Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS është diskutuar për debatin e fundit në lidhje me lobimet që PD ka barë në SHBA kundërjt shumave të mëdha, të cilat nuk i ka deklaruar.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla ka zbardhur të gjithë skemën sesi Basha ka arritur të bëjë një foto me Presidentitn Donald Trump, në kohën e fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.
”Një javë e gjysmë para zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha e ndërpreu fushatën dhe shkoi në SHBA ku lobuesi Nik Muzin e futi
Bashën në një takim për mbledhje fondesh të kandidatit për guvernator në Mill Ëoki, takim në të cilin merrte pjesë edhe Presidenti Trump, në këtë takim ku përmes një pagese
kontribuese prej 20 mijë dollarësh mund të fitohej një vend VIP dhe një foto me presidentin Trump. Dhe Basha arriti ta kishte këtë foto me presidentin Trump përmes kësaj skeme.
Me dokumentat që kemi në dispozicion dhe që i ka edhe media amerikane dhe ajo në Shqipëri në 14 nëntor 2017 “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga
Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD një pagesë 25 mijë dollarë në 27 mars dhe një pagesë 500 mijë dollarë më 9 qershor nga PD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade” në vlerën e 150 mijë USD në datën 24 mars 2017.
Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë
Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në
Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.
Misteri për këtë çështje është që si ka mundësi që PD ka paguar 500 mijë dollarë dhë në çfarë rrugësh i ka paguar këto 500 mijë dollarë. Sipas Departamentit të
Drejtësisë Amerikane lobistëve amerikanë që punojnë për qeveritë e huaja apo subjektet partiake jashtë SHBA duhet të identifikojnë në Departamentin e Drejtësisë klientët e tyre të huaj dhe tarifat që kanë paguar dhe ata duhet të përshkruajnë punën që kanë bërë për këta klientë. Por
Muzin, lobisti i Bashës nuk i kishte raportuar të gjitha detajet kur ai u regjistruar për herë të parë si agjent i huaj për PDSH.
Në dosjen e tij plotësuar në 14 nëntor, Muzin vuri në dukje se ai ishte paguar në total 675 për tre muajt e punës së tij për PD. Pra ka punuar 3 muaj për PD dhe ka paguar 675 mijë dollarë.
Muzin e tërhoqi këtë shumë të madhe vetëm disa ditë përpara se të organizonte mundësinë që Basha të kishte një foto me Presidentin Trump.”