Idriz Manushi, prejë Kosovet, thotë se po flitet per Shqypënii t’madhe. Fjala nuk është e arsyeshme, pse nuk do t’flitet as per shqypënii t’made as per t’vogel por permbii ate si na qet historija, gjuha e zakonet. Fjala e Manushit asht e pritun me t’madhe simpatii prejë kongresistave. “
Në bazë të burimeve të Zërit të Prishtinës, kuptojmë se ditët e para të marsit (1913), u mbajt në Triestë një kongres mbarëshqiptar, në të cilin sërish u mblodh ajka politike dhe intelektuale shqiptare, që do t’i kushtohet shtetit dhe të ardhmes së Shqipërisë. Emrat e
shqiptarëve të tubuar në këtët qytet jashtë kufinjve etnikë kombëtar, kishin domethënie për kohën. Ata u tubuan për të rrahur tema kombëtare, edhepse nuk është sqaruar përfundimisht nga historianët nëse kongresi kishte pravijë tjetër, gjë që kanë vënë në dyshim
qëllimin e pastër të atij kuvendi. Megjithatë pjesëmarrja e personaliteteve më të shquara kombëtare dhe roli i tyre pozitiv për ndërtimin e shtetit shqiptar, nuk mund të kontestohet. Ky kuvend, që nga pjesëmarrësit e tij u quajt “Kongres Shqiptar i Triestës”, ndonëse nga
studiuesit përmendet kalimthi, duket se padrejtësisht ka mbetur në margjina të historisë, në
mos tjetër për tendencat e shfaqura në të”. Po japim me këtë rast, procesverbalin e këtij Kongresi, “qoftë për të përmbushur kërsherinë e historianëve apo edhe të lexuesve, por edhe
për hir të kontestit historik dhe të mesazheve që dalin prej tij. Tekstin e procesverbalit e botojmë sipas origjinalit, pa kurrfarë ndërhyrjesh gjuhësore. Për arsye teknike kemi hequr vetëm thekset mbi tingujt, kurse fusnotat i kemi futur në kllapa në vendet përkatëse. Vetëm pajisja grafike – titujt, nëntitujt, mestitujt dhe nënvizimet janë të redaksisë.
Diftime e Vrime
Kongres Shqyptaar t’Trieshtës,1-4 marcit 1913. Programi:
1.Te kërkohet mbas drejtësiës nji Shqypënie e Madhe (shkoqitje), e cila të jetë e zoja me jetue politikisht e ekonomisht.
2.Mbasi Vlleht që janë në rreth t’Shqypëniës e kanë çfaqun dishirin e tyne të jetojnë ne shtet t’onë te lirë, kështu edhe na, tuj i pëlqye me zemër, i përshnetojmë, vëllazënisht, si edhe të
gjitha ato kombe që duën të rrnojnë në Shqypënië të Re.
3.Tuj e ditun qi Fuqiët e Medha e kanë njoftun si themel formimin e nji Shqypënies së lirë edhe qeveria e j’onë asht diftue zyrtarisht e pa anshëme në ket luftë, na në ëmën të dretësiës kërkojmë që të pushohet lufta e të hiqen rrethimet.
4.Të flitet mi të gjitha mënyrat e përgjithshëme të qeverimit.
Kongresi Shqypëtaar i Trieshtës. 1-4 marcit 1913 E ndeiuua pregatitet e 28 t’shkurtit Në nji
salon t”Hotel-it de la Ville” i mushun prej gjindësh rreth oreve njizet u mbaitë nji e ndeiun pregatitiet nën kryeparii t’Zotit Stef Curani, shkodranë, kryetari i komitatit themeluësi t’kongresit. Të mbledhunit qi perfaqësoine te gjitha pjesët e Shqypëriis e janë muhametan,
katolik, orthodoks e mendimtarë te liir zbluëne me shoqishoinë nji dashurii vudhazniiet. Këtu jan t’permbledhun nierz nga te gjith rendet e jetimit saa nuk kaa t’daam tregtari ma i bugati
fnej puntorit as dietari fnej fshatarit ndo nji nga te cillët veshë petkun e kombit shqypëtaor. Fletëtartë jane te laguëme pse mbledhia asht e kufisuëme veç per konhresist. Curani xuu biseden e tuëi tfaqë gjindien e pergjakëshme te Shqyperiis vuni si nye maa te parë hashkeriin e kongresisteve si nji t’perkrahun t’veprimeve t’mira e të rriedhies t’dobishme te Kongresit.
Ftoi kështu Faik Konicen me ngiatë fialen i cilli vertetoi mendimet e Curanit e tuëi baa me prii
interesat e larta te Atdhent, shka si t’shoshitunit kthiedhisht tuei u mbaitë nder rregulla t’mbledhieve publike” do t’vietlen me i diftne botës gjytetënore se populli shqyptaar asht i gatuëm e i piekimi per jetë politike.
Muër fialen, fletëtari, Dervish Hima, i cilli me fial të flakta pershndeti Qeverriin e Pertashme te vlonëo e tha: “Na nuk njofim t’jetër Qeverii posë asaië të çpallme prej Ismail Qemailit e mbosi keem marrë vesht se Gasper Iakova Merturi (i cilli kie prift) me ndo ‘i shoq t’jetër kaa
permbaaa uji Shtim t’Qeveriis Pertashme per Shqyperii t’Vrit, na jemi t’shternguem me
protestua me fuqii t’vërtetë, per me mprue ngatresat, e me pritë qi tëKuitohet se vepra e mshehtë e tre a kater atdhetarev t’genjeshtër e vetëdashësa intereset asht veprimi i shqypetarvet t’vertetë”. Fialet e uratorit janë t’prituna fort mirë, sidomos kuër u mbaitë ni “trufen” qi supdergjoishin këto ndierz n’trathtii te Besës popullit. Leonida Losi njiti edhe ai
protestat e veta. Faik Konitza me rrugë e me pelqim te gjithve tha se nji protestë aso doret do t’i shtote randesii nji punës qi si e maar do t’ishte e thyëme, prej gjith cillit e e vuëme n’loië. Iakë Koçi diftoi disirin qi, tuëi u baaa Kongresi ne gjii te nji gjytetit ku flitet giuka italiane,
t’i u siellte nji t’pershndetun n’ket giuhë gjytetasve trieshtes, gjytetas per te cillet Kombi Shqypëtaar asht i lidhun me saaa mendyra dashuriiet per mare – dhanie t’hershme. Kongresist t’gjith marë e pelqyëne mendimin e Koçit veç Curani diftoi si “ishte maa mee urtii
t’i u dergote nji t’pershndetun Franc-Iozefit, perendorit Austro-Ungariis, i cilli asht nproitori maa i madhi e mao buiari i Kombit Shqypetaar”. Kio pikë viefti me pertrii n’nji mendyrë
idhnimin e disave, t’cillët thaane si aty do t’ishem te gjith t’faa-anëshem…e per mos me e çue giatë muër fialen Prof.Irianni Oracio, i ardhun prej Ameriket me marrë piesë n’Kongres, tui
thanë:”Na jena mbledhe këtu per mproitim t’interesaev Shqypëniis e të gjitha punët t’jera vinë mbas kesaië. Prandei tu’i i u tielle rregullave qi lypme perpara, ishte kenë mirë qi n’marrim te Kongresit, kuër t’kemi gjetë nji fiill, t’u perkuidesëshim për fytyra t’nierziis. Fialët
e holla t’Prof.Iriannit pertriine nji t’trokitun duërsh t’pergjithshem e kështu e ndeiuna iu myll per me u çill ne e nesre n’dhetë t’paradites.
Mst. Takimi i dytë. E ndeiuna e 1 marcit
T’mbledhunat mbahet n’Salon Tina di Lorenco t’pellatit Dreher i cilli prej dhetë e gjysësh asht i mushun me Kongresist. Mii tryës qi asht n’fun t’salonit duë me thanë mii ndeike e tryesa t’gazetëtarve ngrehen flamuret e Shqypëniis e t’Austriis. T’gjith t’çuem n’kamë trokisin duërt paadaa e tuëi britë rrnofte i dergoinë t’pershndetuna Shqypes Skanderbeut qi lindi per s’rii. Gëzimi asht aqi madh saa shumve edhe shkoinë lotët. Ngrehet kështu nji prej shqimin
Shqyperiin, paraqitë helmin qi qitne keto ner nee tuëi i marrë shpiirtin fmiive n’diep. Prej oreve 11 merr fialet n’vend t’Krietarit Stef Curani i cilli i rrethuëm prej disave t’komitatit fillëtaar, i
dërgou t’pershndetuna te gjithve e maron me fallenderia t’gjit t’huëve qi kaan pasë miresiin me ardhë e gazetetarve. Lypi mandei teseret (qi n’a i këthyne n’naade) per me vertetue
fuqiinat mylli mledhiin qi do t’u çilte n’tre e gjysë t’masditës per me emmue nji krietaar, dy nenkryetarë e dy sekretarë.
Kio punë n’a hani me bierrë t’gjith masditen se mbas’i u fol qi do t’epshin ree veç delegatët u
kenduën ëmnat e këtyne e t’jerve e u dha marimi qi gjith e cilli do muitëte me dhanë ree e me zgiedhë mbas pelqimit:
Fazil Pasha Toptani, Fuat Be Toptani, Haki Be Qafzezi, Izet Be Ohri, Mazhar Be Toptani, Ndrek Kiçi, Nush Serreqi, Don Pjeetër Tusha, Ahmet Gjyli, Kolec Deda, Çinto Çoba, Luvigj Kodheli, Mark Kakarriqi, Zef Shantoja, Filip Pema, Stefan Ashiku, Dervish hima, Zef Schiro, Frano
Chinigo, Frano Muzaqi Luvigj Jakova, Terenzio Tocci, Frano G.Kastrioti, Epaminonda
Ballamaçi, Marchese d’Auletta, Kol Serreqi, Pjetër Maurea, At Foti Ballamaçi, At Fan Noli, Dr.Shunda, Zef Kurti, Pashko Muzhani, Nush Proka, Gasper Shkreli, Jak
Koçi, Faik Be Konica, Dimitri Shadima, Moise Chinigo, Filip Kraja, Nikolla Ivanaj, Lek Kiri, Gjergj
Shllaku, Gjek Shestani, Filip Matoja, Mark Shestani, Gjergj Zubçaj, Jak Mrkuci, Ferrara Gaetano, Ferrara Giovanni,Viasil Diamandi Engell Todri, Jusuf Maliqi, Tosun Halili, Zef Kraja,
Jaja Aga Jakova, Pjetër Giadri, Ndoc Simoni, Dr.Kristo Batazo, Nyzhet Be Vrioni, Ferhat Be
DragaPjetër kakarriqi, A.Be Gjilani, Ahmet Be Pizrendi, Islam Dibra, Albert Ghica, Doher Paço, Ndrek Luka, Shaqir Mustafa, Mehmet Luli, Shan Koleka, Filip Bushati, Ndoc Dema, Hysen Draçini, Gjon Hila, Sotir Kolea, Tom Stamolla, Stefan, Kaçulini, Jak Vukaj, Pal Gjergji, Zef
Marshani, Cin Pema, Pjetër Marashi, KolVukaj, Zef Gjergjaj, Ndoc Marashi, Orazio Iriani, Anselmo Lorecchio, Bajram Doklani, Nicolla Paço, Sokrat Shkreli, Hysen Rahmi, Qerim Be Begolli, Ibrahim Kabaski, Riza Voshtini, Abdullah Struga, Ali Shefqet Beu, Pul Mashi, Dimitri Ilo, Mihal Lehova, Filip Peciu, Hil Mosi, Spartaco Camarda, Aleksi Drenova, Pjetër Koxhamani, Spiro Arapi, Filip Gjeka, Thanas Kandili, Pandeli Evangjeli, Nikolla Candzu, Vasil Dogani, Filip Zadrima, Stef Curani, Loro Ashiku, Hamdi Be Ohri, Idriz Banushi, Nush Paruca, Dimitri Mola,Pashko Spathari, Hysen Avni, Lonida Losi.
Mbasi u kënduene listat me emna, u daane letrat per me votue. U zgudhë kryetaar Hil Mosi, nenkrietaar Faik Konica e Dervish Hima, segretaar Fasil Toptani e Pandeli Evangjeli. Hil Mosi, i smuerë, tuej u falë nderës per besë qi kau kongresistat ni të, ja lëshon kimen Fajk Konicës, qi
merr kryetariiu. Fajk Konica i sjell nji pershëndetie Austriis e Italiis, qi janë tuej dhanë ndiim çashtjes shqypëtare, e difton dishirin ti dergohen telegrama kontit Borchtold, markesit Di San Giuliano, rezit e sundim taarit t’Trieshtës. Ky mendim pelqehet prejë t’gjithve. Telegramat u rralne me këto fjalë: ”Shqypëtaart mledhun n’Kongres n’Triesht, qi perfaqësojnë t’gjithviset e
Shqypëniis, si edhe t’gjita kolonjet shqypëtare t’Turkis, kamdaa zbashkut me i dergue Z.A. urimet e veta e me i diftue miradiin per interesë Z.Y. asht tuej diftue me punë per dhee t’tyne.Rumenët n’ket mbledhje bashkohen per këto urime. President i Kongresit Fajk Konica”.
Si maruene brohorime t Fajk Konica thotë me ëmnue kreitar nderet prencin Gjon Kastrjotin
Skanderbeg, markesi i Aulettes, e n’salon e pelqejnë fjalen e tij menji trokitje t’gjatë duersh. Markesi Gjon Kastrjoti falet nderës pik s’parit per nderim t’posaçëm qi i ban kongresi, pershndedë Fuqiit qi diftojnë migësii per Shqypënii e tuej shpresue mirë per flamuer
t’Shqypëtariis, qi po del n’drit mbas saa vjet s’gjedhet e myllë biseden tuej britë “Pandoftë Shqypenija” – e t’gjith kongresistat i bashkohen. Fajk Konica perkthen n’gjuhë shqype t’folunit e krejtarit nderës qi e bani n’gjuhë frëngishte, e dërgon nji pershndedë qeveriis t’Pertashme t’Vlorës tuej protestue kundra asnuiqve t’dhees shqypëtare e per barbarizem
t’tyne, e i nep fjalem kontit Taafe.
-Pse gjindem vetë këtu – thotë n’gjuhë gjermanishte konti Taafe.- Asht dashtënjja per juu qi m’kaa prue këtu e per me ju diftue simpatiim t’eme e t’miqve t’Vienës per juu. Na nemceliit kurr s’e kemi harrue se a shejte çashtja shqypëtare e kurr s’ju kemi lshue nder psime tua, e
si ju edhe na dona nji Shqypënii t’foort e t’made. T’folunit e kontit taafe, qi perkthehet n’gjuhë shqype, kje fort i pelçyem e percjellë me trokitj e duersh. Mandej nisë me folë prof.Zef Skiro. Thotë: ”unë nuk jam i zoti i fjalës s’eme n’ket çast, unë nuk dii me kalzue, o vëllazen, se shka asht tuej me ndii zemra”. Oratori qet rrënë fialen e zezë qi shqypëtarët jani barbar e
ammiqet e gjutetmimit tuej diftue lulzimin e kolonjeve t’shqypëtaarve hapun ne tanë boten, qet para nevojen per Itale e t’foort, qi t’jenë prita e t’hapunit sllavismit e, tuej u sjellë aliatve t’Balcanit, thotë: Na nepni dhet vjet kohë e keni me paa se kush janë shqypëtarët. T’mydh
anit e ligjiratës t’Skiro – hit u pritë me shënd t’gjithmarshem.
Prifti, vllah Foti Ballamaçi – nji plak i math me mjeker t’gjatë bien shndetet e rumenve t’Macedoniis e ndjesiinat e tyne per shqypëtaar. I falet nderës themeluesave t’Kongresit qi i
kan lanë me marrë pjesëm, e difton se vllaznit e tii nji, gjakut e nji fejet donë me jetue ne
mprojsim flamorit shqypëtaar, pse veç nent shqypëtaar – popull bujaar e fisnik – ato kan per t’kënë t’liir. (Nji trokitie duersh me brime “rrnoft Rumania!” percjell biseden). Flet mandej baroni magjar Franz Nopeza e thotë se don me folë n’gjuhë shqype per at pak qi kaa zcanë
tuej ndejë saa e saa dit nder Malcoor, e tuj diftue se magjar e shqypëtaar janë kënë dikuer aljat, don me paa n’ket sheje t’mira per t’pastajmen. Shton se nuk do ta lshojnë zemra nierin per kohë t’keqe, mbosi nji t’daam i mirë nuk asht i largë. Biseda e shkurtë e Baronit Nopeza asht e prit me rrnoftë “Hungaria”.
Prenci rumen Albert Gjika (preje fisit shqypëtaar), n’mjes heshtimit t’gjithmarshem, thotë françezisht: “Vllazen shqypëtaar! Janë katermdhet viet qi un jam tuej i diftue Europes se ju jeni, e shkoj tuej i diftue e mjerimet tua e tuej lypë t’drejtat tua. Sot ju keni simpatiin e t’Itales e t’Austriis, por asht edhe nji lenii tjetër qi s’do t’harrohet: asht Franca! E vertetë asht
se këjo lenii asht lidhë me Rus per shum inteersa, por Franca, qi kaa nji historii aç t’bukur, nuk
mund ta qesin n’harresë shejtimin e çashties shqypëtare. E test po ju diftoj nji t’ree
t’gazmueshme: s’kaa shum, tesh pak javë, Ministori i Shtitresës qeveriis Rumene. E.T.Take Jonesku, m’bani me diit se per me i ndimue shqypëtarët n’perparim. Rumenia kaa me hapë shkollë shqype n’shqypëtarii. Por une jam ushtaar e nuk e ndieku politiken as diplomaciin, e prandej po ju tham: A doni ju shqypëtaar, nipat e vertetë t’Skanderbegut t’madh, Shqypënin e madhe, me katër vilajetet e t’Kosovës, t’Shkoders, t’monastirit e t’Janinës? T’rrokim
armët! Vetë jam gaadi, si nji ushtaar cilido, me i sherbye Atdhees t’parve mii. Ja konferenca e
Londonit na duhet nee, jo diplomacija, por flamur, pushkë e fushekë! Prenci Gjika, qi i thotë trii fjalët e mrame n’t’amlen gjuhen shqype, çon peshë shum brohorime. Mandej këndohen telegrame e letra t’panumes, t’derguem preje Shqypë tarve n’kater anë t’botës, per pelqim t’Kongresit. Gjithecilli telegram a leter asht shkak brohorimit. Priten me nji shënd t’posaçem nji telegram i Prenk Bib Dodës, prencit t’Mirditës, e nji tjetër i zojave t’Borgo-s Erizzo. Shkruhen telegramet per Ministore Punve t’Jashtëme t’Austriis e t’Italiis e qi e kena qitë fjalet.
Kreitari difton se, mbas çashties t’ditës, duhet perpar ame sgiedhë nji komitat pleqsijet,e, per t’kursyem kohet, paraqet me i emnue ato qi kan pasë maa shum vota sod nade n’ t’sgiedhe
n’t’zyres t’Presidencës.Mendimi asht i pelçyemun e kështu dalin pjestaar t’komitatit pleqesije zotniit: Stef Curani, Mark Kakarigji, Orazio Irianni, At Fan Noli, Filip Kraja, don Pjetër Tusha,
Zef Skiro, don Foti Ballamaçi. Mledja asht shtyy per ne nesre nadje n’10 asht 7 ora mbasdite. Ndersaa kongresistat janë tuej lanë sallen, ndollë nji inçident, i vogel por fort diftues, m’nji bankë t’shtypit. Nji gazetaar shqypëtaar, e qi asht edhe kongresistë, i avitet korrispondentit t’Corriere della Sera t’Milanit e i thotë: “Ti, mirë se kee ardhë, por gazeta e yte… jo sakt! –
Paa ta baa pa rrugë tyy, unë nuk mund t’i lypi kongresit qi Corriere della Sera t’dalin jashta, per t’pruemit e sajë t’pa dej, krejt t’padejë, kundra Shqypëtarve – por ban se u nu e çova dishiriu t’em n’vend e ti t’jeshë këtu ceçanerisht. Ti thoshe un kongresit se gazeta e yte kaa hjellë neper mjes korispondetave t’Romës e t’Malit t’zii t’shaame e t’shpifuna qi s’kan dalë as
prejë goiet t’Pasiç it – kishe per t’paa ‘i herë!…”.Gazetari italian, qi s’und ta mohojnë t’pruemit e mrapësht t’gazetës ilaneze, e , m’tietren anë, nuk mund ta dënojnë, i shporret si t’mundet tuej u falë nderës per sajdii qi i bahet veçanerisht. E tuej ja marrë doren shoqishojt myllet inçidenti i vogël.
E 2-ta ditë. Mbledhja hapet mbas 11. Kreitari këndon emnat e atyne qi dje folne e pëvetë a kaa lanë ndo ‘i ëmen jashtë. Kerkush s’pergjegjë. Duket se ky asth verbali i 1’1 ditë, e pse i shkurtë nuk enthusiasmon kënd.Por kongresistat janë t’eletrixuem prejë këndimit t’ketii telegramit dergue prejë E.T.Markezit Di San giuliano: “Faik Konica kreitor i Kongresit
Shqypëtaar – Trieshtë. T’falem nderës me zemër e t’lutem me m’ju falë nderës
bashkatdhetarve tuu per ndjesiina qi po m’diftoni. Akseptoni kushtet e mija sinçerishtë per lirii e perparim t’Shqypeniis – San Giulihno”. Telegrami asht i aklamuem dyy heresh e gjat T’tanë
gazetarët donë me e marrë maa ‘p e mbas pak fjalësh ndermjet tyne, krejtari ban mledhjen me i çue nji aklamacjon t’tretë Ministorit di San Giuliano qi “na kaa dergue nji telegram aç t’bukur saa me kenë shkas fjalësh ndermjet gazetarve” – E mledhja aklamon per s’tretit.
Mandej këndohen shum telegrame e letra t’derguem prejë Shqypëtarësh e tjerë.
Bje n’syy nji telegram prejë Spalatos (italisht)ku protestohet kundra zyres qil nuk akseptoj telegramm n’gjuhë shype, mandej nji tjeter prejë Barit ku thote me lypë mprojtimin e mbarë t’Europës. Asht i pritun me shum sympatie ‘nji shndet urimit i xansave Maçedon-Rumen
t’shkollave t’Bukureshit. Nji leter prejë Kotorrit qi kalxon erojzmin e mprojtësave t’Shkoders e thotë se t’gjith populli kaa rrokë armët e se edha n’mjes t’gjytetit e t’Mirditës asht e çilun pshë entusjazem t’math e t’gjik gaz mohen prejë shëudit.
I pari urator permbi çeshtje t’shkrueme per ket ditë asht At Fan Noli, themeluesi i Kishës
thqypëtare n’Amerikë, i cilli, kuer hypë n’tribunë asht i pritun me brohorime zemret. Aj thotë se asht i gazmuem tuej paa tëardhun këtu bashkatdhetar, e prej t’gjith krahinave t’Shqypëniis, prejë gjith viseve t’botës, e t’tanë vllaznue n’ideal t’atdhees, qi ban me harrue
ë’farë do ndryshim fejet. Gëzim e madhështii shejtë i sjell t’paamit thqypëtarve t’Itales, t’cillt,
edhe pse kan lanë shqypëniin tesh saa mot, shterngojnë flamurin kombëtaar me gjith at fee
qi kan ato t’leem n’shqypënii, e qi, tuj pas ruejt gjuhë e zakone, mund t’i paraqites botës si shembëlli inaa i larti per roje t’udiesinave kombetare hjithmonë gaadi per ë’do perparim gjytetenimit. Asht ky – thotë uratori – nji ças i mner shem per nee, nji ças gëzimit e
mundimit: shqypëja asht njallun por e kan plague… shqypënija mbas saa e saa vjetësh luftimit, mbas saa martirizimesh, po vëhet edhe ihere n’udhë t’lirisë e t’perparimit: por saa gjak i pafaj, saa zjerm i math po e shemton tdheun t’oë t’dashtunen? Histerija na gzmon sot zemren, se, sikuer Skanderbegu pat miq, papen n’Romë e Unjadi-n n’Ungarii, kështu edhe
sod na kemi mprojtësit t’onë n’Rromë e n’Vjenë, prej kaa shterngohen serbët, grekët e malazezët mos me e prekë kombin shqypëtaar, lig ështue veç pse i paarmë. E këtu uratori, indaluëm shpesh prej t trokitunave, neltesn, tyi perdoruënun n’gjuhë te thjeshtë fjalë t’madhnueësme, trimënjën e shqypëtarve, i udezë njesinat e kongresistëve tuj tregue Oso
Kuken e disaa kange toskerijet qi flakojnë për atdhetarizëm me shka perkujton e pertriin n’zemra te gjithve burrëniin deshmorvë t’kryengritjeve kombëtare e pvete: Perse u mlodhme na këtu? Shka mund t’bajmë per Shaqypenii per me i kundershtue grekve e sllavve qi donë
me na hupë: Shka, do t’bajmë per me pasë nji Shqypënii t’vërtetë me kater vilajetet. Kuer kaa me kënë pagjë n’Ballkan ‘kjoftë se Shqypënii s’kan per t’i dhanë t’tanë ato tokë ku flitet
shqyp? Shka janë e shka perfqsojnë maa shum se na popujt e Balkanit? Grekët, n’qind vjet vetqeverimit, shka kan baa per m’u vun maa nelt se na? Dy dit bni Edem Pasha – shqypëtaar – me i thye grekët e këto tesh saa muej rrethojnë Janine, ku pak shqypëtaar mbajnë njitë
gjith ushtriin. E n’Shkoder a nuk janë shqypëtarët qi mprojtohen burrënisht kundra sllavve? – A mund t’ngjasin maa lufta? A do t’presim t’daamit prej diplomacijet? Konferencat diplomotike e kongresat nuk e pshtojnë Shqypëniin, un i nap nji t’vjeftun kongres it n’kioftë
se jemi mledhë me baa toe permbii shpatë: O vdekje o fitim. Qe n’pak fjalë t’folunit i shkelqyeshëm At Fan Nolit, i cilli kje i pershuduen me nji krokitje duersh t’gjatë, e perqafun vllaznisht.
Tuj kenë 12 ore 30, mledhja e dytë dahet per t’u mbajtë n’15.
Shum gazetaar gzohen per shpejtiih armonike t’gjuhës shqype: asht per to nji e papritun uratorja shqypëtare. Shohim se do korispondenta gazetash sllave qi e kan mbriit erkord-in e
t’shpifunave kahë ana e Shqypëniis n’luftë balkanike, edhe pse s’kuptojnë kurr nji fjalë n’gjuhë
shqype, nuk xehen per fjalëkthyesa e shkruëjnë, shkruëjnë… padaa! Oh, këjo shkolla e
Pasich-it! Mledhja e mbasditës. Merr pjesë sod edhe Markezi i Aulette-s, qi mledhja e pret me nji brohorim zëmret t’sajdishëm. Këndohen pak telegrame e lëhen shum tjera
t’korispondencës t’mramë t’dergueme prej beledinave shqypëtare t’Itales. Dahen do karta permendjet me retratë t’Berchtold-it e t’Markezit Di San Giuliano, t’botueme prejë Anselmo-s Lorecchio, Drejtori i ‘Nazione-s Albanese”.
Zef Skiro proteston n’ëmen t’Shqypëtarve t’Itales kundra Malit t’zii qi, tuej lypë padaa udima per veedi n’ëmen… t’drejtësiis e t’mshriirës, qi aj s’u kaa, dhanë mandej leje t’hiin Kryqi i Kuq
italjan n’Shkoder. Mbasi t’gjith e njofin mshriren e kaloriin malazeze, e presin t’tanë protesten
me brimë qi diftojnë maa fort t’perbuzun se mënii per cuga t’Cernagores. Nji kongresistë thotë: “E pse Italja, n’vend qi me hjekë prejë Malit t’zii Kryqin e Kuq, nep per çmim miljona mbas miljonash n’ndihmë t’gjakbaasave? Ky sistem m’duket si vaji… kokodrilit!…”
Paal Gjergji, prej Borgo Erizzo-s (n’Dalmatje), qindron mii fialezen e Sllaveve e t’grekve “Ballkant popujve ballkanik” e difton se si këjo fialë s’kje veç nji masë atdhetare mbii fëtyrë cubash t’vertetë. E myllë t’folunit italisht tuej permendë fjalët qi Zef Garibaldi i shkrj me 1866
Elenës Ghika:”Çashtja e shqypëtarëve asht e ëmja!” e thotë se vetun me armë, mbas
mendes t’tii, kan me muejtë shqypëtarët me marrë gjakun e saa t’keqbameve t’sllavv’e t’grekve.Uratori asht shum herë i pritum me trokitura kuer permendë simpatiin e Z.Garibaldit shum t’shaame i hjellen t’birit t’ tii gjeneralit Ricciotti-t Garibaldi, aç pak besnik n’ideal t’madhit t’Babës vet.
Avokat Lehova, drejtori i Atdhees n’Kostancë (Rumani) bjen t’falnat e shqypëtarve
t’Dobrugjes e ja lshon historiis eroizmin shqypëtaar, tuej diftue se malazezet fituëne derë saa patëne Malcorët e rrejtun per brii. Qet mandej fjalë ziermit kundra shtypit qi asht shitun lidjes
Ballkanit e shef nevojen qi Shqypënija t’jetë e formueme me kater vilajetet e Kosovës,
t’Monastirit, t’Janinës e t’Shkodrës. Pandeli Eangjeli, i këthellët n’letratyrë shpypëtajre iemnuëm per atdhetarizem edhe bjen t’falnuat e shqypëtarve t’Rumaniis e i bashkohet nder
mendime foltarve t’parshem. Basil Djamandi gazetaar rumën n’janinë, ban nji kalxim t’gjatë permbii vllah t’shqypëniis t’jugut e t’Maçedoniis. Si thotë uratori kuco-vllahët janë 1.180.970
frymë, nder t’çillët 550.970 gjinden nder vilajete shqypëtare e n’vilajet t’Selanikut. Difton se këto, n’ëmen t’drejtsiis, lypin m’u njitun Shtetit Shqypëtaar, qi kan me i kënë rajë besnike, mbasi kuco-vllahët i donë shqypëtarët pernjimend vllaznisht.
Ndalohen njiherë t’folnuat per me këndue do telegrama. Vëhet oroe nji prejë Bukuroshet – i shoqniis Maçedon –Rumene- qi ban t’lutuna t’jetë Shqypënija e formueme me t’gjitha tokët
ku flitet shqyp e rumanisht, mandej këndohet nji shndet urimit dergue prejë Reich, post-es t’Vjenës. Nji letër prejë Krujet dergue Mahzar Toptanit thote se n’Shqypënii po bahen pregatitje shperblimtare sidomos rreth Krujet e Lezhez hu gjinden 10.000 shqypëtaar t’armatisun. Shkrojs’i leter difton n’marim se t’vllaan e tij e kan vorrue serbët eri m’qafë e grii
mandej n’pushkë. Këjo diftesë çon peshë nji dimostracjon t’math kundra kalorësve ballkanikë e sidomos kundra serbit. Çohet mandej Kol Ivanaj, i cilli flet per kufi t’shqypëniis e thotë se i bashkohet n’mëndim foltarve tjerë permbii lidhjen Ballkanikë, qi pat qëllimiumii te ndarje t’Shqypëniës. Mandej vëhet me fole përmbii formë t’Qeveriis t’shtetit shqypëtaar, por e ndalon presidenti mledhjes e i duhet me e lanë biseden deri atëherë ndigiue fort ftoftas prejë
kongresistave. Untori Kandili, qi banon n’Bukureshë, ja këthen Kongresit at xehtsii qi pat perpara, e fjala e tij qi buron prej zëmret, asht shkaku i shum brohorimeve, edhe pse n’fund s’thotë maa teper se kan thanë tjeret. Hil Mosi, me vën ja shtje n’mend kogresit, se po flitet shum per Shkoder e Janinë, e vilajeti i Kosovës e Monastirit por saa po permendet. Idriz
Manushi, prejë Kosovet, thotë se po flitet per Shqypënii t’madhe. Fjala nuk është e arsyeshme, pse nuk do t’flitet as per shqypënii t’made as per t’vogel por permbii ate si na qet historija, gjuha e zakonet. Fjala e Manushit asht e pritun me t’madhe simpatii prejë kongresistave. Çohet mandej haki Florina e flet përmbii vilajet t’Monastirit, tuej thanë edhe se po biret shum kohë kot: mledhja asht t’ tanë nji mendjet qi Shqypënija e vertetë rrjedh prejë kater vilajeteve t’Shkoder t’Kosovës, t’Monastirit e t’Janinës. Orazio Irianni thotë se po flitet teper e se asht nevoja me daa ndo i send. Presidenti Faik Konika difton se kongresi kish per
t’baa punë t’mirë tuej formue nji memorjal qi ti kalxojnë Fuqiive, bje fjala, se Jakova, gjyteti sod nder fjalë, s’kaa por 12 shpii serb… Dervish Hima, mbasi u permend memorjal e shef t’nevoishme me vrojtue m’të qi e para garanxi pagjet per kohë per t’ardnun ast m’e shtii n’Shtet t’Shqypëniis Jakoven, persë strategjikisht, kush kaa Jakoven kaa edhe nji nder çilca t’Shqypëniis.
Don Ballamaçi, difton prej anes Shoqniis rumën-maçedone se vllahët duen me jetue nen flamuer t’Shqypeniis. Rrfen se kaa zoor veç me mëndue qi Fuqiit e mdaa kan me ja hjekë Shqypëniis krahinat e bukra t’lakmueme prejë sllavv’ e grekve, e dishron t’krijohet nji vend autono, msi n’Svicer, nder ato krahina t’vilajetit t’monastirit e t’Janins ku janë t’perzim rumën
e syqypëtaar. Mbas bisedës t’Ballamaçit, qi u myll me trokitje duersh t’gjatë, lëhen punet per me i kapë ne nesre nadje. E treta ditë. Mledhja e paradites. Fillohet e terta ditë me këndim t’telegramit t’E.T. kondit Berchtold: “Faik Konika, President i Kogresit Shqypëtaar, Trieshtë –
Shum i kenaqun per ndjesiina t’diftuemeu n’telegram qi m’dergove n’ëmën t’Shqypetarve t’mledhun n’Kongres n’Trieshtë, t’lutem me pelqye bashkë me falenderjet e mija urimet maa t’mdhajat per perparim t’Shqypëniis e t’popullit shqyptaar. Berchtold”. Me brohoriina t’mdhaja pershndetet ky telegram. At Fan Noli shqypëton nji t’folun qi e myllë çashtjen e kufive. Ai me
shum arsyena historike, etnike, ekonomike, difton se Shuypënija do t’formohet sadopak prejë kater vilajeteve t’Shkoders, Janinës, t’Kosovës e t’Monastirit. Edhe këso heret uratori
asht fort i aklamuem. Mbas kësajë, Kol Ivanaj i avitet presidencës e i lypë Fajk Konicës shvilim per mëndirë t’keqe qi dje ja priti fjalen.Faik Konica i përgjegjë se s’e kaa me detyrë me dhanë shvillim kurrfaret, pse at herë gjithcilli Kongresist do t’jepte ndo i zhvillim, atëherë
Ivanaj holl mbii tryes t’presidencës biljaten me ëmën t’vet . Kjo ngjarje nuk shkoj gjatë. Faik Konica i dha, për mjes dy tjerve, nji diftim, ku, pas permendë kerkend, thote se kama e tij si kreitar, qi lypë nji paansii kreit t’keputun, e vën jashta ë’do kunderaktimit t’posaçem. Nuk kje botue kurrnji verbal, nense shum gazeta folne per ket ngjarje.Mark Kakariqi don qi
Shqypënija t’keet kufit e vet natyrale. Pse per ndryshe nuk do t’kishte fuqii me jetue. Edhe aj asht n’mendim t’i dergohet nji memorial Fuqiive t’mdhaa, e dishron t’lypet interventi i armatisun i Itales e Austriis, qi t’hiqet qarkimi i bregut t’Shqypëniis, qi asht shkak t’gjith psimene popullit. Dishron qi kogresistat t’napin besën shqypëtare me fjalë “vdekje ndo liri” –
e t’gjith mledhja, si t’ishte nji nieri, i pergjegjë me brohorim. Demeter Molle, qi banon n’Filipopull, bjen urimet e shqypëtarve t’Bulgariis. Orazio Irianni, i pritun me brohorii, flet n’ëmen t’Shqypëtarëve e t’Italo-shqypëtarve, t’ngulun n’New-York. Une- thotë – kjeçë krejt kundra Aljancë Triplike, por sod e shof me detyrë me diftue se jam pajtue me të, mbasi veç
me intervent t’sajë energjik na sod mund t’flasim per nji Shtet Shqypëtaar. Por mos ta harrojmë qi besen maa t’madhe do ta kemi n’veedi, n’ffuqii t’onë, n’njisii e n’bashkin t’gegve
e t’toshve, t’kerstënve e t’myslimanve. Kështu njite, mund t’i kalxojmë me dobii anmiqve t’Shqypëniis, se kurr s’kemi me perkulun ndo i kind t’flamorit kombëtaar, se s’kena me hjekë dor kurrë prej tokve qi po na i grabisin, kështu kena per t’i ndjekë gjithkund e gjitmonë amnigët t’onë. Mos ta qesin këto n’harresa fjallën e moçme t’turkut: “Shqypëtari i shkjepët
mbriiti deri n’Bagdad!…”.Uratori, qi shum herë do t’ndalet prejë brohorimesh, nuk flet per kufi Shqypëniis, mbasi argomenti kje shvillue deri n’’osun prej At Fan Nolit. Vjen mandej Bajram Doklani, i vleerti luftaar i Jakovës veshë me petka kombtare, e qi habitet pak prejë aklamacjonit entuziastik t’Kongresit. Aj asht mësue nder mledhje malit, ku ditet pak e amel e ku aklamacjoni shënion qestii… Por shpejt mësohet domosdo e vëhet mbas i grimet me baa
nji diftim të shkurtë, por t’fuqishëm:”Hrekët, malazezët e sidomos serbët, kan rrënue shpijat e toket t’ona, kan baa kerdii n’pleq, n’graa e n’mii!…- Ju bai bee, o trima, se do t’mundohem me gjith fuqi t’bahet Kosova nji vorr serbësh!”. Nji brohorii e nji brim’e gjatë i ban jeh fjalve
t’Doklanit. Dervish Hima, mbasqi u permend Kosova, Këndon nji statistikë ku thohet se n’at vilajet janë 300.000 Shqypëtaar e jo 3000 si donë me thanë serbët. Stef Curani thotë se do t’shtihen n’Shtet t’rii edhe ato gjytete ku populli asht i perziem, e gjysa asht shqypetaar. Dishron qi ky mendim t’vehet n’memorjal qi kongresi do t’ja dergojnë Fuqiive mdhaa.
Zef Skiro difton se flet italisht mund ta ndjekum maa udobisht shtypi. Permendë traktatin e S.Stefano, i firmuem prejë Turkiis me konop n’fyt, e mandej flet gjatë per traktat t’Berlinit me t’cillin Europa i hoq shum sllavve preje shka i dha i pari. Por edhe ai i Berlinit nuk këje daa me
gjygjë e Shqypëtarët u kundershtuene e Europës ju desht me çue komisjone n’vend. Lord
Fitzmanrice, me dalxime qi i bani Qeveriis inglize, ja vuni Shqypëniis kufit e vertetë. Mbasi permendi dimostrajonin aniitaare t’Ulçinit, me t’cillin Europa desht m’i falë Malit t’Zii tok e
gjytete qi aj s’pat fitue, mbasi permendi letren e bukur e senatorit D’Estournelle, Qe per pasqyrë sugariis gazetare t’Itales, qi aht tuej ja mbajtë thesin n’jedhsii regj Nikollës, letren e çmueshme e t’Nd.D’Estournelles, qi us htyp n’gazetë Temp. Paris me 10 Tetuer, 1912. Maron tue thanë se kufit e Shqypëniis janë daa katerdhet vjet para. T’rrahunit qi ban sot diplomacija nuk a veç nji komedii me marre qi do t’marojnë!…(brohoriina t’mdhaja).
Mledja e mbasditës. N’3 orën mbazdite, si u cil Kongresi, këndohen telegramet maa me randsii ardhun prejë Bukureshit, Borgo-s, Erizzo, Napollit Amburgo,e tj. Asht i pritun me shum
simpatii nji shndet urimit i redaktorve t’Liberta t’Goricje. Flet mandej tedeshku ingjenjer Haessler, prejë Vjenët, qi na ban françezisht nji lekcjon gjeografijet tregtare, tuej dhanë
kalxime mbii nji kartë gjeografike pshteta m’nji kamalec. I kshillon kongresistat me çue zanin nelt e me lypë Shqypëniin saa maa t’madhe. Ndërsa flet ingj.Haessler shum kongresista lanë sallen tuej mormurne: “S’asht nevoja m’nji Kongres Shqypëtaar me ardhë t’hujët me na
kalxue shka na diim!…”. Madhënii, Posë tridhet e saa vjet t’kalueme prejë se u baa traktati i Berlinit e Komisjoni Europian per t’daam kufine, t’cillit vetë i kjeçë segretaar, m’lirojnë prejë
kshillit diplomatik. Madhënija e Yte shtergon t’gjit ndjerzit e drejtë me protestue per diftim t’And luftet persii kundra Turkiis. Po lypi dishmiin e shokve t’Komisjonit qi patue me mue me 1879 e me 1880 dergesen e randë me shdeshë Shqypëniin tokësh qi ti s’pate fitue, po lypi
dishmiin e shokut t’ëm ingliz ende gjallë, sir Vincent Cailard. Na kjeme bashkë n’Podgoricë mbii rrënime t’shkreta qi cubat tuu kishin baa. Na t’gjith, kush maa pak kush maa teper, kjeme marrue tuej paa se paqja n’botë kje vuu n’rrezik veç per inteersë t’Ande e per atë qi Ti e thirrshe lumnija e Yte: na e uptueme se lufta qi ti çove peshë nuk kje trimënii por
sendergjimi i Yt. Koha kaloj, Ti po fillon e po rrxigon me ja vuu prep zjërmin botës per me i goditë punës tua. “Ti nuk kee kundershtaar n’rregginii t’Ande, n’at Mal t’shkretnueme, m’vien keq, se kishe me pas prejë tyne ndeshkimin qi Ti meriton e qi gjikimi i botës gjiytetnueme nuk ta nep. “Vetë n’mos tjeter kam krye nji detyrë t’ëmën tuej t’shkrue shka t’i s’mundesh me ndii e qi asht ndjesija e t’gjith atyne qi njofin t’mjerin vëndin t’And. D.estournelles de
Constant. “Senator françez qi këje Segretaar i Komisjonit Europjan per t’daam kufive t’Malit t’Zii”. Paal Ghierghia, fort i veshtuem, permend t’ndollunat eroike maa t’mdhajat e histores t’atyne krahinave qi donë me ja hjekë shqypniis. (Brohoriina t’mdhaja). Gjithnji mbii çashtje
t’kufive kapet nji kundershtim i foort, n’cillin marrin pjesë sidomos i kënuni xheneral Fazil Toptani e Dervish Hima. Çashtja qi shteti i rii a do t’kufinojnë vetun me serb e me grek a por edhe me Bullgarii, nuk i daan kundershtarët veç n’do pun t’vocra, mbasi shifet çiltras se gaadi
t’gjith kongresistat janë n’nji mendjet qi, tuej kufinue Shqypënija me Bullgari kjo s’kaa per t’lanë kurr as serb as grek – anmiqët maa t’mdhajt e Shqypëtarve – t’a damnojnë Shqypëniin e ree e per mprojtje t’ëmnit e t’interessavet t’veta.
Fai Konica, per me këputë t’rrahunit e sajë çashtje, qet n’shesh qi prej lidhies Bullgari qi ja bani maa pak keq Shqypëtarve. N.D.Molle, mbas kësajë difton se Daneff si kthej prejë Londonit, i tha me fjalë simpatijet me zemër qi Shqypëtarët kan per t’pasë nji Atdhec t’madhe e t’liir.
Bahet mandej votacjoni tuej çue doren e nji shumicë e madhe e pelqen qi Shqypënija të Kufinoinë me Bulgarii. Prenci Albert Gjika ven oroe prishaqefas se po flitet per kufi…Prishaqefas? Po këjo esht çastja maa e para e Kongresit?… – i bje nder fjalë Krejtari. Gjika- tuej mos i vuu vesh ndalimit – thotë se s’duhen tjera fjalë me daa qi Shqypënija s’und
t’formohet veç prejë kater vilajteve. S’kaa – thotë uratori tuej xee – por nji Shqypënii prejë Malit t’zii e deri to Arta e Monastiri. Me folë mandej per vetgeverim asht kot, vetë Fuqiit e
mëdhaa e kan proklamue. Edhe per kufi nuk mastojnë këndimet e shkrimet e Lord-it Fitzmaurice? Inglizi a burrë fjalet, t’i sillena atij. Qe nji mprojtës i dejë per çashtje shqypetare. Faik Konica, I jena sjellë, por kaa qillue i lig. Mandej asht i lidhun partiti liberal qi ndjek nji politikë kundra intereseve t’ona…E këte due me thanë, o vllazen shqypetaar, e po jan perseris tuëi ju diftue se me fialë t’kota kurgjaa zdahet, por lypet “flamuer, pushk e fushek!” (trokitje duersh).
Luigj Jakova pëvetë se t’tre delegat Shqypëtaar qi gjinden n’London a janë pernjimend t’derguem prejë Qeveriis t’Pertashme t’Vlorës, e dishron me diit se shka kan xjerr o, sadopak
se shka kan baa deri m’sot. Faik Konica ep t’gjegjun se delegacjoni qi gjindet n’London asht pernjimend me Qeveriin e Pertashme t’Shqypëniis, por nuk mund ta diin a kaa xjerrë gjaa deri m’sod, e se shka. Dom Pjetër Tusha, famullitari i Berdicës – i pritun me nji trokitje duersh
t’gjatë – dishron qi t’shkojnë mirë katolikët, orthodokset e myslimanët qi t’gjith s’bashkut
mund t’luftojnë kundra anmiqve t’Atdhees. Ndryshimet e Fenave, – thotë Don Pjetri –
shduken kundra rresiqeve qi hjek vendi i t’parve t’onë: s’asht Fee n’ket tokë qi ja vën kuj me detyrë mos me luftue e mos me dekë per dhee t’vet. Dishron t’i dergohet nji telegram
konfeerncë ambashatorjale e t’i diftohet se bloku n’breg t’Shhypëniis nuk viin gjaa per Aljat, veç asht shkat mjerimesh t’mëdhaja e deket per saa t’pafaj (brohorime t’gjata). Pushon mledhja per pak çaste e kuer kapetë puna persrii, nji aklamacjon i math shgrehet n’saall. Merr me folë Kristo Mexi (nji nder tetmdhet senator t’Qeveriis t’Pertashme t’Vlorës e, mbasi
kalxon se kaa ike prej Vloret tuei i pshtue anijave t’Grekut, i bjen Kongresit t’falunat e uriemt e Ismajl Qemalit e t’shokve tii. Mledhja i pret këto fjalë me nji aklamacjon t’fort. Jak Koqi,
shkodrane, ngulun tesh saa vjet n’Trieshtë, shvillon çashtjen shqypëtare kahë ana e politikës e ekonomiis. Per me kalxue dashtëniin qi Shqypëtari kaa per ç’do çashtje shejte, qeet shum
vende historijet; difton nevojen per Itale me pasë nji Shqypënii t’foort e t’liir afer veedit; e qet
n’dritë t’mirat ekonomike per ato qi qesin kapitale nder pun t’Shqypëniis: këto jo veç çojnë pasuniin m’nji vend i vorfen per sgëjedhe t’mrapësht t’Turkut, por hiin edhe nder punë t’frytshme e t’shigurta. Fjala e Koqit kje fort e eklamueme.
Abdullah Struga, mysliman, i njoften per atdhetarizëm e trimnii qi kaa diftue nder saa lufta kundra Turkuqt, asht n’mendim m’u gatitë me protestue me armë per t’daam kufive keq per Shqypëtaar. Faik Konica difton t’myllun çashtjen e kufive e ja lshon fjalen Dokt.Pattajo,
rumën, ei ardhun prej Amerikës me marrë pjesë n’Kongres. Ky sheh nevojen t’jenë vllanzii ndermjes t’Shqypëtarve e t’Rumenve. Këndon gjysen e t’folunit n’gjuhë inglize e gjysen tjeter italisht. Mbas fjalës Pattajo, fort e aklamueme, kalohet n’çastje arumune, mbii t’cillen hiin me
folë Dokt.Sciunda prejë Bukureshit, tuej diftue simpatiin e rumenve per Shqypëtaar e tuej thanë se vllaznit e tii Vllah Kishim me pasë shumë gëzim me këne qi Fuqiit e Mdhaa i
bashkojnë me Shqypënii. Dashnimi rumenë, thotë uratori – kaa me kalxue vjeftjen me punë, mbasi Qeverija Rumene, por saa t’marojnë lufta, kaa me çile shkollë shqype n’Shqypënii. Me t’folun t’Dokt.Sciunda, i pelçyem me shum brohorime, sidomos kuer permendë shkollët qi
rumeni kaa per t’çilë n’Shqypënii, myllet e treta ditë e Kongresit. E katerta e e mramja ditë. Mledhja e paradites. Kristo Mexi, qi pritet prap me nj’at aklamacjon kuer pruni t’falunat e Qeveriis t’Pertashme t’Vlorës, këndon nji bisede t’gjatë e me dije mbii t’drejta t’Shqypëtarve,
difton njimendimin e tyne per dishire qi kan e ban t’lutuna per ftesë t’plotë. Po saa maruene broorimet qi pershndetue fialët e Mexit, Leonida Losi, i njohtun nie pseudonom t’Shaban bejë, thotë: -Na po rrahim shplakë, po bertasim rrnoftë, po… a asht gjallë a jo Qeverija e Vlores?
Shka asht tuej baa? -N’Vlorë – ja ban Kristo Mexi – janë shndosh e, mirë po haan e po piin!…Mandej praan, e ban qi t’merret vesht se s’kaa me muejtë kush m’i xjerrë prejë gojet nji fjalë maa teper. Por mledhia tuej çyçyrue kalxon se i vien keq per ket heshtim. Frano
Chinigo i cili menji t’folun fort t’bukur qet n’dritë martiximin e Shqypëtarve nder këto pesdhet vjet e mrame e levdon me gjith fuqii t’fjalës s’vet erojzmin e kombit Shqypëtaar qi prep po shihet n’Janine e në Shkroder, thot’ edhe aj se Shqypënija e vetetë del e formueme prejë kater vilajeteve, e me idhmin i nep t’gjegjun atyne qi i Shkarkohen Shqypëtarve se janë t’pakthyeshem m’gjytetmin. Fort i aklamuem e nuglë t’folunit me nji himnen perparimit e madhëniis t’Shtetit t’rii.
Luigj Jakova çon ji himnen Austriis “i vetmi Shtet mik i drejtë i Shqypëtarve; i vetmi Shtet qi per to kaa preh taganin”; maron tuej çue nji thndet perendorit Frano Zefit, Qeveriis austriake, rregjit rumaniis e Aljancë Triplike (brohorime). Mbas këshiillit t’Prof.Skiro, krejtari anhkote qi
Luigj Jakova, n’shpejtii t’folunii, kaa qitë n’harresë m’i dhanë nderim edhe rregjit t’italiis, endë mprojtës çashtjes shqypëtare.(Persrii brohorime). “Flet mandej Terenzio Tocci, i vleerti atdhetaar i Shqypëniis qi kaa ndejë saa dit nder male n’kohë t’kryengritjes t’mramë, e qi kje
emnue at herë kryetari i komitetit shqypëtaar O maa mirë “Qeveriis t’Pertashme” qi n’mos ta trathtote Ricciotti Garibaldi, kiste diit me kerye detyren e vet. E presin me nji trokitje duersh t’gjatë. Po flas italisht – thotë aj – se merrem vest edhe prejë shtypi mundet me m’marrë
m’rapa. Jam nji ushtaar e praa edhe këtu due m’i ndejë rregullave t’ushtriis, por m’leui ta ges lirisht mendimin t’em. Këtu flitet teper, këtu rrahen teper duert, n’vend qi sot duer duhet me rrokë pushken; s’lypet tjeter këtu veç m’u betue per: “Me shkue n’Shqypënii me fitue o me vdekë”. E test-thotë Terenzio Tocci – t’flasim per nji gazetë t’Trieshtës, qi gjithmonë kaa pshtetë çashtjen shqypëtare. “Indipendente” kaa shtypë dje se ky kongres asht baa prej’
Austriis. Un kujtj se do ta keen marrë vesht keq; si do qi t’jenë asht mirë t’dal prejë këtii kongresit nji protestë qi t’diftojnë se Shqypëtarët s’i sherbejni as Austriis as Itales por vetum
Shqypëniis (brohorime). Uratori qi pernjimend i nderum n’t’foun t’vet, don qi Shqypëtarët t’gatohen per punë e s’und t’ndalet paa ankue qi u gjet, jo m’nji Kongres kombtaar
t’Shqypëniis, por m’nji kongres nderkombtaar, ku hiine me folë tedeshk, magjar e tjerë…Mledja u pshtjedhue presidenti ja pret fjalen Tocci-t, por ky s’mund t’ndalet e difton se kongresi a vue per rrugë t’keqe, se edhe ato qi janë jashtë janë kujtue e lypë gjinji m’i dhanë
t’gjegjun “Indipendente” ku flitet edhe per 50.000 koronë qi Qeverija e Vjenës i kaa dhan organixatorve t’Kongresit. Asnji shqypëtaar i vertetë mund t’durojnë këto shqybe. Ndersaa mledja perzinet e kreitari mundohet kot me baaa me praa Tocci-n, do italo-shqypëtaar e këshillojne m’e lane fialen e ndigion tuei dalë sallet, ku-thotë-nji shqypëtaar i vertetë nuk
mund t’gjindet kondën. N’mjes t’perziemit t’gjithmarshem kreitari ankohet fort per inçident, qi ban me folë t’gjith sallen; asht mjezditë e mbas pak shtyhet mledhja per mbasdite”. Po
marrim prejë “Piceolo” t’Trieshtës t’folunit e t’ T.Tocci-t, mbasi mbas kësajë gazetë po e bajmë ket diftime.
Mledja e mram’ e mbasdites. Salla nuk asht mushë si tjera herë. Orazio Irianni, tuej folë per mbii inçident t’sot nades, per m’i dalë para t’shameve qi mund t’keet “i flakti atdhetaar
Terenzio Tocci” prejë atii qi nuk e njef, kalxon shkurt veprat e bukra t’jetës t’tii, e qellimin e t’folunit qi a kenë me lypë shvillim prej Organizatorze t’Komitetit mbii shkarkime t’mëdhaja qi kaa baa gazeta “Indipendente”. Edhe Irianni dishron qi t’nepen këto shvillime. Uratori pëvetë mandei:”A asht e vertet se nder italo-shqypëtaar t’Kongresit gjindet nji qi kaa pasë nji çmim
nderimit preje rregjit t’Malit t’Zii sod amniku i jone maa i madhe?…Çohet n’ kamë Prof.Frano Chinigo e “Une jam!”.-E shka kee n’mend me baa me at çmimin? – pëvetë Irianni. -Kam me e
këtyhe n’Cetinë pse s’m’bahet me baart çmimin e nji Shtetit qi s’asht i dejë me kenë n’bashkim t’tjerve!… Brohorime t’mdhaja e t’gjata pershndedin këto fjalë, e Irianni maron tnej thanë: -Mirë krejt! E po m’bahet qeefi qi i nepet kështu nji shmllesë karakterit e madhe, qi mundet me i kenë per mësim popullit shqypëtaar. At Fan Noli, tuej këndue artikullin e
Indipendents difton se mbas mendes t’tii Komiteti Organizatuer e kaa me detyrë me dhan shvillimet qi lypen. Stef Curani – rejtar i Komitetit qi deri at herë kaa ndejë m’njënt’anë
tuejfolë nenzaa – mbas saa e saa t’nzitunash, difton n’pak fjalë n’hjuhë shqype se “asht marrii Shteti qi levddohet per maa t’mirin organisacjon financjar t’Europës, t’harxhojnë 50 mii koronë per nji kongres shqypëtaar”; por, mbasi mungoshin t’hollat, ju suellë nji nierit politik t’Vjenes, dashamiri i nji ministerit, e prejë tii pat 1000 koronë, qi kjenë daa mi harxhue 600
nder telegrami, 100 per sallë e tjerat per t’thiruna, per nji gostë per t’myllun e nji tjeter per nji mik (Taaffe). Shum pëvesin: “Veç me 1000 koronë kaq shum harxhe?…Curani s’bani zaa e Faik Konica ja lshon fjalen uratorit qi kaa redin me folë. Gazetarët, qi kan ndii diftimet e Curanit n’qjuhe shqype e s’kan marrë vesht gjaa, per mjes t’perfaqsojnsit t’Piccolo-s (Nordio) lypin qi per këto diftime kaq me randsii t’i bahet perkthimi italisht ndo françezisht,
mbasi edhe shum herë kan pasë mirsiin me ja perkthye do fjalë kreit kote…Presidenti nuk ndigion tuej thanë se këjo punë i perket vetun Komitetit Organizatuer, e Nordio ban me diit se shtypi kaa me baa ket diftim qi “per t’pëvetuna t’baame organizatorve a kan pasë t’holla prejë Qeveriis, plokësija nuk kaa dashtë qi t’shtypet t’pergjegjnnit”. Këto la në Faik Konicen me perkthye francezisht shka kaa thane Curani.
Dr.Sciadina shvillon t’gjith arsyenat qi kan per t’mbajtë n’vllaznii rumenët e shpypëtarët n’Shtet qi po leen. Mandei hiin me folë Epaminonda e At Fot Ballamaci, t’cillët – gjithnji per mbi çashtje t’Armenve n’Shqypënii – nense diftojnë miqsii per Shqypëtaar, duket se duen me
ngreh nji Shtet m’Shtet. N’gjuhë, rumene flet me ket mendim edhe Bandelli, drejtori i gazetës
La Dottrina, qi shtypet n’Bukoreshë. Si tha Lehova dahet m’i dergue nji telegram nderet Ministorit Punve t’Jashtme t’Rumaniis. Ing.Idris thotë se memorjali, qi po del prejë Kongresit,
t’i dergohet edhe delegatëve Qeveriis t’Pertashme pi gjinden n’London. Skiro, n’saa asht tuej u myllë çashtja e Kongresit, i falet nderës t’Trieshtës per t’pritun t’sajë njerzijet, dergon nji t’falun flamorit t’vlorës, e i nep nderim perandorit t’Austriis e t’Itales e t’gjith atyne qi janë miq t’Shqypëniis. Kreitari difton se a myllë çashtja e gjithmarshme e këndon memorjalin per t’u
dergue Fuqiive t’mëdhaa e qi asht ky: ”Shqypëtarët t’mledhun n’Kongres t’Trieshtës qi perfaqsojnë t’gjith Feenat e t’gjith elementat t’vendit t’yne, si edhe arumenët t’njitun me to
me interesa e mjerime t’perbashkeme, kan nderen m’i diftue kançelariive t’Fuqive t’Mëdhaa, këto t’daame:”Shqypëtarët njofin iradii t’madhe per fuqiina qi kan daa me krijue nji Shqypënii n’vedi, por i luten Ekçelensë s’Ate me baa shka duhet qi t’keeu maresë mjerimet e mëdhaja n’at vend. Asht krejt e nevojshme per popull Shqypëtaarët hiqet bloku n’breg t’yne e
t’pushojnë lufta saa maa parë, n’mos si gjith Shqypëniin, sadopak nder ato krahima qi Fuqiit t’gjitha janë nji mendjet t’jenë pjesë e Shtetit Shqypëtaar. Najemi shtye me baa ket t’lutun jo veç per dashnii atdhejet, por edhe per at fiill i njoftun prejë gjith botës gjytetnueme, qi asht e
nevojshme edhe n’kohë t’luftës me pritë mizoriinat paa dobii. Per ndryshe asht friga se prenci evropjan, qi saa maa parë do t’i nepet dergesa e laart m’e mkamë Shqypëniin mos t’gjejnë
n’at Shtet veç do rrënime. I veen mandej nen kujtim Ekselensë s’Ate se nji Shqypënii e formueme me krahina paa kurrfarë vjeftimit ekonomike, daa prejë gjyteteve maa t’mëdhaj qi mund t’bahen qendrat e gjytetnimit t’kombit Shqypëtaar, s’kishte me muejtë m’u mkamë rregullisht, e kishte me kenë shkak shum zoresh edhe per Fuqiina t’Mëdhja.“Votue n’trieshtë
me 4 marc 1913. Per mbii gjithecillin pies t’memorjalit, kongresst diftojne pelçimin e vet. Por ato fjalë “asht friga se prenci evropjan, qi saa maa parë do t’i nepet dergesa e laart m’e mkamë Shqypëniin” çon peshë plot protestime. -Po ç’farë prencit evropjan o asiati. -Po a s’a
kenë hjekë prejë programit çashtja e traiten t’Qeveriis? Po kush desht me folë per ket a s’ju tha qi qitet jashta sallës me polis?… Po cilli vot nep t’drejte t’permendet traita e Qeveriis e mii
cillsii e prencit?…Faik Konica! A doni ndoshta prencin prejë Madagaskarit? Shum aklamojnë e nuk laan t’ndihen protestimet e t’tjerve. M’nji bankë s’shtypit murmorohet per drejtorë t’Kongresit. Thohet se perkthyesat kan pasë e kan shumë kuides me perkthye… shka i kaa qefi reguluesve t’Kongresit. Korispondenti i “Matin” tuej paa saa simpatii e saafort i bihet
mrapa perfaqesonjisve t’ “korispondensë Shqypëtare” t’Vjenës thot.-Duket se n’ket Kongres t’gjith asht monopol i Austriis…Si u maruen keto fjalë, Faik Konica maron t’folunit rritual per t’myllun t’ongresit e këshillon m’e lanë sallen tuej këndue hymnin e Perandoriis Austro-
Ungare…E këndojnë vetum tre o kater kongresista e tjerët dalin jashtë paa zaa, e shifet se kan zemren n’vajë!… E kështu maroj Kongresi!…Vrime. Lypi lejen me shkrue sikurse mii nji
gjaa qi m’perket mue. Kur n’nade t’ditës mvrame t’Kongresit u ngreha me folë, kishe shpresë t’madhe se Komiteti fillëtaar do t’i kishte dishmue fletës Indipendente se lajmet qi kish marrë ajo nuk ishin të drejta pot kur zdrypa, mendimi qi n’Kongres nuk do t’ishin të gjith te
dliirpertrini nji t’therun n’Zemer qi erdh tuj m’u shtue e tuj m’idhnue at herë kur paash se t’paa pastërit nuk kiene t’perzanun me idhnim prej popullit. Mora fjalen n’shpresë se do t’u pelqete mendimi i em per me ngrehë nji komitet t’permbaem prej njerzësh t’vjefshëm, i cilli me zemrim te kongresit e prandej me pushtet me veprue do t’u perkujdesëte per mprojtim t’kombit e per ndihmë t’vllazenve t’qarkuëm. Por kongresi mungote nji Parjet qi diftote
nevojen e veprimit per sende maa t’gjalla e t’dobjisme. T’gjith bertitëshin: Vdekie a Lirji! E mledhia marë e pelqete tuj trokitun duërt; por as kuëj s’i ishte vue detyra me i mledhe këto brimë burrënjet qi ridhëshin prej pellkut t’gjithve.
Ishte nevoja t’umbahëshin saa ligjerata mii kufi te Shqypëniis? A nuk kishte kenë punë maa e viefshëme mbas t’permbamit t’nji Memorandun-it, t’u mëlidhte Pleqësjia n’kuvend t’posaaçëm e t’u perpiqëte me gjetë mendyren qi mos me baa me u gzue armiqt e me qeshe
Shtetet e Mdhaja? Si nder punë te vogëla ashtu nder t’mdhajat drejtuësat zbluëne çiltas nji t’paa-gatim.Mendimet qi gjith e cilli qitëte, nuk ishin te mledhun prej as kuëi e shkrimi qi do t’u
bate mii gjithecillen t’folun u ngushtote vetem n’ t’permëndun t’ëmnin t’uratorit. T’bjimit ishte
i hir per gjithkënd pse asnji rois nuk i gjindëte per vertetim t’kartave ftonjëse. Per me marrë fjalen ishte nevoja me u nenshkrue perpara e mandei muitëte me folë mji ç’do sënd. Ishte nji program per t’u shdredhe, ishte daa se do t’u veprote me ree e se u muitëte me u baa ndo’i ndryshim: qe Kongresi në faqun maa t’paa-pelqyëshmin. M’bie n’mend kuer tuj u ulë Fajk Konica n’vend t’Kryeparjis nji Kongresist i tha: “Dishroi me fole mii nji drejtim sybiektit ditës”. Kryetari hapi syt e tundi kryet me idhnim t’madh, si me thanë “Nji grue n’kongres?! Skangull
kso doret… nuk bari, io”!…Ndoshta jena genjye, se n’mend t’disaa Shqypëtarve Kongresi do t’vieite me i diftue botës se shqypëtartë kishin pshtetë t’gjith uzdajët e pshtimit t’vet n’Austrii.
Kongresi edhe do t’paraqitëte, nense pak mshehtas, ndo ‘i prins qi kishte shperndao letra mjishe me nji zember-bardhësii t’paa shoqe; e u paa kuerr u permend nji prins europian e
kuër nuk u qitne në shesh disaa telegrafa. Me 21 t’Shkurtit N. e T. Prins Kedivjial Ahmet Fuadi muër n’London ket telegrafë:”I lutena N.S. me marrë pjesë në Kongres Shqypëtaar te paren ditë t’Marcit, bashkë me Toptanin Hotel vauoli – Trieshtë” – N.T. i u pergjegj me 23 te shkurtit ‘Toptani, Hotel Vanoli,
Trieshtë. Falenderje per ftim. I xanun per shejten çeshtje t’Atdheut, kam me kqyrë n’muisha me ardhë n’Trieshtë. Per tash i fatoi punë t’mira Kongresit tui i porositë bashkënii e njisii mendimesh. Prins Fuadi”. Kjo telegrafë u muër por nuk u kendue persaa, sidomos nder dit te
para, u kenduen saa e saa t’jera qi s’diftoishin ndo ‘i mendim t’nalt. Faik Konica e ndo ‘i ndihmëtaar i tij, deshtëne me pritë qi mos t’u bate nji diftesë simpatjet e evarjet Atji njerit qi
paa ushqye dishire kurrëfaret, me urtii, e per sheitën çeshtje kombëtare siillet tash saa e saa kohë neper Mbretëriina e neper Ministera t’Europes tuj u perpjekë per permirësim t’fatëzezës Atme t’Parvet t’tji. Ato qi punojn dliirt per politikë le Shqypëniis nuk patue raasen me diftue se
Shqypëtaartë janë mirënjoftesa e se diin te çmojnë vleren e disaaave qi, sikurse Prins Fuadi punojnë per shfrim t’zemers vet, per atdhedashtunii e jo per dishire te mrapshta a per me ngrehë lavde mii vedi. Faik Konica e kush i mbaiti krah, diftuëne se nuk e njoftëne detyren qi
kishin per t’baa. Edhe nji send qi raa n’syy nuk do t’a qesim mbas doret, due me hanë, se perfaqësojnjësit a fletëtartë e shtypëshkronjes s’ljir nuk duelme t’kenaqun prej Kongresit por t’idhnuëm; o per tregim po marr fleten “Piccolo”, e cilla kur nuk kaa diftue sympatje t’madhe per shqypëtarë nuk a kursye me thanë të drejten çiltas. Kështu praa shkruëte gazeta e randë e Trieshtës e 5 Marcit: “Fletëtartë kishin çue zanin paa-daa e protestue kunra saidjis pakë qi i kishin baa tuj mos me i thirre drejtë edhe pse s’i a u kishin pritë te hjimit në Kongres: kundra perkëthyesave qi i kishin vue per brji, t’cillet i u lagojshin orë e ças perkethejshin nga ligjeratat
shqype vetem ato sende qi atyne i u dukeshin t’drejtuëme me i u pergjegje mendimeve t’filltëarve t’Kongresit; pse te gjtha telegraat e doreshkrimet, per t’u botue, mbas i ishin
pershkue neper duër t’dy Vienezve qi rrishin daamas ne nji tryes, nji inzhenjer e nji fletetaar raset, i u jepëshin t’jerev. Por saa u baa urdhuna e ditës e u dha ree mii te, inzhenjer Haessler-i u afrit te tryesa e Krietarit e paa u turbullue e me nji madhnii isundimit, qi kish perdorue ç’ n’fillim t’Kongresit, muër memorandum-in, e, paa u ngutë xun e po shkruën, persaa fletëlartë, nga te cillët disaa t’derguëm fiil prej shum gazetavet t’mëdhaja t’huëja, pritëshin paa-durim me telegrafue neper Evropë. T’gjitha protestat qi bane këto fletëtare per me shtye kryepariin t’i bute nderimin qi i perkitëte, nuk vjeftëne asgjaa, saa perfaqësonjesi i nji fletës madhe t’Paris-it, briti: – Po duket se ky kongres kenka ne dorë të disaa zyrtarve
t’naltë t’Austriis – Pësëmëdhet minuta mbas kso pune t’gjith fletëtarte, paa u daa asnji, u çuëne me dalë prej salet n’shei protestet. Mendyrat qi perdoroj kryepari tuj lypë t’falun e tuj i dhanë me shpejti memorandum-in, mjeftuëne me paque idhnimin e fletëtarve. Por me xierrë
kaq u lyp me punue!…”. Nuk do qitë n’harresë edhe se kur Kol Ivanaj muer me fole mii nji prins per t’u emnue n’Shqypënii, Fajko Konica, posë protestave qi bani mledhia, tha se n’mos t’u ndigiote fiala e tji, tuj heshtun, do t’kishte thirrë Policiën e Qeveriis vendore. Oroet e mjia nuk janë t’jeter por ndollniina!…Muk po xaa vend me folë giatë mji tryësen qi u baa me 5 t’marcit; vetem po tham se Fajk Konica protostoi me fuqii kundra t’gjith atyne qi kishin kujtue se hymni i Austriës nuk u kendue prej mungesës njisiis mendimeve, e zbuloi m’t’jeter se fort pak ishin ato qi e dishin!…
***
Gjith shka u tha deri tash vjefti me zblue pjesen e ligë te kongresit; tash po flasim mi sende maa t’paa – vrashme. A kie Kongresi aso trajtet saa me ngrehë kundra vendit kritiken e
thershëme t’shtypëshkronjes italjane? Io, per t’sakt! Me t’vertetë u baan disaa punë t’paa – gjashme, e dikush dishmoj te peshtetun prej Austrjet; por kaqe gjaa nuk i lshoj fuqii t’plotë gjith atyne qi degjuan prej s’largut me kundershtue tuj perbuze fatëziin por gjithmonë bujarin
kombin shqypëtaar. Prandei mbas’i, ne Mledhie te Trieshtës, Shqypëniia e vertetë, Shqypëniia e emnuëme prej pesë shekujve luftash nuk mujt me e diftue shpirtin e vet te paa –
poshtënuëshem mbas’ i tgjith kongresistët nuk ishin te thyëm e prandei as te gjith austrjakant (shka dishmoj numri i pakë i kongresistëve n’ t’mramen t’ndejun e ne salë te tryesës); tuj mendue se protestat e te ljirve kiene t’pelqyëme nga shumica e te mledhunve, do t’vem oroe disaa t’ndolluna shum te randa. Asht e vertetë se teper pak gjaa te dukëshme bani Kongersi i Trieshtës; por vjefti me i diftue te gjith t’huajve qi u gjindëne aty, nji atdhedashmë sheite prej anës te mbledhunve. N’piesë t’eme gzimi e malli qi zotnuëne
derguë ne atyne t’cillet saa herash nu e kursyene gjakun e vet per Atdhee – sikurse Bajram Doklani t’asaj Gjakovës qi u fal Serbjës -, perfaqësojnë faqen e parë t’atij librit t’arët, n’ t’cillin kan me kenë te amëshue deshmorët maa te mraniët t’Shqypeniës e kanë me kenë dnue saa e saa Pashiq-a qi çnderojnë Evropën…
Nuk mund t’mohohet mandei se friga e shkangullit i xuu frymen e vreprimit kongresisteve!…N’ mje’ t’Shqypëtarve, sikurse edhe, n’sasii shum maa t’madhe, n’mje’ t’italjanve t’paalirnem, kaa disaa austrofila, por këto, t’baam prej t’hollash, janë fort pak, saa munden me u njehë nder gishta. As Austrofilët e vertetë nuk janë fort shum, por kush guxon me i gjikue? Munden me u shoshitë t’paamet e politikës tyne; shumica qi kish muëjt me u
thirrë pergjithnia, a n’cillen kaa nderin me e pelqye mendyrën e t’paameve t’tyne, por askush s’kish muëjt me i njehë t’paa zemër, sikurse bane gazetartë italjen tuj u diftue aq mende-leht!…N’ Italië sot janë fort t’ralla ato fletore cfilimet qi i njofin e Kombit Shqypëtaar; e, n’daç
me thanë maa çiltas, nuk asht as nji qi, n’shka perket çeshtjen e Shkoders, kaa kqyre, tuj ndiekë te drejten e loggiken, me shkrue se fialëza e Nikoll Pretroviq-it “Shkodren a deken” nuk asht garibaldine sikurse shkruëne e stershkruëne fletat – por ladute. As nji nuk u baa
mprojsi i çnderimit t’garibaldinismit!. T’Burrit t’Kaprerët, kuptohet! E jo… t’Riçotii-ve!…Mbas’i emnohet ladut aj njeri qi, per me jetue, grabitë udhtarin, pse nuk do t’thirret ashtu edhe aj qi lshon kthetrat e veta mii nji komb mbas’i t’a kenë pree n’besë t’miqësiis? As nji fletore mandei nuk kaa dashtë me i njoftë cfilimet e burrëninat e popullit t’Shkoders i cilli tash pës
Nuk n’a lypset sot me ediit pse-hin.Po thomi shkurt se austrofilet e paën se n’mprojtje t’Shqypënisë u perpoq Austrija; por mierisht kjo hasi muqe e met vetem!… Po lypi lejen me perkuitue se n’mjes te Kongresit thaçë gaadi këto fialë:”Ne na duhen me shpresue vetem n’vedi. Praa lerg politigës austrofile e italofile, ne, a duhet me baa politikë shqypëtare!”. Thaçe këto fialë e m’u shduk e mramia rreze shpreset mii çeshtjen kombëtare tuj me rrfye se nuk
kishim miq te drejtë ne botë!…U kuitova edhe se ishe lajthitun tuj majt mendimin se do t’kishim muëjtë me baa politikë shqypëtare nen hjh t’Italiës; u kuitova se isre genjye tuj kuiutu se n’Italië do t’ishte kuptue largësija e interesavet t’saja me ato te sllavëve e nevoja qi deti Adriatik t’u bate nji detë italo-shqypëtaar; m’raa me dijt se edhe n’shekull t’njizetët i bëgati nuk i a njitëte krahin t’vorfëit per sympatij t’fieshtë; i diftova vllazenve se Italija e Austrija kanë qellimet e veta t’drejtueme me mrrij deri n’nij cak ku ndahen per me marrë dy
udha t’kndrellshëme e se prandei shqypëtartë nuk duan as nuk munden me u baa vegla e tyne…Kto mendime sot po i persëris pse, me maa çiltas, nuk mundem as nuk due me i
mbajtë maa mshehtë… Qeverija e italijes nuk kaa nji program te vertetë; asht prandej e paa vullnetëshme e nuk i ndiek rrugat e drejta; Italija e fletoreve, Italija popullore e permledhun prej nji shumicës njerzësh t’paadije e prallëtorë, nense nuk veproj krejt si shkelsat (gjeziçartë) nder lojna – pjeston me sllavët e niehë burrënij garibaldine ladutijn e serbo-malazazve.
Austrija tuj Kenë sot mikënesha e shqypëtarve, mundet neser me i a baa vorrin kombësijs tyne, tuj perdorue ato vegla per te cillat asht e ëmduëme ç’motit. Tuj vue oroe praa, mbas ç’thame, se 200 mij italo-shqypetarë t’cillës kan lidhnjëna t’paa-daashme me italjan. Nuk
mjeftuëne me na vllzune me këto; tuj paa se Austrija nuk na asht e dobiëshme mbas’i s’mundet me e shdrivillue çeshtjen e nji Shqypëniis t’vertetë sikurse rrjedh nga istorija, nga gjuha e nga zakonet, nuk na mbetë me baa t’jeter veç me lypë gojëdhanjet e deshmorvet e
burravet t’onë qt t’na mësojnë si psohet, si luftohet e si diset!…Shqypënija asht e dishruëme prej miqsh e prej anmiqsh, asht e perbuzun prej te gjith botës gjytetënuëme… Mirë! Por para
se me marue ligësht prij litarit, t’desim shqypëtarisht prej plumbit!…V’vend qi me e lypë njisiën e Atmes s’onë prej diplamatve – t’cillët janë vorrëbaësat e popujne gjall – mos t’a kerkojmë
veç prej vehtjes! E at herë, n’kioftë se nga gjaku i yne ka me burue lirija e kufit qi na perkasin, kena me pasë arsye maa te madhe me baa politike shqypëtare e prej atyne
maleve t’nalta, qi, t’paa-njoftua prej Evropës qytetënuëme, n’ shekull t’nji zetëe njofin burrënjën e besën, kena me muëjte me i baa dismii miqve edhe anmique se: Shqypënija asht e Shqypëtarve! T’gjith këto mendime i diftoj si njiri, pse sot, n’ket kohë t’pergjakun, edhe mos t’ishe shqypëtaar ç’rriedh prej fisit, do t’u bashe per nderim t’arsyënave shejte t’ndierëziës.
(Perkëthime prei M.X.B.).T.Toçi
Derguar nga Albert Voka