pikëpamje politike, si kasta luftëtare e Ballkanit, me armë në dorë. E më tej, si kasta luftëtare e mbarë Europës me stradiotët e shquar shqiptarë!”

Shqiptarët – trupat luftëtare më të mira të Europës!

Trualli i luftëtarëve profesionistë me aftësi të rralla kalorësiake

Kanë qenë të shumtë studiuesit që kanë dashur të “zbulojnë” shqiptarët. Ata janë “përplasur” me erëra, janë ndeshur me skuta të errëta, herë-herë të pandriçuara për të “njohur” lavdinë

e së shkuarës shqiptare. Modernët dhe të civilizuarit nuk janë nxituar por elegantë në mendim kanë dashur ta zbulojnë vetë “misterin shqiptar” ku shpesh janë ndeshur me trupa elitare luftëtarë të mençur nga më të mirat të Europës. Në rrugën e studimit ka pasur kuptueshmëri por dhe paqartësi. Në planin etimologjik, në vështrim të parë duket qartë se ka një keqshqiptim i emrit “stratiotes” duke ja veshur greqishtes; ndërkohë që në vendet latine ku

stradiotët mbërritën rreth viteve 1500, etimologjia u kuptua gabimisht si strada/rrugë, sepse bëhej fjalë për trupa që kishin detyrë të veçantë t’i hapnin rrugën ushtrisë etj. Pork a dhe një etimologji të ngjashme, me një fjalë mesjetare greke, “strada”, që duket qartë që është një

huazim italian, është mbajtur nga Kostandin Sathas, botues dhe interpretues me fantazi i dokumenteve lidhur me stradiotët. Teza e tij është se bëhej fjalë për kompani ushtarësh mercenarë, që bridhnin nëpër botë duke përshkruar rrugët e saj. Në të vërtetë teza nuk ka bazë të fuqishme logjike e etimologjike sepse pot ë nisemi nga tekstet më të vjetra, dokumenti më i vjetër i njohur është një tekst gjenovez nga Kio, i vitit 1403, që gjithmonë

është quajtur “stratiote” e jo “stradiot”. Në fqinjin tonë jugorë, në Greqi asnjë dokument dhe asnjëherë nuk është folur për kompani të organizuara dhe endacake ushtarësh. E shumta mund të jetë një rekrutim që venedikasit dhe të njëjtën gjë do të kenë bërë me siguri edhe bizantinët e despotatit të Moresë, për aq kohë sa zgjati, kryenin ndër popullsitë lokale, e veçanërisht në fiset shqiptare. Kronikat dhe përshkrimet e stradiotëve, përkojnë në detaje, pamje të jashtme, armatimin, kuajt dhe zakonet e tyre. Përshkrimi më i vjetër është ai i

Forialano Cipiccos, një fisnik dalmat që në vitet ’70 të shek. XV, i cili mori pjesë në luftën e Moresë dhe në ekspeditën detare venedikase në brigjet e Azisë së Vogël, në të cilën stradiotët në mënyrë krejt të pazakontë u shfaqën si një trupë zbarkimi. “Venedikasit,

shkruan Cipicco, në të gjitha qytetet e Moresë që janë nën zotërimin e tyre, mbanë si ushtarë me pagesë shumë kalorës shqiptarë, trima të mëdhenj, të gatshëm për çdo bëmë madhështore”. Marino Sanoto i përshkruan kështu në kohën e luftës së Ferrarës në Itali:

“Stradiotët janë njerëz që latinisht quhet epirotë-shqiptarë, turq, grekë,.. janë shumë trima e të përgatitur për çdo rrezik. Grabitqarë nga natyra dhe të mësuar me plaçkë e vrasje njerëzish. Këta kanë mburojë, shpatën, heshtën, topuzin e hekurit. Kuajt i kanë të mëdhenj, të aftë për të duruar lodhjen dhe turren me vrapin si vetëtima. Gjithmonë e mbanë kokën lart dhe për sa i përket aftësisë për luftë, nuk e kanë shokun. Ka autorë që stratiotët i krahasonin me spartanët e lashtësisë, duke shtuar se “Armikun nuk e bëjnë rob, por i presin kokën”. Hanë pak dhe kënaqen me çdo gjë, veç të jenë mirë kuajt. Një noter nga Breshia, Jacopo

Melza, i cili i pa stradiotët në luftën e Ferrarës thotë: “Njerëz pjesërisht shqiptarë, pjesërisht grek e disa turq, ishin njerëz që kalëronin me yzengji të shkurtra e sëcili prej tyre kishte një jatagan të gjatë e të shtrembër si osmanët e me kuajt e tyre të lehtë e të shpejtë i binin kryq e tërthor vendit, me aftësi për të goditur rrufeshëm dhe për t’u larguar me kuajt e tyre këmbëshpejtë”. Një element shumë i rëndësishëm i suksesit të kalorisë shqiptare ishte kali dhe mënyra e ngasjes së tij. Kuajt e stradiotëve ishin kuaj me cilësi të lartë, të mëdhenj e të shpejtë, të cilët kishin këtë shpejtësi falë edhe peshës së lehtë të kalorësve të tyre. Nga ana tjetër shqiptarët përdornin yzengji shumë të shkurtra që iu siguronin atyre një shkathtësi të

madhe lëvizje në shalë. Kuajt e stradiotëve të rënë në betejë, e kanë zakon të kthehen vetëm, ndryshe nga ata italianë dhe europianë, të cilët nuk kthehen. Stradiotët shkëlqenin në taktikat në fushëbetejë, sillnin elementë të panjohur, që ishin tepër të rralla ndër kalorësit evropianë, si: sulmet e natës e kalimi me not e jo në va i lumenjve. Luigi da Porto, i cili luftoi

përkrah tyre shkruan: “Asnjë rrugë nuk është e sigurt prej tyre, pa një trupë shumë të madhe shoqëruese, sepse kanë energji tepër të mëdha dhe durojnë jashtëzakonisht shumë urinë, etjen dhe pagjumësinë. Stradiotët kanë një zgjuarsi të hollë e të admirueshme, në zgjedhjen e vendeve të fshehta e të papërdorura dhe arrijnë të shkatërrojnë armiqtë në çdo

kohë”. Se çfarë përfaqësojnë stradiotët më saktë jepet nga Guicciardini: “Stradiotët ishin njësoj si Zoti- të kudondodhur dhe në çdo vend”. Zakon i jashtëzakonshëm i stradiotëve ka qenë ai i prerjes së kokave dhe më pas stradiotët i ngulnin në heshta a hunj. Përveç shpërblimit për çdo kokë të prerë, ky zakon duhet të ishte edhe një ritual. Venedikasit, për të cilët rekrutimi i trupave përbënte një problem të vërtetë, i mbajtën mirë stradiotët, të cilët arrinin gjithnjë të shpartallonin e gozhdonin armikun, edhe pse dhuna dhe mungesa e disiplinës ishte shqetësim i madh edhe pse roli ushtarak i tyre ishte i shkëlqyer. Në një takim

që kishin me Papën, disa stradiotëve familjarët e kardinalëve u vodhën kuajt. Ata shkuan të protestonin në Vatikan dhe thanë se: “po nuk u sollën kuajt do të bënin copa kardinalin e parë që do t’u dilte përpara. Në mbrëmje ua shpunë kuajt drejt e në kazermë. Ky episod tregon indiferencën e tyre për të pasur një petk besimi. Stradiotët nuk kishin komandantë ushtarakë, por krerë të tyre. Shqiptarët nuk dëgjonin të njihnin hierarki mes krerëve të

ndryshëm. Ata njihnin vetëm kapedanin e tyre i cili kishte nën komandë deri disa dhjetëra stradiotë si dhe nga ana tjetër kanë qenë njerëz arrogantë, të ashpër e me natyre rrebele, të cilët nuk qeveriseshin lehtë. Përveç Venedikut e Napolit, pati stradiotë edhe në trupat e

Cezare Borgias e në ato të Gonzagave. Spanja që kishte që më parë një traditë të kalorësisë së lehtë, vendosi që në vitin 1496 me shtysë të Kapiteni të Madh, të rekrutonte plot 26 grupe stradiotësh, me rreth 2600 luftëtarë. Ndërsa Franca rekrutoi stradiotë qysh nën Luigjin e XII. Maksimiliani rekrutoi disa prej tyre duke i përdorur si në Itali ashtu edhe në Gjermani e

Flandër e të paktën njëri prej tyre bëri karrierë në shërbim të Henrikut të VIII të Anglisë. Edhe vetë mbreti i Francës pati në shërbimin e vet një nga Muzakajt. Kjo tregon se oborret franceze, gjermane, spanjolle, italiane preferonin shqiptarët për luftëtarë kalorësiakë sepse stradiotët lanë gjurmë të pashlyeshme në mesjetë për sa i përket artit ushtarak,

shkathtësisë, zgjuarsisë, trimërisë e natyrisht përveç anëve negative që kishin edhe tipare të karakterit të cilat ishin të admirueshme. Këta luftëtarë, pothuajse të gjithë shqiptarë, “..ishin një përzierje kundërshtish, të mira e të këqija, ku zotësia e tyre ishte e pamohueshme, ishin të guximshëm e trima, sa nuk donin të jenë shtetas të askujt; të vetqeverisur dhe çka është më e rëndësishme nuk e njohin nënshtrimin dhe as skllavërinë”. Më 1799, Napoleon Bonaparti, që do t’i njhte nga afër shqiptarët dhe organizoi edhe një regjiment shqiptarësh në

ushtritë e tij, do t’i shkruante gjeneralit Desaiks gjatë ekspeditës së Egjiptit se “shqiptarët janë pa mëdyshje trupat më të mira të Europës”, duke nxjerrë në pah shkëlqimin me aftësi luftarake të shqiptarëve edhe pas Evropës mesjetare. Historiani i shquar zvicerian Sismonde de Sismondi, i cili flet për periudhën 1454-1470, vë në dukje: “Shqiptarët, ilirët, ishin krejt të ndryshëm nga grekët, nuk pranonin t’u bihej më qafë apo të shtroheshin urtë e butë për

punë, por ishin nga ana tjetër energjikë e të guximshëm. Republika venedikase do kish gjetur tek ata ushtarët e vet më të mirë, marinarët më të mirë, po të kish dashur t’i trajtonte me barazi të plotë në ushtritë dhe flotat e saj”. Studjuesi Edouard Laboulaye do të shprehet: “Lufta për shqiptarët është i vetmi mjet që u jep pasuri e nder…vetë Europa i ka pasur në shërbim të saj mëse një herë; ka pasur mirditas në shërbim të Napolit e të Austrisë, ka pasur në Francë në kohën e Henri IV”. Murgu francez Jean Claude Faveyrial, që shkroi i pari “Historinë e Shqipërisë”, duke folur për cilësitë e shqiptarëve, thotë: “nën Luigjin XIII,

misionarët francezë që vizituan Shqipërinë “u mbërthyen nga admirimi tek panë këtë racë me shpirt të fuqishëm, shtatin e lartë, tiparet e ashpra, armët e zbukuruara”.

Literatura:

Calendar of State Papers, Spain, Volume 4 Part 1: Henry VIII, 1529-1530 (1879), pp. 523-543.
Calendar of the Cecil Papers in Hatfield House, Vol. 4: 1590-1594 (1892), pp. 327-334.
Charles Oman, The History of the Art of War in the Sixteenth Century, New York, 1937.
Spontoni, Historia della Transilvania, Republika e Venedikut, 1638.
CSP, Foreign, Vol. 23: January-July 1589, pp. 158-169.
Edmondo Solmi, “Documenti inediti sulla dimora di Leonardo da Vinci in Francia nel 1957 et

1518, in Scriti Vinciani, Le fonti dei Manoscritto di Leonardo da Vinci e altri studi, La nuova Italia, editrice, Firenze, 1976, p. 621-623.
Etienne Tiffou. Prof. “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993.

L.Taylor, The Art of War in Italy, 1494-1529 (Cambridge University Press, 1921), p.72-73.
Fernand Braudel, The Mediterranean and the Mediterranean World in the Age of Philip II, vol.1, Sian Reynolds, tr. (New York: Harper and Row, 1975), p. 48-49.
Fotaq Andrea, Albanuaja, kapelja shqiptare Mesjetës; & Zëri “Albanua” në Fjalorin historik të gjuhës së vjetër frënge, 1850.
Gilbert John Millar, Tudor Mercenaries and Auxiliaries 1485-1547, University Press of Virginia, 1980.
Hertford, in his dispatches to the Council, boasted of destroying no fewer than seven

monasteries and over 240 villages and towns. Millar, Tudor Mercenaries and Auxiliaries, 148-149-150. PRO, SP I/198, fol. 48.
Golemi, Zaho. Luftrat e shqiptareve ne periudhen ilirike, Revista Mbrojtja, 11/2011.
Hitoaliaj, Albert. Shkëlqimi i kalorësisë shqiptare, në Evropën Mesjetare, 2008, Mbrojtja. nr 11/4.11.2008, p.28-33.
Irigoyen-García, “The Game of Canes from LususTroiae to the Albanian Stradioti, p. 242;
Jay Milton Hoffman, Dr. dijetariamerikan me origjinë hebre; Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc. 5th Ed. Valley Center, 1985.
John F. Haldon: State, army and society in Byzantium. Approaches to military, social and administrative history, 6th – 12th centuries. Aldershot 1995, ISBN 0-86078-497-5.

Letters and Papers [LP]. Foreign and Domestic of the Reign of Henry, XVIII (2), no. 291.
E. Mallet and J. R.Hale, The Military organization of a Renaissance State: Venice ca. 1400 to 1617, London, 1984.
E.Mallett, J. R.Hale:The military organization of a Renaissance state.Venice c.1400-1617.Cambridge 1984, ISBN 0521248426.

Marin Barleti, “De vita et Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis”; “Historia e jetës dhe e veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, Princi i Epirit”), 1504. ribotuar në Tiranë.
Marino Sanuto, La spedizione di Carlo VIII in Italia, ed. R. Fulin, Venice, 1883).
Millar, Tudor Mercenaries and Auxiliaries, 132. there were so many depraved, brutish soldiers

from all nations under the sun Welsh, English, Cornish, Irish, Manx, Scots, Spaniards, Gascons, Portingals, Italians, Arbannoises, Greeks, Turks, Tartars, Almains, Germans, Burgundians, Flemings, who had come there.. to have a good time under the king of England, who by nature was too hospitable to foreigners. Elis Gruffudd, “Boulogne and Calais from 1545-1550”.
Millar, Tudor Mercenaries and Auxiliaries, 43. State Papers, 9:440.
Nikos G. Svoronos: Les novelles des empereurs macédoniens concernant la terre et les stratiotes. Athen 1994 (Quellensammlung zum Landrecht und den Stratioten zur Zeit der makedonischen Dynastie).
Paolo Petta, Stradioti. Soldati albanesi in Italia (sec. XV-XIX). Lecce, Argo, 1996, ISBN 88-86211-86-4; (Paolo Petta, “Straditotët (Ushtarë shqiptarë në Itali, shek. XV-XIX)”, Tiranë, 2004).
Paolo Petta, Stradioti: soldatialbanesi in Italia, sec. XV-XIX (Lecce: Argo, 1996), p. 25-9 and 44-54. ″han de estar los caballos ligeros de lanzas estradiotas y jinetas”. Tratado de re militari, ed. Eva Botella Ordinas, (Madrid, 2000), p. 170.

Philippe de Comines shkruan “Stradiotz sont gens comme genetaires, vestuz, a pied et a cheval comme les Turcs, sauf la teste, ou ilz ne portent ceste toile qu’ilz appellant tolibam”. Philippe de Comines, Mémoires (1524), 2 vols. ed. Joel Blanchard (Geneva, 2007), 1: 625, 23 Irigoyen-García, “The Game of Canes from LususTroiae to the..”.
Philippe de Comines, Memoires, vol.2, London and Paris, 1747.
Philippe de Commines, Lettres et Negotiations, with comments by Kervyn De Lettenhove,

1868, Bruxelles, vol. 2, p. 220: “recevaient in ducat par tete d’ennemi qu’ils rapportaient a leurs chefs”.
Robin D. S. Higham, A Guide to the Sources of British Military History. Routledge & Kegan Paul1972, p. 171.
Sir Charles Oman, The History of the Art of War in the Sixteenth Century (New York: E. P. Dutton, 1937)p.41,92,109-111.
The King has asked him to write about the arrest, at Turin, of the Cavalier Boa, an Albanese, taken since the signature of the peace. Letters and Papers, Foreign and Domestic, Henry VIII, Volume 21 Part 2: 1546-1547 (1910), p. 169-188.

The second book of the travels of Nicander Nucius of Corcyra, ed. by Rev. J.A. Cramer, 1841, London, p.90.
K.Jordan, ed., The Chronicle and Political Papers of King Edward VI, pp. 123-24, 147, 176, 177.
Warren T. Treadgold: Byzantium and its army. 284-1081. Stanford (CA) 1995, ISBN 0-8047-2420-2.
Where The Albanans Came From- Michaelis Attaliotae: Historia, Bonn, 1853.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME