KRIMET SERBO-MALAZEZE DHE SLLAVO-MAQEDONASE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË SHEK. XX (PJESA IV)

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

Po sjellim tash këtu një regjistër, të vetëm një pjese krimesh që na i kanë bërë sërbët, malazezët dhe sllavët e Maqedonisë apo bullgarët në shekullin XX.

Të dhënat janë marrë në librin “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare” të autorit Shaban Braha.

Viti 1921.

Protestë e 10 prillit 1921: “Një shtet që brenda 10 ditësh vret 3800 njerëz, sa të këqia (të tjera) do të bëjë ?” (f.291).

Në fshatrat e Gostivarit janë masakruar 408 shqiptarë, ndër të cilët 79 gra e 5 fëmijë. (f.292).

Në Gjeshovicë (të Gostivarit) u vranë 9 burra, u dogjën 13 të tjerë e 7 gra. Gjithsej 29 vetë (f.292).

Në Kalisht të Gostivarit u vranë 43 vetë (f.292).

Në Banjë të Prizrenit 15 burra mbyten duke i rrahur me dru (f.287).

Në Cernallukë të Prizrenit 5 vetë, në Ofzhevc të Vushtrrisë 10 vetë, në Pallancë të Vushtrrisë 10 vetë, në Bratje 10 vetë. Të gjithë këta janë mbytur duke i rrahur me dru (f.287).

Në relacionin Pejë-Gjakovë digjen 300 shtëpi trekatëshe dhe vriten 350 vetë (f.291).

Në bjeshkë të Isniqit të vrarë 27 vetë, të grabitura 7000 kokë dhen dhe 3000 lopë e qe (f.293).

Në bjeshkët e Junikut, Carabregut etj vriten 131 vetë, për t’u grabitur bagëtitë (f.294).

Në Jabllanicë sërbët vrasin 39 vetë (f.294).

Në rajonin e Pejës masakrohen 200 djem të moshës deri në 10 vjeç, 300 gra të reja dhe 270 pleq (f.292).

Në Plavë-Gusi 26 foshnja mbyten në barqet e gravet (f.292).

Në Shabran të Prishtinës masakrojnë 10 fëmijë dhe gra. Në rrethina të Prishtinës 16 vetë. Në Bellopojë (Prishtinë) njëherë 19 e njëherë 25, kryesisht gra, fëmijë, pleq. Janë masakrime nga më të përbindshmit. (f.288-290).

Në Llap e Gollak: Në Podujevë 28 vetë, në Keqekollë 490 vetë, në Prapashticë 1020 vetë, në Shubran 31 vetë, në Bjellopojë 30 vetë, në Nishec 14 vetë, në Gërdovc 25 vetë, në Llupc të Epërm 12 vetë. Janë masakra të papërfytyrueshme. (f.287).

Përmbledhëse: Në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, mbi 2000 shqiptarë të masakruar vetëm në 3 muajtë e parë të vitit 1921 (f.292).

Përmbledhje tjetër: Të vrarë 12371, të mbytur në tortura 625 (f.294).

Një tjetër statistikë përmbledhëse për vitin 1921:

Në Prizren-Lumë, 956 të mbytur e të vrarë, në Vushtrri 2394, në Prishtinë 4950, në Ferizaj 1885, në Gjilan 900, në Preshevë 345, në Plavë-Gusi 1810, në Pejë 1840. Gjithsej të vrarë, të masakruar e të mbytur me të rrahura: 15676 shqiptarë (f.291).

Vitet 1922-1924.

Në Raushiq vriten 16 burra, plaçkiten 20 shtëpi, vlera 20000 napolona, dhe rrëmbehen 500 krerë bagëti, të trasha e të imëta (f.297).

Prill 1922: Në Obërgjan vriten 8 burra, plaçkiten 200 shtëpi, vlera 50000 napolona, dhe rrëmbehen 15000 krerë bagëti, të trasha e të imëta (f.297).

Në Ruhot vriten 6 burra, plaçkiten 20 shtëpi, rrëmbehen 3000 bagëti, të trasha e të imëta (f.297).

Në Lutogllavë vriten 6 vetë, rrëmbehen 1000 krerë bagëti dhe 40000 kuintalë groshë, grurë, misër (f.297).

Në Prapaçan vriten 7 vetë, trupat e tyre hidhen në një pus me qëllim që të mos gjenden për t’i varrosur. (f.297).

Prill-maj 1922: Në Isniq vriten në bjeshkë 8 barinj dhe rrëmbehen 9000 krerë dhen (f.297-298).

Në Tërstenik vritet një plak 8o vjeç dhe rrëmbehen 1500 krerë bagëti e 15000 kuintalë drithëra (f.298).

Në Shtup vriten 6 njerëz dhe rrëmbehen 1100 krerë bagëti (f.298).

Në Buçaj të Pejës vriten 8 burra, digjen 15 shtëpi dhe bëhen grabitjet e rastit (f.298).

Në Buçane vrasin 9 vetë, djegin 15 shtëpi, rrëmbejnë 1000 bagëti (f.298).

Në shkurt 1923, në Junik sërbët vrasin 60 burra, në Gjakovë burgosin 150 (f.303).

Në tetor 1923 prapë në Junik vrasin 10 burra e në Rasnjë 3, midis tyre edhe 1 fëmijë 6 vjeç (f.303).

Në Dumnicë xhandarmëria sërbe masakron dhe vret 23 vetë, shoqëruar, sipas traditës së tyre, me skena nga më makabret të djegies për së gjalli në zjarrin e shtëpivet (f.305-306)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME