Vdekja e gruas/ Flet drejtori i maternitetit: Abortoi në shtëpi, erdhi me hemoragji në spital

Një grua e re, 39 vjeçe humbi jetën pas mesnate në maternitetin e Kukësit. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur drejtori i maternitetit. Pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemorragji, tha ai.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të ekipit mjekësor gruaja ndërroi jetë në ora 01:30 të ditës së sotme.

“Pacientja me inicialet N.P, 39 vjeçe u paraqit ne urgjencen e maternitetit Kukes, me dt 11.3. 2018 ne gjendje te rende shendetesore,

me diagnozen fetus morti me laceracion dhe rupture te shprehur te uterusit”, u shpreh drejtori i maternitetit.

Ai thotë se pacientja u reanimua dhe u nderhy menjehere ne sallen e reanimacionit nga ekipi i mjekeve gjinekologe, kirurge dhe anesteziste reanimatore, ku bente pjese edhe mjeku kirurg nga Tirana, por ishte e pamundur të mbahej në jetë.

Gruaja e re ka lënë 6 fëmijë jetim. Familjarët kanë kërkuar të bëhet autopsia dhe të zbardhen shkaqet e vdekjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME